VMRO-DPMNE ka reaguar edhe sot duke thënë se kryetari i tyre dhe njëherit kryeministër Hristijan Mickoski, çdoherë e flet të vërtetën dhe shpërndanë informacione me opinionin që janë të rëndësishëm.
Ata thonë se paralajmërojnë që çdo që e bëjnë LSDM dhe BDI do të ndodhë, ngase, sipas tyre e dinë saktë se ajo është mënyra e vetme pëe ta ruajtur pasurinë e tubuar nga krimi që e kanë bërë me vite.
“Ajo kohë ka përfunduar dhe këtë do ta shohim së shpejti. BDI planifikon sjellje agresive në periudhën që pason me qëllim mbrojtjen e krimeve të tyre, ndërsa në këtë do të ndihmohen nga shërbëtorët e tyre, LSDM”, thonë nga VMRO.
Ata shtojnë se nuk do të lejojnë që një bandë kriminale ta kidnapojë të ardhmen e shtetit dhe çdoherë kur nuk janë në pushtet dhe do të duhet të ballafaqohen me drejtësinë, të nxisin tensione në shtet.
“BDI për momentin është peng i një grupi të vogël banditësh, ndërsa Ahmeti nga një liderë nacional i shqiptarëve në Maqedoni po shndërrohet në mbrojtës më të madh të krimit në Maqedoni”, thuhet në komunikatën e VMRO-së.
Data 05.09.2026
Aktuale
- Luan Baçi: Zjarri në Fier u fik, pasi nuk kishte se çfarë të digjej më
- 16 shoferë të privuar nga liria, 14 prej tyre drejtonin pa patentë shoferi
- Arrestohet Mossi, zbulohet çka i gjeti policia në veturë!
- Kremlini: Putin urdhëron ndërprerje 3-ditore të sulmeve ndaj Kievit përpara vizitës së të dërguarve amerikanë
- Zejd Rexhepi: Shifrat demografike e demaskojnë Qeverinë – po shkelen të drejtat e shqiptarëve dhe gjuha shqipe
- Kina përcakton planin e ri pesëvjeçar për shndërrimin në një fuqi sportive
- Zejd Rexhepi: Shifrat demografike e demaskojnë Qeverinë – po shkelen të drejtat e shqiptarëve dhe gjuha shqipe
- (VIDEO) Gjeografia sërish me gabime, nxënësit e klasës së shtatë në RMV mësojnë të pavërteta për Kosovën



