Janë zbardhur identitetet e autorit dhe viktimës së ngjarjes së rëndë në azilin e të moshuarve, ku një 78 vjeçar vrau me bastun shokun e tij të dhomës 82 vjeçar, teksa motiv i konfliktit u bë krevati.
Personi që ka ndërruar jetë është Virxhil Vesho, 82 vjeç, ndërsa autori i ngjarjes së rëndë është 78 vjeçari Zyhdi Shehu.
Sipas burimeve, dyshohet se të dy vuanin nga skleroza, por ende nuk është miratuar nga uniformat blu.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rrehth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, në një azil privat në kyeqytet.
Raportohet se Zyhdi Shehu t’i ketë thënë Virxhil Veshos, “Pse më ke zënë krevatin”, e më pas e ka goditur disa herë me bastun prej hekuri.
Viktima 82 vjeçar ka ndërruar jetë në vend për shkak të plagëve të marra.
LEXO EDHE:
NJOFTIM
Tiranë
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, arrestuan në flagrancë shtetasin Z. Sh., 78 vjeç, banues në një azil privat për të moshuarit, për veprën penale “Vrasja me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.
Ky shtetas dyshohet se, sot më datë 08.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, për motive të dobëta, ka goditur disa herë me anë të një bastuni (shkop hekuri), shokun e tij të dhomës, shtetasin V. V., 82 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
LEXO EDHE:
E rëndë në Tiranë/ I moshuari vret me bastun shokun e tij të dhomës në azil! Arrestohet 78 vjeçari