Një punonjës 44-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga një pallat në ndërtim në qytetin e Bajram Currit. Raportohet se viktima me iniciale A. S., banues në fshatin Gri, ka rënë nga kati i 5-të i objektit ditën e djeshme dhe ka humbur jetën si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën. “Ditën e djeshme, gjatë punës në këtë objekt është rrëzuar nga kati i pestë, shtetasi A. S., 44 vjeç, banues në fshatin Gri, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën”, njofton policia. Pas ngjarjes është arrestuar drejtues teknik, 40 vjeçari me iniciale M. Ç.,banues në Tiranë,…
Author: almakos
Vala e ndërtimeve në Tiranë pritet të marrë sërish vrull në periudhën në vijim, pavarësisht se kërkesa po shfaq tendenca ngadalësimi dhe shumë ekspertë të pasurive të paluajtshme thonë se tregu po arrin mbingopjen. Së fundmi Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) ka miratuar dhënien e lejeve për disa projekte shumëkatëshe, ndërsa një formë e re partneriteti mes qeverisë dhe privatit pritet ti japë mundësinë këtij të fundit të ndërtojë projekte të mëdha në pronat publike. Janë të paktën 8 projekte zhvillimore, që parashikojnë ngritjen e kullave që do të kenë deri në 65 kate dhe një tjetër projekt 100 kate,…
Viola Bodlli dhe Agron Braha janë dy të rinjtë e arrestuar nga Policia e Durrësit pasi kërcënuan me thikë një taksist duke i marrë një shumë parash. Raportohet se 29-vjeçarja dhe 26-vjeçarin pasi hipën në taksi kërcënuan me thikë shoferin dhe i morën xhiron ditore. Më pas u larguan nga automjeti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, në lagjen Nr.13 të qytetit bregdetar në vendin e quajtur rrethrrotullimi “ILIRIA” në plazh. Njoftimi i policisë: Hipën në një taksi dhe më pas e kërcënuan me thikë drejtuesin e taksisë dhe i morën një shumë parash, falë reagimit të shpejtë të Policisë,…
Maqedonia e Veriut është duke u përballur me nëntë zjarre aktive, përfshirë me zjarre të reja në Ohër dhe në Shkup, njoftoi të shtunën drejtori i Qendrës për Menaxhim me Krizaa, Stojance Angelov. Një zjarr i madh është përhapur në zonën e komunës së Ohrit, në fshatin Kosel, i cili rrezikon të përhapet edhe në një pyll me pisha. Zjarret kanë shpërthyer edhe në zonën e Shkupit, në komunën e Zelenikovës, dhe afër fshatit Ljubanci. Angelov thotë se zjarri më i madh është në malet e Osogovës, në terren të paarritshëm, i cili është aktiv prej ditësh, prandaj autoritetet kanë…
Në plazhin e Borshit, nga shërbimet e policisë së Vlorës është gjetur pa shenja jete një 42-vjeçar. Dyshimet paraprake janë se 42-vjeçari është mbytur, ndërsa mësohet se vuante nga shëndeti mendor dhe prej disa orësh ishte larguar nga banesa dhe po kërkohej nga familjarët. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Sot, në Borsh, nga shërbimet e DVKM Vlorë është gjetur, dyshohet i mbytur aksidentalisht në det, shtetasi D. E., 42 vjeç, banues në Borsh. 42-vjeçari vuante nga shëndeti mendor dhe prej disa orësh ishte larguar nga banesa dhe po kërkohej nga…
Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Liban, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë e Maqedonisë së Veriut u bën thirrje të gjithë qytetarëve tanë që ndodhen në këtë vend që në rastin e parë të mundshëm të largohen nga ai. Duke pasur parasysh situatën e paparashikueshme të sigurisë në Lindjen e Mesme, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë u bën thirrje qytetarëve që të shtyjnë udhëtimet jo thelbësore në Izrael.Po ashtu, qytetarët e Maqedonisë që ndodhen në territorin e Izraelit, të ndjekin udhëzimet e organeve të sigurisë kombëtare dhe në varësi të nevojës dhe dinamikës…
Një person derisa ishte në banesën e tij në Prishtinë është sulmuar nga dy persona të armatosur, të cilët më pas e kanë marrë dhe e kanë grabitur. Policia njofton se rasti ka ndodhur rreth orës 23:00, ndërsa të dyshuarit ia kanë marrë paratë, kartela bankare si dhe kanë kërkuar nga viktima që ta mbyll biznesin e tij. “Prishtinë / 01.08.2024 – 23:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se gjersa kishte qenë duke hyrë në banesën e tij dy të dyshuar të maskuar duke e kërcënuar me armë e kanë futur në veturën e tij dhe ja kanë marrë: paratë,…
Gjatë dy ditëve të fundit në pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafë Thanës ka patur fluks të shtuar të shtetasve shqiptarë si në hyrje ashtu edhe në dalje. Nga shifrat e mbledhura gjatë 48 orëve të fundit nga Kapshtica kanë hyrë 9629 shtetas dhe kanë dalë 6620. Ndërkohë një numër më i madh është regjistruar në Qafë Thanë në këto 48 orët e fundit. Në hyrje janë regjistruar 14392 shtetas ndërsa në dalje 10815. Për të përballuar fluksin pala shqiptare ka punuar me sportele maksimale ndërsa ajo greke shpesh here me sportele të reduktuara aq sa herë pas…
Për herë të parë, Elona Kalesha, 36-vjeçarja shqiptare e akuzuar për vrasjen e prindërve të ish-të dashurit të saj, Teuta dhe Shpëtim Pasho, të zhdukur në nëntor 2015 dhe trupat e të cilëve u gjetën të copëtuara në dhjetor 2020, në katër valixhe, buzë një toke të vendosur midis burgut Sollicciano dhe FiPiLi. Në të kaluarën, me rastin e vleftësimit të arrestit në dhjetor 2020, Elona kishte shfrytëzuar të drejtën për të mos iu përgjigjur hetuesve. Megjithatë, të premten për më shumë se shtatë orë Elona u mor në pyetje nga zëvendësprokurorët Galeotti dhe Beatrice Giunti dhe nga avokatet paditëse…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fillimit të javës së ardhshme do të vizitojë Maqedoninë e Veriut. Sipas burimeve, të hënën më 05.08.2024 Kryeministri i Kosovës do të takojë homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Kryeministrin Hristjan Mickoski. Siç mësohet, takimi do të mbahet në ora 10:00 ku do të marrin pjesë edhe disa anëtarë tjerë të qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga koalicioni VLEN. Sipas informatave, pjesë e këtij takimi do të jetë edhe Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz. Kjo vizitë ndodh në kohën kur Kosova i ka dërguar notë proteste Maqedonisë së Veriut për shkak…
Zbardhen detaje të reja nga grupi prej 6 personash që merrej me trafik armësh nga vendi ynë drejt Britanisë së Madhe. Klan News ka mësuar rolin që ka pasur secili nga 3 të arrestuarit në vendin tonë dhe që Gjykata e Posaçme u caktoni masën e sigurimit “arrest në burg”. Burime kanë bërë me dije se Abdulla Hoxha merrej me sigurimin e armëve ose pjesëve të tyre dhe municionin luftarak. Ndërsa Bojken Turtuli kishte rolin e transportuesit të armëve drejt Anglisë për llogari të tre personave të shpallur në kërkim. Rifat Avdija ishte administrator i fabrikës ku prodhoheshin mobiljet. Të…
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadani, është liruar nga paraburgimi në burgun e Shkupit. Ai aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak në Shkup, ku do të qëndrojë deri më 16 gusht. “Pas kërkesës së personit Blerim Ramadani, Gjykata Themelore e Tetovës e zëvendëson masën e paraburgimit efektiv me masën arrest shtëpiak deri në ekstradim në Republikën e Serbisë”, kanë thënë gjykata në Tetovë. Ramadani është ndaluar në pikën kufitare të Jazhincës, me kërkesë të Interpolit të Serbisë, ku kërkohej për krime të dyshuara kundër civilëve në periudhën që nga fillimi i luftës në Kosovë. tv 21 MARKETING

