Një djalë i mitur ka rënë në pranga pasi ka plagosur me thikë një 32 vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, pas një konflikti me motive të dobëta mes tyre.
I mituri i identifikuar me inicialet P.K., 17 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin A.Gj., 32 vjeç.
Ky i fundit është transportuar në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Por 17 vjeçari nuk ishte i ‘panjohur’ për uniformat blu pasi ai ka kryer më parë vepren penale “Vjedhje me dhunë”, për të cilën atij iu caktua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Në fakt i mituri me plagosjen e bërë ndaj 32 vjeçarit, gjithashtu ka thyer masën e sigurisë të dhënë ndaj tij.
“…arrestoi shtetasin P. K., 17 vjeç, pasi në orët e para të ditë së sotme, në një lokal në lagjen “Pavarësia”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Gj., 32 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës. Nga verifikimet e kryera rezultoi se 17-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.-njoftoi policia