Banorët e zonës së Krujës dhe Fushë Krujës kanë dalë sërish në protestë pasditen e sotme, teksa kërkojnë të aksesohen me hyrje dalje në autostradën Thumanë-Kashar.
Kjo është protesta e tretë e tyre, teksa shtrojnë ankesën se ky aks rrugor ka izoluar bizneset e tyre në këto zona.
Siç shihet e nga pamjet, prezenca e qytetarëve është e lartë, ashtu sikurse dhe ajo e uniformave blu.
Nuk ka vonuar shumë që të ketë përplasje mes protestuesve dhe policëve, të cilët këta të fundit kanë hedhur gaz lotsjellës për t’i larguar.
Kujtojmë se banorët e kësaj zone e kanë kundërshtuar me muaj të tërë realizimin e këtij projekti, pasi janë shprehur se nuk janë shpronësuar në mënyrë të drejtë.
Kjo është protesta e tretë që pas ndërtimit të autostradës.




