Një magazinë është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës pranë zonës së Vorës. Siç shihet edhe nga këto pamje zona është pushtuar nga shtëllunga të mëdha tymi. Deri më tani nuk ka asnjë të dhënë nga policia, ndërsa nuk dihet se çfarë ka brenda magazina. Në vendin e ngjarjes kane shkuar forca zjarrfikëse dhe po punojnë për shuarjen e flakeve.
Author: almakos
Për të tretin vit radhazi, mbetjeve në qytetin e Vlorës iu vihet flaka në mes të sezonit turistik, duke prishur jo vetëm imazhin e një qyteti turistik por mbi të gjitha duke rrezikuar jetën e popullatës në këtë rajon. Problemi i mbetjeve, pavarësisht qindra milionë eurove të shpenzuara për inceneratorët apo projekte e fushata të ndarjes në burim, mbetet i pazgjidhur. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit me objekt “Respektimi i standardeve në menaxhimin e mbetjeve urbane, sfidë e qëndrueshme në zvogëlimin e ndotjes së mjedisit dhe mbrojtjen e shëndetit të popullsisë” del në konkluzionin se bashkitë nuk…
Kryetari i Lëvizje ZNAM dhe njëherit edhe kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski sonte në një intervistë për TV Sitel tha se koalicino VLEN po përpiqet që të kopjojë BDI-në duke flirtuar tek elektorati shqiptar. “VLEN-i po shënon pikë të vogla politike dhe përpiqet të kopjojë BDI-në për të flirtuar tek elektorati shqiptar. Por këto janë politika të gabuara. Koha e ndarjeve në vija etnike duhet të përfundojë. Duhet të fokusohemi te ekonomia, të ngremë një sistem qeverisjeje, të njohim rendin sipas ligjit dhe ta respektojmë të gjithë. Qytetarët na paguajnë për t’u siguruar kushte më të mira për jetë”, deklaroi…
Në seancën e Qeverisë sot janë miratuar dhjetëra zgjidhje kuadrovike. Partneri i koalicionit i VMRO-DPMNE-së, kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, nga 1 gushti do të jetë koordinator nacional për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit. Koordinatore kombëtare për reformat në arsimin e lartë është emëruar Sollza Gërçeva. Edhe Blerant Ramadani është emëruar koordinator për zbatimin e teknologjive të reja. Faton Fazliu do të drejtojë Administratën për Mbajtjen e Librave amë të Lindjes, ndërsa Kujtim Ibishi – Administratën për Inteligjencë Financiare. Drejtoresha e re e Arkivit Shtetëror do të jetë profesoresha Natasha Kotllar. Në të njëjtën kohë,…
Situata në Shëngjin paraqitet ende kritike, teksa tashmë qielli ka marrë një ngjyrë portokalli si pasojë e flakëve masive. Deri më tani kemi djegien e hapësirave të shumta natyrore, teksa janë “përpirë” bimësi dhe pemë të shumta. Përhapja e zjarrit ka sjellë gjithashtu dhe djegien e çadrave pranë bregdetit, e po kështu shkrumbimin e çatisë së një vile dy katëshe. Përhapja e flakëve është favorizuar falë temperaturave të larta në vend dhe erës së fortë. Për shkak të kësaj përhapje, ndodhen në rrezik resortet, hotelet (pra bizneset) dhe banesat pranë, të cilat janë të rrethuara nga zjarret. Situata është problematike,…
Rrethanat në Shëngjin vijojnë të mbeten kritike, teksa tashmë çatia e një prej banesave është përfshirë nga flakët, por fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar. Prej dy orësh ndodhen në terrenin ajror dy avionët Canadair të ardhur nga Italia, por sërish nuk është normalizuar situata në zonën bregdetare. Ndërkohë forca të shumta zjarrfikëse po bëjnë çmos për shuarjen e flakëve, të cilat sa vijnë dhe i afrohen më tepër zonave të banueshme. Banorët dhe pushuesit janë evakuuar nga zona, për të shmangur vënien e tyre në rrezik. Situata paraqitet ende alarmante, teksa ministri Balla u shpreh më herët se mund…
Janë shpëtuar mrekullisht 6 turistë në Ksamil, teksa po lundronin në det të hapur, pasi u këput mjeti i transportit, duke rrezikuar kështu mbytjen e tyre. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në vendin e quajtur Fanari të Ksamilit, përballë fshatit turistik Kep Merlin. Në bord ishin 5 persona dhe drejtuesi i mjetit lundrues, të cilët kishin dalë së bashku për guidë turistike në këtë zonë. Të gjithë udhëtarët u transportuan me mjetin e tyre lundrues në bregun e Ksamilit, në gjendje të mirë shëndetësore. Njoftimi i policisë: Rrezikuan të mbyteshin pasi iu këput timoni i mjetit lundrues, Policia Kufitare…
Ministri Taulant Balla, i cili qëndronte deri më sot në krye të Ministrisë së Brendshme, u paraqit në zonën e Shëngjinit, i cili po digjet nga flakët duke rrezikuar kështu godinat e pushuesve dhe të banorëve në zonën bregdetare. Përmes një deklarate për media, Balla u shpreh se ka pasur komunikim personal me ministrin slloven, pasi është një shtet që ka mundësinë dhe kapacitetin e mbështetjes. Ndërkohë Balla shton se ministri aktual i Mbrojtjes është në kontakt me KFOR për të sjellë helikopterë në këtë operacion të vështirë. Ministri shprehet se era e fortë po favorizon shpërndarjen e flakëve, duke…
Nga ora shtatë në mëngjes, e deri tani, Njësia zjarfikëse territoriale në Shkup ka intervenuar në 16 zjarre, prej tyre, një në ndërtesë në Lisiçe të Re. Informatën sonte për MIA-n e ka konfirmuar komandanti i Njësisë zjarrfikëse, Zvonko Tomeski. “Nga zjarri është kapluar një ballkon në një ndërtesë në Lisiçe të Re, u intervenua me dy automjete dhe shtatë zjarrfikës. Zjarri u shua. Të lënduar nuk ka. Dëmi të konfirmohet në mënyrë shtesë”, sqaroi ai për MIA-n. Është intervenuar edhe në tre zjarre në qarkun e konvikteve të studentëve “Stiv Naumov” në Autokomandë. Momentalisht, zjarre aktive ka në Kamnik…
Kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu, ka folur për media pas zjarreve që kanë përfshirë zonën pyjore të Bodes, ku vatrat e zjarreve janë rritur intensivisht pasi janë favorizuar nga era e fortë dhe temperatura të larta. Sipas kreut të bashkisë, mund të jenë djegur deri në 100 hektarë sipërfaqe toke, teksa shton se forcat zjarrfikëse nuk mund të ndërhyjnë në shuarjen e tyre momentalisht përveçse në shmangien e përhapjes së tyre. Topçiu shprehet se nuk mund të cilësojë paraprakisht nëse flakët janë aksidentale apo të qëllimshme. Po kështu sipas tij, disa ditë më parë, ka rënë shi, e pretendohet se…
Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka rikthyer për gjykim në Gjykatën e Tiranës çështjen e Kristjan Boçit dhe 6 personave të tjerë, të cilët janë të akuzuar për pastrim parash. Prokurorja e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Arta Marku, kërkoi në seancën e Apelit prishjen e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues, pasi vendimi është i paarsyetuar dhe konfondohet midis Ligjit Antimafia dhe Kodit të Procedurës Penale. Në përfundim të gjykimit, sot më datë 30.07.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit…
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me5 vite heqje lirie Ilir Kapetanin, me detyrë Inspektor i Shqyrtimit të Dosjeve pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Po kështu me vendim të gjykatës, ai nuk do të ketë mundësi të ushtroje funksione publike për 5 vitet e ardhshme. Ilir Kapetani akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, për episodet e shtetasve H.B., P.Th., H.Z., Denis Lika, Artur Gashi, Dylaver Dervishi, Vladimir Zoto, Ilir Lammce, Xh.V., G.T., L.A., J.Z., A.H., V.B., I.K., R.M., L.B., M.I., A.., Ylli Nazellari, Minir Shaholli, M.N., e Sh.S., bazuar në…

