Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar fizikisht nga burri dhe vjehrri i saj në Vushtrri. Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë intervistuar. Policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarve ku janë gjetur dhe sekuestruar 11 fishekë. Pas intervistimit, njëri nga të dyshuarit është liruar ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje. “Vushtrri 29.07.2024, 18:45. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë bashkëshorti dhe vjehrri i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit…
Author: almakos
Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet ditën e nesërme për të vendosur nëse kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka do të pezullohet apo jo nga detyra. Gjithashtu gjatë do të diskutohet për të emëruar në SPAK, prokuroren e Durrësit, Anita Jella dhe të Tiranës, Bledar Maksutin. Më herët KLP kishte shpallur fitues Anita Jellën dhe prokurorin Ndini Tavani, që iu nënshtruan vlerësimeve të një komisionit të ngritur nga SPAK. Por Ndini Tavani nuk u kualifikua nga Komisioni dhe vendin e tij e zuri prokurori tjetër, Bledar Maksuti. Arrestimi i kryeprokurorit të Vlorës Aurel Zarka u arrestua një ditë më parë (29 Korrik). Sipas…
Burim Latifi nga Lidhja Demokratike është emëruar drejtor i Bordit Drejtues në MEPSO. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve si aksionar kryesor i MEPSO-së ka emëruar poashtu edhe anëtarët e Këshillit mbikëqyrës të kompanisë.Për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës janë zgjedhur: Jovan Lazarev, Zoran Todorovski, Elizabeta Giovska, Simona Domazetovska Markovska, Agron Rustemi, Zvonko Boshkov dhe Ali Ismaili.Në Bordin Drejtues, përpos Burim Latifit si drejtor është zgjedhur edhe Aleksandar Paunovski-zv/drejtor, ndërsa për anëtarë janë caktuar edhe Sashko Lakinski, Vase Jovevski, Anastasija Ilieska, Ivan Ivanov dhe Martin Malinovski. MARKETING
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka reguar për zjarret që po rrezikojnë banesat dhe bizneset në Shëngjin, ndërsa i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të aktivizojë çdo mjet për normalizimin e situatës. “Qeveria është e zënë duke ndezur zjarret e propagandës”, shprehet ai, ndërsa qeveria po në rrëfyen një Shqipëri që nuk ekziston, duke fshehur atë që është e cila mbetet e pambrojtur nga njeriu abuziv dhe nga fatkeqësitë natyrore. ‘Si deputet i zonës i bej thirrje Kryeministrit të ngrihet në lartësinë e përgjegjësisë dhe të aktivizojë çdo mjet, të kërkojë çdo ndihmë për të mbrojtur, jetën dhe…
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit mbi vendkalimet kufitare. Sipas këtyre të dhënave, gjendja në pikat kufitare raportohet të jetë e qetë dhe nuk raportohet për ndonjë kolonë, të paktën deri tani, transmeton Telegrafi. Hyrja dhe dalja nga territori i Kosovës mund të bëhet nga tre deri në pesë minuta. Përgjatë këtyre ditëve, pika kufitare më e ngarkuar ka qenë te Dheu i Bardhë, qytetarët kanë pritur deri në dy orë për të hyrë në Kosovë. Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi, duke klikuar këtu. /Telegrafi/
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të martën në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, por më i freskët se dita e hënë. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 -13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme. /Telegrafi/
Zjarret që përfshiu Rajonin e Sveti Nikollës kanë shkaktuar dëme të mëdha në pronat e banorëve. Kështu ka njoftuar kryetari i komunës së Sveti Nikollës, Dejan Vlladev, në profilin e tij në Facebook.Ai thotë se zjarre ka pasur në fshatrat Orel, Nemanjici, Malino, Erxhelia, Delisenci e vende të tjera.“Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë zjarrfikës nga Sveti Nikolla, Velesi, Shtipi, Negotina, Kavadari, URM, helikopterë dhe shumë vullnetarë të cilët me vetëmohim kanë shuar zjarret gjatë gjithë ditës. I falënderoj nga zemra për këtë. Lufta do të vazhdojë edhe gjatë natës”, thotë ai. Sipas QMK-së, sot në territorin e shtetit…
Zjarri në zonën e Shëngjinit ka dalë plotësisht jashtë kontrollit, duke bërë që të ndërhyhet nga ajri me helikopter. Megjithëse në terren gjatë gjithë natës kanë operuar 20 mjete zjarrfikëse me personelin përkatës, është bërë e pamundur shuarja, pasi flakët janë favorizuar nga era e fuqishme. Me mjetet dhe efektivat zjarrfikës po punohet për mbrojtjen e banesave dhe hoteleve, deri tani është bërë e mundur që asnjë objekt mos të preken nga zjarri. Operacioni gjatë gjithë natës është ndjekur nga Prefekti i Qarkut me stafin e tij, nënkryetarët e bashkisë Lezhë, Drejtori i Gadishmërisë, Drejtori Marrëdhënieve me Jashtë, Drejtori Rajonit…
Një ish-oficeri i policisë gjyqësore në Berat është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes policore. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale L.F 46 vjeç, ndaj të cilit ishte caktuar masa e sigurisë arrest në shtëpi, pasi akuzohet për “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”. “Nga hetimet disa mujore nën drejtimin e SPAK, u arrit të dokumentohej përfshirja e ish-oficerit të DVP Berat në veprime korruptive, i cili në këmbim të një vlere monetare, tentoi të mbyllte një çështje penale në ngarkim të një qytetari”, thuhet në vendimin e AMP. Njoftimi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore…
Hyrja e Shqipërisë në Zonën e Përbashkët Evropiane të Pagesave, e njohur si SEPA, mundëson që pagesat në euro të jenë të shpejta, të sigurta dhe më të lira”. Vetë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, përmes një videomesazhi tha se SEPA shihet pozitivisht edhe nga sektori bankar. “Me SEPA dërgesat e parave janë të shpejta të sigurta dhe më të lira. Ata mund të bëhen nga kudo në Europë dhe në çdo kohë. Me SEPA nuk do të ketë më vonesa, procese të ndërlikuara, apo tarifa të larta për transferimet ndërkufitare të euros”, – u shpreh Gent Sejko,…
Zjarri në Shëngjin ka dalë jashtë kontrollit. Raportohet se flakët rrezikojnë banesat dhe janë evakuuar banorët. Edhe pse në vendngjarje kanë shkuar forca zjarrfikëse nga shumë bashki, Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, flakët e favorizuara nga era e fortë po rrezikojnë disa banesa. Policia e Shtetit përmes Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe DVP Lezhë kanë evakuuar banorët gjatë natës. Në Shëngjin ka shkuar dhe vetë ministri Taulant Balla për të monitoruar situatën.
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 92.2 lekë dhe do shitet me 93.1 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99.9 lekë dhe do shitet me 100.6 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.6 lekë dhe do shitet me 104.6 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 118.1 lekë dhe do shitet me 119.3 lekë.

