Author: almakos

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e drejtuesit të prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka. Me urdhër të SPAK u bë dhe ekzekutimi i masës së arrestimit për Zarkën dhe për ish-oficeren e OPGJ-së, shtetasen E. Dautaj, si dhe avokatin me inicialet R.Çela. Sipas News24, të dyshuarit kanë abuzuar me detyrën lidhur me një procedim. Aurel Zarka e ka filluar karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2004 pranë ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ai u emërua prokuror në vitin 2012 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit…

Lexo më Shumë

Vendi ynë gjatë kësaj jave do të “pushtohet” nga një tjetër valë të të nxehti, si pasojë e masave ajrore të nxehta me origjinë afrikane. Megjithatë ndryshe nga sa kaluam në javët e para të Korrikut kjo valë e të nxehtit vjen më e “zbutur” dhe zgjat vetëm pak ditë me temperatura relativisht të larta. Në këtë mënyrë vetëm për ditën e Hënë dhe atë të Martë (duke mos përjashtuar këtu ditën e Premte) pritet që temperaturat në vlerat e mesditës të kapin vlera 39-40 grad celcius, ndërsa më pas për ditët e tjera temperaturat mbeten në vlera të larta…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 91.8 lekë dhe do shitet me 92.7 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99.9 lekë dhe do shitet me 100.5 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.7 lekë dhe do shitet me 104.6 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 118.1 lekë dhe do shitet me 119.1 lekë.

Lexo më Shumë

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, e ka quajtur përndjekje klasike politike, kallëzimin penal të ngritur nga Policia e Ohrit, ndaj ish-ministrit të Ekonomisë. “Përndjekje klasike politike! Por, ta dini, kjo NUK KALON! Shpifjet, kërcënimet, shantazhet janë 0 për Kreshnikun dhe të gjithë ne. Turpin, skandalet dhe vazalitetin, shkeljen e vullnetit të votuesit shqiptar të shoqëruar me dështime të përditshme e të gërditshme nuk mund t’i mbuloni me përndjekje politike për gjoja ekzistimin e ndonjë vepre zgjedhore, ku humbja për ju ka qenë e madhe, shumë e madhe. Ta dini se do të na keni përballë, me guxim dhe këmbngulje në…

Lexo më Shumë

SPB-Ohër ka parashtruar kallëzim penal ndaj ish-ministri të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Sipas njoftimit, ai dyshohet për “pengim të drejtësisë”, vepër që dyshohet se e ka kryer një ditë para zgjedhjeve parlamentare. Sipas njoftimit të MPB-së, ai dyshohet se i ka dërguar mesazhe një shefi të policisë në Ohër.Ja njoftimi i policisë:“SPB-Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër K.B (39) nga Kërçova, për shkak të dyshimit për veprën penale “pengim i drejtësisë”. Më datë 07.05.2024, i raportuari i ka dërguar një mesazh nga celulari i tij përmes një aplikacioni celular shefit të policisë në SPB-Ohër, në të cilin ka komentuar marrjen e…

Lexo më Shumë

Një 53-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi ka plagosur me thikë ish-bashkëshorten e tij. Ngjarja mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:15 në rrugën “Tomorr Sinani”, ku 53-vjeçari me iniciale A.B., ka goditur me thikë ish-gruan e tij, 48 vjeçe. Pas plagosjes 48-vjeçarja është dërguar në spital, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, blutë kanë gjetur të fshehur në afërsi të vendngjarjes mjetin prerës më të cilin 53-vjeçaqri kreu plagosjen, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Njoftimi i policisë Plagosi me mjet prerës për motive të dobëta ish bashkëshorten…

Lexo më Shumë

Një konflikt me thika ka ndodhur mes dy të miturish në Pogradec, ku ka mbetur i plagosur një 15-vjeçar. Sipas informacioneve, 15-vjeçari është paraqitur në urgjencën e spitalit Pogradec për ndihmë mjekësore, pasi është lënduar me thikë gjatë një sherri me një 13-vjeçar. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ndërsa rreth orës 20:50 i lënduari ka shkuar në spital, i cili pasi ka marrë ndihme mjekësore është larguar për në banesë. Ndërkohë është shoqëruar në komisariat 13-vjeçari, për sqarimin plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policisë Rreth orës 20:50, në urgjencën e spitalit Pogradec, është paraqitur për…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme do ta kontrolloj punë e Lotarisë Shtetërore, pasi në opinion dolën informacione se në mënyrë joligjore ka dhënë licenca për organizimin e lojërave të fatit, edhe pse këtë nuk është dashur ta bëj.Puna e Lotarisë do të kontrollohet pasi më herët me kërkesë të Ministrisë së Financave, Qeveria ua mori licencat dy kompanive që organizonin lojëra të fatit, njërës në Strumicë dhe një në Shkup.Kryeministri Hristijan Mickoski tha se bëhet fjalë për kompani të cilat kanë punuar në mënyrë joligjore dhe nuk kanë paguar tatim.Para zgjedhjeve VMRO-DPMNE dhe VLEN e akuzonin ish kryeministrin e parë…

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë ZNAM, Maksim Dimitrievski, ka reaguar për idenë e VLEN-it për formimin e Akademisë së Shqiptarëve për Shkencë dhe Art në Maqedoninë e Veriut.Dimitrievski shkruan se shkenca nuk duhet të politizohet e as të etnizohet.“Në Maqedoni ekziston ASHAM, si një Akademi e vetme që është e të gjithëve dhe nuk lejohet asnjë paralelizëm. Partnerët në qeveri nga VLEN duhet të drejtohen nga rritja ekonomike dhe zhvillimi i shtetit, për jetë më e mirë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë dhe përkushtim thelbësor për të shtypur krimin dhe korrupsionin, përfshirë korrupsionin politik”, shkroi Maksim Dimitrievski – ZNAM. MARKETING

Lexo më Shumë

Një 17-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Vlorë, pasi një ditë më parë, më 27 korrik, ka plagosur me thikë një 38-vjeçar. Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë i riu me iniciale I.H., 17-vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur 38-vjeçarin me iniciale R.V. Sakaq, ky i fundit mësohet se ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. “Në vijim të veprimeve proceduriale, lidhur me informacionin paraprak të dhënë ditën e djeshme, arrestoi shtetasin e mitur I. H., 17 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë një konflikti të çastit për motive të…

Lexo më Shumë

Orët e para të mëngjesit të sotëm, ndodhi një shpërthim pranë banesës së shtetasit Robert Gera, nga ku uniformat blu kanë shpallur në kërkim një person si autor të dyshuar të ngjarjes. Personi i cili është shpallur në kërkim është Luigj Martini. Martini pasi është informuar për të gjithë këtë ngjarje, ka reaguar menjëherë duke u shprehur se aktualisht ndodhet jashtë shtetit që prej datës 17 korrik, e se nuk ka asjë lidhje me ngjarjen. Ai sqaron se Robert Gera është në fakt mik i tij, një person që e ka vizituar Martinin kur ishte i burgosur dhe se i…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti siguruar se projekti për ndërtimin e korridorit 8 do të vazhdojë të jetë prioritet edhe i koalicionit VLEN por edhe i Qeverisë, duke i hedhur poshtë në këtë mënyrë supozimet për ndërprerjen e projektit. Duke komentuar deklaratët e përfaqësuesit special për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin për qasjen e qeverisë së re në RMV ndaj Korridorit 8, Mexhiti tha se, është nxjerrë prek kontekstit, pasi sipas tij,në buxhetin e Maqedonisë pjesa më e madhe e mjeteve janë të parapara pikërisht për Korridorin 8. Megjithatë, ai pohon se, janë konstatuar disa parregullsi në projekt, por që kjo nuk do…

Lexo më Shumë