SPB-Ohër ka parashtruar kallëzim penal ndaj ish-ministri të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Sipas njoftimit, ai dyshohet për “pengim të drejtësisë”, vepër që dyshohet se e ka kryer një ditë para zgjedhjeve parlamentare. Sipas njoftimit të MPB-së, ai dyshohet se i ka dërguar mesazhe një shefi të policisë në Ohër.
Ja njoftimi i policisë:
“SPB-Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër K.B (39) nga Kërçova, për shkak të dyshimit për veprën penale “pengim i drejtësisë”. Më datë 07.05.2024, i raportuari i ka dërguar një mesazh nga celulari i tij përmes një aplikacioni celular shefit të policisë në SPB-Ohër, në të cilin ka komentuar marrjen e masave të ligjshme policore dhe veprimeve hetimore lidhur me veprën penale nga neni 149 i Kodit Penal dhe neni 190 paragrafi 2 i Kodit Zgjedhor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Data 05.09.2026
Aktuale
- Arrestohet këngëtari Jozefin Marku
- Pagat e KLGJ dhe KLP, ministri i Drejtësisë: S’do ketë përplasje institucionesh, çështja zgjidhet me ligj në Kuvend
- Drogë dhe para në Festivalin e rrushit, arrestohen dy 42-vjeçarë
- Frçkoski: Arroganca perandorake serbe e bllokoi për 55 vjet autoqefalinë e Kishës maqedonase
- Një raketë amerikane godet një tanker iranian nafte pranë ishullit Kharg
- Nga SEPA te pagesat e menjëhershme, Guvernatori Sejko në konferencën në Mal të Zi tregon hapat e Shqipërisë drejt Europës
- S’përmbahet Santiana, fotografohet pa të brendshme!
- Projekti “Smart City” në Shqipëri dhe pse në SHBA po rritet zemërimi kundër kamerave urbane “Flock”. Rreziqet, abuzimet dhe pasojat për qytetarët



