Një person më i moshuar e ka humbur jetën në fshatin Kokoshinje në Kumanovë, me siguri i mbytur nga tymi, në zjarrin që e kaploi sot këtë fshat, informoi pasdite drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov. Ai shtoi se bashkëshortja e viktimës u evakua në mënyrë të sigurtë. Në videodeklaratë, Angelov informoi se gjatë ditës së sotme ka pasur mbi 30 zjarre në ambient të hapur. “Krahas këtyre zjarreve, të cilat shpërthyen dje dhe vazhduan edhe gjatë ditës së sotme, rreth mesditës janë paraqitur më shumë se 15 zjarre në ambient të hapur, të cilat për shkak…
Author: almakos
Qytetarët e Krujës dhe Fushë-Krujës edhe ditën e sotme janë mbledhur në protestë në aksin Thumanë-Kashar. Qytetarët kanë penguar qarkullimin e mjeteve dhe janë përplasur me forcat e policisë, pasi këta të fundit duan të lirojnë aksesin e mjeteve në rrugë. Në një prononcim për News24, një qytetarë u shpreh se kërkojnë vetëm që të hapet një rrugë dytësore në mënyrë që të ushtrojnë aktivitetin e tyre. “I bëjmë thirrje shtetit që të na hapë rrugën. Te kemi akses hyrje dalje. Fëmijët tanë ushqehen me këtë rrugë. Vetëm kërkojmë të hapet rruga dhe ta paguajmë”, u shpreh ai.
Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka shuar masën e sigurisë pezullim nga detyra për Rajmonda Bilalajn ish-prefekten e qarkut Fier. Shuarja e masës është bërë pas kërkesës së Bilalajt, e cila është pezulluar nga detyra më 21 mars të këtij viti, pasi në kohën kur ka qenë në krye të Bashkisë së Patosit, ka favorizuar me tendera një firmë. Kujtojmë se më 13 mars, Këshilli i Ministrave e ka liruar nga detyra si prefekte e qarkut Fier. Njoftimi: Kërkuesja Rajmonda Balilaj më datë 26.07.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Deklarimin e humbjes së fuqisë së masës së sigurimit të caktuar me…
“ASHAM gjithmonë ka qenë e hapur për të gjithë qytetarët, të cilët i plotësojnë kriteret e larta shkencore dhe artistike për anëtarësim në të, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare ose përkatësie tjetër. Për partitë politike dhe ndikimet e tyre asnjëherë nuk ka pasur vend në të, njoftoi sot pasdite Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë si reagim për paralajmërimin, siç bëhet e ditur, “nga disa parti politike për themelimin e akademisë së shqiptarëve në Maqedoni”. Thekson se “në Maqedoni, si edhe në vendet e rajonit dhe kudo në botë, ekziston vetëm një akademi kombëtare e cila e përfaqëson…
Kryeministri Hristijan Mickoski beson se Bullgaria për nevoja të brendshme politike po e politizon paralajmërimin e Qeverisë për ridedikimin e mjeteve për ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë, e cila bazohet, thotë, në problem inxhinierik, sepse nga ana bullgare nuk ekziston një projekt i qartë. “Ne nuk po flasim për ndonjë ndryshim interesi. Ne thjesht po flasim për mënyrën sesi gjërat duhet të vendosen në rrugën e duhur. Kështu si janë vendosur, do ishte cmenduri te pajtohemi si qeveri per nje projekt qe perfundon ne gjysme tuneli ne qorrsokak dhe te shpenzojmë gjysme miliard euro para te popullit, sepse vlera e…
Nisma për institucionalizimin e Akademisë së Shqiptarëve për Shkencë dhe Art, të cilën e bënë të ditur disa ditë më parë, nga partitë shqiptare në qeveri që janë të bashkuara në VLEN, edhe sot ka ngjallur reagime. Edhe partia maqedonase opozitare LSDM, ka dalur kundër kësaj nisme të VLEN-it. Ata thonë se ASHAM duhet të mbetet institucioni i vetëm në të cilin marrin pjesë shkencëtarë të afirmuar nga të gjitha bashkësitë. ASHAM po ashtu siç thonë nga atje, është institucion i cili nuk duhet të partizohet e as të keqpërdoret nga ana e individëve për politikë ditore. LIDHJA SOCIALDEMOKRATE E…
Askush nuk është mbi ligjin dhe çdo kush që ka shkelur ligjin do të mbajë përgjegjësi, deklaroi ambasadorja amerikane Angela Ageler, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me atë që prokuroria e RMV-së ka kërkuar ndihmë nga SHBA-të lidhur me rastin” SORAVIA” të nipit të Ali Ahmetit. ANGELA AGELER, AMBASADORE E SHBA-SË “ Dua të ju njoftoj se jam e njoftuar lidhur me këtë ambasada e SHBA-së ka zyrë juridike dhe momentalisht nuk kam detaje konkrete lidhur me këtë rast. Por pamvarësisht detajeve askush nuk është mbi ligjin dhe çdo kush që ka shkelur ligjin do të mbajë përgjegjësi”.…
Situata me zjarrin në Shëngjin të Lezhës është përkeqësuar. Mësohet se flakët e zjarrit në fshatin Mal po përhapen me shpejtësi, duke rrezikuar dhe banesat. Është era ajo që po favorizon përhapjen e flakëve të zjarrit, të cilat kanë arritur deri në zonën e Ranës së Hedhun. Për të vënë situatën nën kontroll, është kërkuar ndërhyrje nga ajri, me helikopter.
Dy denoncime për humbje personash janë bërë në Fier, ku një djalë kërkon babain, ndërsa një burrë bashkëshorten. Më konkretisht, në Stacionin e Policisë Patos është paraqitur shtetasi i cili kallëzoi se prej tri javësh ka humbur kontaktet me babanë e tij, i cili është larguar nga banesa. Në Stacionin e Policisë Roskovec është paraqitur shtetasi i cili kallëzoi se ka humbur kontaktet me bashkëshorten e tij, e cila para një viti është larguar në Francë.
GJKKO ka lënë në qeli Bujar Ajetin (Gjermizi), i cili kishte kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie“. “Verifikimin e nevojave të sigurimit dhe vazhdimi i zbatimit të masës së sigurimit “Arrest në burg”, caktuar ndaj shtetasit Bujar Ajeti me anë të vendimit Nr.124, datë 17.11.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim. Njoftimi për mediat: Kërkuesi Bujar Ajeti (Gjermizi), më datë 09.07.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “1. Verifikimin e nevojave të sigurimit nëpërmjet marrjes së informacionit për hetimet e kryera nga ana e Prokurorisë…
Zv/kryeministri Izet Mexhiti thotë se mbetet në qëndrimin se në ASHAM nuk ka asnjë të punësuar shqiptar, përkundër kryeministrit Hristijan Mickoski i cili tha se megjithatë ka shqiptarë të punësuar në Akademi.“Jo, nuk është ashtu! Pas shumë debateve, pas shumë kërkesave, do të thotë ka 3-4 akademikë, por nuk ka asnjë të punësuar në ASHAM. As kafexhi nuk ka. Donë të thotë s’mund të më bind dikush që nuk ka shqiptarë që mund të punojnë në ASHAM”, ka deklaruar Mexhiti. MARKETING
Një zjarr masiv ka shpërthyer në një masiv pishash në lagjen Gërhot në Gjirokastër. Zjarrfikësit me mbërritjen në vendngjarje konstatuan vatrën e zjarrit, e cila po përhapej me shpejtësi duke mare drejtimin verior. Gjithë shërbimi zjarrfikës, përveç një grupi shërbimi, i cili qëndron i gatshëm në stacion, janë në operacion. Zjarri po merr përmasa të mëdha dhe po kërkohet ndihmë që të vinë edhe forcat vullnetare.

