Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka reguar për zjarret që po rrezikojnë banesat dhe bizneset në Shëngjin, ndërsa i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të aktivizojë çdo mjet për normalizimin e situatës.
“Qeveria është e zënë duke ndezur zjarret e propagandës”, shprehet ai, ndërsa qeveria po në rrëfyen një Shqipëri që nuk ekziston, duke fshehur atë që është e cila mbetet e pambrojtur nga njeriu abuziv dhe nga fatkeqësitë natyrore.
‘Si deputet i zonës i bej thirrje Kryeministrit të ngrihet në lartësinë e përgjegjësisë dhe të aktivizojë çdo mjet, të kërkojë çdo ndihmë për të mbrojtur, jetën dhe pronën e qytetarëve të Shëngjinit”, thekson deputeti i PD.
Reagimi i Gjekmarkajt
Një natë e frikshme në Shëngjin nga zjarri që nuk dominohet. Qeveria është e zënë duke ndezur zjarret e propagandës për të na rrëfyer një Shqipëri që nuk ekziston duke fshehur atë që është e cila mbetet e pambrojtur nga njeriu abuziv dhe nga fatkeqësitë natyrore.
Si deputet i zonës i bej thirrje Kryeministrit të ngrihet në lartësinë e përgjegjësisë dhe të aktivizojë çdo mjet, të kërkojë çdo ndihmë për të mbrojtur, jetën dhe pronën e qytetarëve të Shëngjinit.