Rrethanat në Shëngjin vijojnë të mbeten kritike, teksa tashmë çatia e një prej banesave është përfshirë nga flakët, por fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar.
Prej dy orësh ndodhen në terrenin ajror dy avionët Canadair të ardhur nga Italia, por sërish nuk është normalizuar situata në zonën bregdetare.
Ndërkohë forca të shumta zjarrfikëse po bëjnë çmos për shuarjen e flakëve, të cilat sa vijnë dhe i afrohen më tepër zonave të banueshme.
Banorët dhe pushuesit janë evakuuar nga zona, për të shmangur vënien e tyre në rrezik.
Situata paraqitet ende alarmante, teksa ministri Balla u shpreh më herët se mund të kemi ndihmë nga Sllovenia dhe KFOR për shuarjen e flakëve.