Situata në Shëngjin është duke u përkeqësuar, teksa çadrat pranë bregdetit janë përfshirë nga flakët dhe janë në rrezik të lartë hotelet e resortet aty pranë, të cilat janë rrethuar nga zjarri. në ndihmë të forcave zjarrfikësve, u kanë ardhur dhe banorët e pushuesit aty pranë, të cilët po bëjnë çmos për të shuar flakët që po vërshojnë me shpejtësi.
Nga pamjet e siguruara, shihen banorët të cilët po ndihmojnë forcat zjarrfikëse, si dhe përfshirjen e mjeteve rrethanore për shuarjen e flakëve.
Po kështu, pamjet tregojnë kanosjen e objekteve të pushuesve në Shëngjin si resorte e hotele, të cilat janë të rrethuara nga zjarret e po tentohet shuarja e tyre.
Zjarri është i përmasave të mëdha, të cila nuk po arrijnë të izolohen paçka ndihmës nga ajri me helikopter.