Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme (30 korrik) në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, ku janë përplasur një fugon dhe një automjet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në afërsi të fshatit Kodër, kur fugoni me drejtues G.F., dhe automjet që drejtohej nga S.O., janë përplasur.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 5 persona, të cilët ndodhen në spital për të marrë trajtim mjekësor.
Uniformat blu raportojnë se të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të bërë sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Këlcyrë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, në afërsi të fshatit Kodër janë përplasur mjeti tip furgon me drejtues shtetasin G. F., dhe automjeti me drejtues shtetasin S. O.
Si pasojë janë dëmtuar 5 persona, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit