Një ngjarje e rëndë shënon në kryeqytet mesditën e sotme, ku një 58 vjeçar, ka rënë nga lartësia e pallatit në të cilën po punonte, duke humbur jetën kështu tragjikisht.
Viktima është identifikuar si Arben Shameti.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20, në afërsi të Liqenit të Thatë, në një pallat i cili ishte në ndërtim e sipër.
Shameti ka ndërruar jetë në spital për shkak të dëmtimeve të marra pas rënies nga lartësia.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje e po punon për sqarimin e rrethanave të rastit tragjik.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 30.07.2024, rreth orës 13:20, në afërsi të Liqenit të Thatë, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi A. Sh., 58 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.