Koalicioni VLEN i ka reaguar sërish deklaratave të ministrit të Administratës Goran Minçev sa i përket balancuesit.
Nga VLEN, përcjell SHENJA, thonë se Minçev dhe Dimitrievski ende jetojnë në iluzionet e tyre.
“Nuk jetojmë në vitin 1997, e as që janë faktor kyç në Qeveri. Përkundrazi! Përfaqësimi i shqiptarëve nuk do të jetë kurrë një çështje e mbyllur dhe më së paku do të varet nga një parti si ZNAM. Politikë ditore nga “balansuesi” bëjnë pikërisht Minçev dhe Dimitrievski, të cilët mendojnë se doktrina e tyre anti-shqiptare do t’i bëjë një parti të madhe. Në vend që të gjuajnë me qorrfishekë, ata duhet të mësojnë qëndrimin e VLEN-it. Ne mendojmë se “balansuesi” është një zgjidhje jo funksionale që është bërë objekt i keqpërdorimit nga ana e maqedonasve, të cilët për t’u punësuar në administratën publike deklarohen shqiptarë. Prandaj, është e domosdoshme një Ligj për përfaqësimin e drejtë i cili do të mundësojë që shqiptarët të jenë pjesë e të gjitha institucioneve në bazë të cilësisë, integritetit dhe profesionalizmit”, thonë nga VLEN.
Data 05.09.2026
Aktuale
- Dhunuan një person pranë Rinasit, ndalohet këngëtari Jozefin Marku. Në kërkim dy persona të tjerë
- Ambasadori Meidani nga Shkupi: Nënë Tereza, “një krenari e rrallë” e kombit shqiptar
- LSDM: Klekovski dhe Mickoski nuk po e menaxhojnë krizën me ethet e Nilit Perëndimor
- Ambasadori Meidani mesazh të fortë nga Shkupi: Nënë Tereza, “një krenari e rrallë” e kombit shqiptar
- Publikohen pamjet kur Jozefin Marku dërgohet në stacion
- NJOFTIM ME RESPEKT PËR OPINIONIN PUBLIK DHE KOMUNITETIN BOTËROR BEKTASHIAN
- Arrestohet këngëtari Jozefin Marku
- Pagat e KLGJ dhe KLP, ministri i Drejtësisë: S’do ketë përplasje institucionesh, çështja zgjidhet me ligj në Kuvend



