Lideri i opozitës, Sali Berisha përcolli sot një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kryetar i Gjykatës së Vlorës intelektualit, dhe ish të burgosurit politikë të regjimit komunistë Skënder Haluci. “Vitet e rënda të burgut jo vetëm që nuk ia kishin mekur Skënderit ëndrrën universitare, por e kishin bërë atë edhe më të fuqishme. Pas diplomimit, ai u emërua në detyra të rëndësishme në sistemin gjyqësor, deri si Kryetar i Gjykatës së Vlorës, të cilat i kreu me ndershmëri, aftësi dhe dinjitet. Mirëpo, e njëjta parti që në rini e dënoi me vdekje, e largoi nga detyra në kulmin…
Author: almakos
Në fund të muajit të kaluar, qeveria shqiptare njoftoi shtetëzimin e shërbimit të dializës pas përfundimit të konçesionit 10-vjeçar. Përmes një vendimi të posaçëm, Këshilli i Ministrave ngarkoi Operatorin e Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit për të ofruar jo vetëm dializën, por edhe kontrollin bazë mjekësor të popullatës, që ndryshe njihet si check up. “Shërbimi i check-up-it dhe ai i dializës do të merren në dorëzim dhe do të ofrohen nga shteti,” deklaroi ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, menjëherë pas mbledhjes së qeverisë në datën 30 korrik. Por qeveria ka vendosur sërish nënkontraktimin e shërbimit, këtë herë për katër vjet,…
Deri më tani, pesë familje nga Maqedonia e Veriut kanë kërkuar ndihmë ose asistencë për evakuim nga zonat e prekura nga zjarret në Greqi, njofton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. Sipas informacionit nga përfaqësia diplomatike-konsullore në Selanik, në koordinim me autoritetet greke, familjet janë orientuar drejt pikave të sigurta të evakuimit, ku janë strehuar së bashku me turistë të tjerë. Ministria u bën thirrje qytetarëve maqedonas që ndodhen në zonat e prekura dhe kanë nevojë për ndihmë, të kontaktojnë numrin e kujdestarisë +389 75 268 736 ose adresën elektronike [email protected]. Për ndihmë mund të kontaktohet edhe…
Brikena dhe Mateo vazhdojnë të shijojnë romancën e tyre. Çifti që nisi lidhjen brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”, duket shumë i lumtur krahë njëri- tjetrit, shkruan IndeksOnline. Është Mateo, ai i cili së fundmi ka dedikuar disa fjalë romantike Brikenës. “Shikimi që ma vodhi zemrën pa thënë asnjë fjalë”, ka shkruar ai krahas fotografisë përkrah Brikenës.
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar ndaj një njoftimi për shtimin e punëtorëve në Agjencinë për Media, duke akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Rama se revoltës qytetare po i përgjigjet me më shumë propagandë. Në një reagim në rrjetet sociale, Këlliçi pretendon se në një kohë kur kryeministri Rama përballet me “krizë totale legjitimiteti” dhe protesta qytetare, zgjidhja e zgjedhur nga qeveria është rritja e strukturave që merren me komunikimin publik. Sipas deputetit demokrat, bëhet fjalë jo për specialistë, por për shtim të “punëtorëve të propagandës”. Ai e akuzon Agjencinë për Media se funksionon si një strukturë për “censurë,…
Njësia për Krime të Dhunshme në SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal me procedurë të përshpejtuar ndaj tre personave nga fshati Bukoviq, të dyshuar për kryerjen e veprës penale „dhunë“. MARKETING Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, bëhet fjalë për S.J. (34), I.J. dhe S.J., të gjithë nga rajoni i Shkupit. Ngjarja ka ndodhur më 12 gusht në fshatin Kopanicë. Sipas kallëzimit, i dyshuari i parë ka sulmuar me një objekt të fortë 25-vjeçarin H.R. nga fshati Arnaqija, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë kanë dëmtuar automjetin e tij me objekte të forta. Pas ndërmarrjes së masave, policia ka arrestuar…
Jared Kushner, këshilltari dhe dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, planifikon të vizitojë Izraelin javën e ardhshme me Nickolay Mladenov, përfaqësuesin e lartë të Bordit të Paqes për Gazën, për bisedime mbi avancimin e planit të SHBA-së për enklavën, raportoi të enjten “Axios”, transmeton Anadolu. MARKETING Udhëtimi i planifikuar do të jetë vizita e parë e Kushnerit në Izrael që nga janari, tha gazeta në një raport duke cituar pesë burime të njohura me planin. Kushner dhe Mladenov synojnë të takojnë kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë izraelitë në një përpjekje për të arritur mirëkuptim për zbatimin e fazave…
Industria dhe zhvillimi i saj janë një hap i domosdoshëm për të çuar një vend drejt prosperitetit. Por Shqipëria në vend që të çojë sektorin në një nivel tjetër të zinxhirit të vlerës, po shkon në drejtim të kundërt duke shkatërruar edhe pak industri që ka. Të dhënat zyrtare të Eurostat tregojnë se prodhimi industrial në Shqipëri ka shënuar një rënie të pandërprerë pas vitit 2021, duke e renditur vendin në fund të Europës për ecurinë e këtij sektori gjatë periudhës 2021-2025. Indeksi i prodhimit industrial në Shqipëri zbriti në 84.7 pikë në vitin 2025, nga baza prej 100 pikësh…
Një 19-vjeçare ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku në afërsi të Strumicës, ndërsa drejtuesi i automjetit që dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit është ndaluar nga policia. MARKETING Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, aksidenti ka ndodhur më 13 gusht, rreth orës 23:30, në rrugën kryesore pranë pikës kufitare Strumicë–Novo Sellë, në zonën e fshatit Tërnovë. Në aksident janë përfshirë një automjet „Seat Leon“, me targa të Strumicës, i drejtuar nga S.B. (29) nga Strumica, dhe një motoçikletë pa targa, e drejtuar nga A.D. (19) nga fshati Ilovicë. Si pasojë e përplasjes, 19-vjeçarja K.J., e cila…
VLEN ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), duke e lidhur aktakuzën ndaj ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi me paralajmërimet e Ali Ahmetit për tërheqje nga politika aktive. MARKETING Në reagimin e saj, VLEN pretendon se aktakuza ndaj Grubit ka shkaktuar përplasje dhe shqetësim brenda BDI-së, duke ngritur pikëpyetje mbi ndikimin që mund të kenë zhvillimet rreth tij në të ardhmen e kësaj partie. “Prej kohësh themi se Artan Grubi është ‘kutia e zezë’ e BDI-së dhe se nga prania ose mungesa e tij varen shumë hesape dhe zhvillime brenda kësaj partie”, thuhet në reagimin e VLEN-it.…
Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në Brazil, ku policia ka rikuperuar tetë veprat e çmuara të artistit të njohur Henri Matisse, të vjedhura në dhjetor të vitit 2025. Këto vepra, të cilat përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore, u gjetën gjatë një operacioni të suksesshëm në një banesë në São Bernardo do Campo.Veprat e Matisse, të njohura për ngjyrat e tyre të forta dhe stilin unik, u zbuluan mbi një shtrat, duke përfshirë edhe një armë, që tregon për rrezikun e situatës. Autoritetet kanë shpërndarë pamje që ilustrojnë gjetjen e këtyre veprave, duke theksuar rëndësinë e rikthimit…
Predikuesi islam nga Bosnjë e Hercegovina, Elvedin Peziq, është shoqëruar nga Policia e Kosovës për intervistim informues, para një aktiviteti që ishte planifikuar të mbahej në Vitomiricë të Pejës. Sipas organizatorëve, ai ishte transferuar në një stacion policor në Prishtinë dhe pritej të mbahej deri në gjashtë orë për verifikimin e identitetit.Qëllimi i vizitës së tij, sipas organizatorëve, ishte promovimi i një libri. Bashkë me të ishte shoqëruar edhe predikuesi Mithad Qeman, ndërsa aktivitetet e tyre ishin planifikuar në Vitomiricë ( Pejë), Dobrushë ( Istog) dhe më pas në Reçan ( Dragash), shkruan Telegrafi. Por kush është Elvedin Peziq dhe pse emri…

