Author: almakos

Sekretari për Bashkëpunim Ndërkombëtar i LSDM-së, Andrej Zhernovski, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Qeverisë dhe ministrit Timço Mucunski, duke e akuzuar për përhapje të gënjeshtrave dhe vetëdemantim në lidhje me procesin e integrimit evropian, si dhe për kërcënime ndaj opozitës dhe qytetarëve. Sipas Zhernovskit, Mucunski është “kapur në gënjeshtër”, pasi para rreth dhjetë ditësh,gjejgësishtë më 3 gusht, ka deklaruar se po zhvillohen “bisedime nën radar për zhbllokimin e integrimeve në BE”, ndërsa tani tha se vetë e demanton këtë deklaratë dhe e akuzon LSDM-në se gënjen. ANDREJ ZHERNNOVSKI, LSDM “E shpallin fazën e re në VMRO, ndërsa faza e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski informon se për herë të parë Shkupi u bë me Qendër për qëndrim ditor për personat me invaliditet nga 14 vjeç e lart. Përmes një postimi në rrjetin social në facebook ai la të ditur se së bashku me ministrin për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Gjoko Velkovski, në hapësirat e QKM-së e bënë hapjen e Qendrës për qëndrim ditor për pesonat me invaliditet nga mosha 14 vjeç e tutje, nga ku vlerëson se ky do të jetë vendi në të cilin çdokush do të ketë siguri, kujdes, mirëkuptim dhe ngrohtësi. Orce Gjorgjievski,…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar ndaj akuzave të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) lidhur me punësimet në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Iseni ka hedhur poshtë pretendimet e BDI-së, duke i cilësuar ato si “shpifje” dhe duke theksuar se, sipas tij, faktet i demantojnë akuzat e opozitës. “BDI-ja çdo ditë gënjen, në çdo ditë i demantojmë”, ka deklaruar Iseni. Sipas zëvendësministrit, në konkursin e fundit në MPB janë realizuar gjithsej 496 punësime, prej të cilëve mbi 70 janë shqiptarë. “Në konkursin e fundit kanë qenë 496 punësime, prej të cilëve mbi 70 shqiptarë. Këto janë fakte,…

Lexo më Shumë

Gazeta e njohur zvicerane ‘Tages Anzeiger’ publikoi një shkrim të gjatë në lidhje me zhvillimet e fundit në Shqipëri. Gazeta ndalet tek projekti i investimit në Zvërnec, duke theksuar se nuk ka asnjë mundësi që Edi Rama të mos e dinte se çfarë po ndodh, pasi ai kontrollon gjithçka në vend deri në detajet më të vogla. Gazeta thekson se ky fakt del hapur në librin ‘Albanian Files’ që është botuar në Zyrih të Zvicrës. Madje gazeta shkruan se vetë Edi Rama drejton personalisht bumin e ndërtimeve, që realizohen edhe me paratë e mafies së drogës. “Në fakt, Rama e…

Lexo më Shumë

Në Klinikën Universitare për Kirurgji Plastike dhe Rindërtuese – Shkup u realizuan konsultime të specializuara disaditore për trajtimin e mëtejshëm të pacientëve të lënduar në zjarrin tragjik në Koçan. Pas iniciativës së drejtoreshës së Klinikës, prim. dr. Jasmina Gjorgjievska Pavllovska, u organizua një vizitë ekspertësh nga ana e sub. spec. dr. Igor Malkoviq, kirurg plastik dhe rekonstruktiv me përvojë shumëvjeçare në trajtimin e rasteve më të ndërlikuara të djegieve, njoftuan nga Klinika në faqen e tyre në Fejsbuk. Gjatë vizitës, siç theksohet, u kryen ekzaminime të detajuara dhe konsultime profesionale për secilin pacient, me ç’rast u përcaktuan plane individuale për…

Lexo më Shumë

Këshilli Bashkiak i Selenicës u mblodh sot për t’i thënë në unison “Jo” kryeministrit Edi Rama për shkrirjen e kësaj bashkie dhe bashkimin e saj me Vlorën. Duke mos fshehur indinjatën dhe as sikletin në të cilën Rama i ka vendosur pak ditë më parë, mes të nxehtit të korrikut, Kryetari i Bashkisë Selenicë, Nertil Bellaj solli me argumete dhe hodhi poshtë propagandën e qeverisë mbi të cilën e mbështet kërkesën për shkrirjen e 15 bashkive dhe bashkimin me ato më të mëdha. Madje ai hodhi poshtë dhe deklaratën e deputetit socialist Ardit Bido i cili pak ditë më parë…

Lexo më Shumë

Qeveria dhe Ministria e Transportit vazhdojnë të punojnë për gjetjen e zgjidhjeve për problemet me të cilat përballen transportuesit e Maqedonisë për shkak të vendosjes së sistemit “EES2 (Entry/Exit System) në Bashkimin Evropian, deklaroi sot zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski. MARKETING Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me paralajmërimet e një pjese të transportuesve për protesta të mundshme nëse deri më 1 shtator nuk gjendet zgjidhje, Nikolloski tha se Qeveria ka komunikim të rregullt me shoqatat e transportuesve dhe se po kërkohen zgjidhje konkrete përmes bashkëpunimit dypalësh me vendet e zonës Shengen. Protesta, sipas tij, është…

Lexo më Shumë

Deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia, ka kritikuar koncesionin e shërbimit të hemodializës, duke e cilësuar si një shembull të modelit klientelist të qeverisë në sektorin e shëndetësisë. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Spahia pretendon se para koncesionit shërbimi ofrohej përmes një modeli të decentralizuar, ndërsa me qeverinë Rama u kalua në një kontratë 10-vjeçare të centralizuar me një operator të vetëm. “Përpara këtij koncensioni ekzistonte një modeli i decentralizuar, fleksibël dhe konkurrues, ku spitalet publike ofronin shërbimin aty ku kishin kapacitet. Dhe nevoja plotësohej nga operatorë privatë të licencuar, të kontraktuar dhe të paguar nga FSDKSH.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski informon se për herë të parë Shkupi u bë me Qendër për qëndrim ditor për personat me invaliditet nga 14 vjeç e lart. MARKETING “Sot, së bashku me ministrin për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Gjoko Velkovski, në hapësirat e QKM-së e hapëm Qendrën për qëndrim ditor për pesonat me invaliditet nga mosha 14 vjeç e tutje. Ky është vendi në të cilin do të ketë siguri, kujdes, mirëkuptim dhe ngrohtësi. Vend në të cilin çdo njeri do të pranohet ashtu siç është, me aftësitë, dëshirat, nevojat dhe potencialet e tij. Obligimi ynë…

Lexo më Shumë

Nga Alba Kepi Italia po ndryshon gjithnjë e më shumë profilin e saj demografik. Në një vend që prej vitesh përballet me rënie të lindshmërisë dhe plakje të popullsisë, prania e qytetarëve të huaj dhe marrja e shtetësisë italiane janë bërë tregues të rëndësishëm për të kuptuar se si po ndryshon shoqëria italiane. Të dhënat më të fundit të ISTAT-it tregojnë një tablo të qartë të këtij transformimi. Shqiptarët në vendin e parë Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar Italian i Statistikave (ISTAT), gjatë vitit 2025 rreth 196 mijë shtetas të huaj morën shtetësinë italiane.Në krye të renditjes…

Lexo më Shumë

Lideri i opozitës, Sali Berisha përcolli sot një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kryetar i Gjykatës së Vlorës intelektualit, dhe ish të burgosurit politikë të regjimit komunistë Skënder Haluci. “Vitet e rënda të burgut jo vetëm që nuk ia kishin mekur Skënderit ëndrrën universitare, por e kishin bërë atë edhe më të fuqishme. Pas diplomimit, ai u emërua në detyra të rëndësishme në sistemin gjyqësor, deri si Kryetar i Gjykatës së Vlorës, të cilat i kreu me ndershmëri, aftësi dhe dinjitet. Mirëpo, e njëjta parti që në rini e dënoi me vdekje, e largoi nga detyra në kulmin…

Lexo më Shumë

Në fund të muajit të kaluar, qeveria shqiptare njoftoi shtetëzimin e shërbimit të dializës pas përfundimit të konçesionit 10-vjeçar. Përmes një vendimi të posaçëm, Këshilli i Ministrave ngarkoi Operatorin e Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit për të ofruar jo vetëm dializën, por edhe kontrollin bazë mjekësor të popullatës, që ndryshe njihet si check up. “Shërbimi i check-up-it dhe ai i dializës do të merren në dorëzim dhe do të ofrohen nga shteti,” deklaroi ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, menjëherë pas mbledhjes së qeverisë në datën 30 korrik. Por qeveria ka vendosur sërish nënkontraktimin e shërbimit, këtë herë për katër vjet,…

Lexo më Shumë