Dy persona janë arrestuar nga Policia në Lezhë dhe Kurbin, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre. Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, policia sekuestroi armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë plasëse. Në Lezhë u arrestua në flagrancë 33-vjeçari Mark Përdoda, banues në Lezhë, i dyshuar se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së vëllait. Gjatë kontrollit në banesën e tij, efektivët gjetën dhe sekuestruan 5 kallëpë tritoli, një pushkë dhe municion luftarak. Ndërkohë, në Kurbin u arrestua 48-vjeçari Gentjan Koprelli, banues në Mamurras, i dyshuar se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij.…
Author: almakos
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se sot do të ketë kufizime të qarkullimit në autostrada për automjetet që transportojnë mallra dhe peshojnë mbi 20 tonë. MARKETING Kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të larta, të cilat pritet të kalojnë 32 gradë Celsius. Masa vlen vetëm për autostradat. Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, automjetet mbi 20 tonë do të mund të qarkullojnë normalisht. Nga kufizimi përjashtohen automjetet e policisë, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore. Ministria u bën thirrje drejtuesve të automjeteve dhe operatorëve të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë…
Kryeministri njoftoi rekrutime të reja në Agjencinë e Medias dhe Informacionit, e kritikuar nga organizatat ndërkombëtare si “ministri propagande”. Nga Blerina Gjoka | BIRN Kryeministri njoftoi rekrutime të reja në Agjencinë e Medias dhe Informacionit, e kritikuar nga organizatat ndërkombëtare si “ministri propagande”. Agjencia për Media dhe Informim pranë qeverisë hapi të enjten një thirrje të hapur për rekrutimin e stafit të ri, profesionistë të komunikimit publik, ndërsa qeveria po përballet me protesta që targetojnë korrupsionin e lartë dhe mungesën e transparencës në vendimmarrjen për investime në pronat publike. “Ke një ide që mund ta bëjë komunikimin publik më të…
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kanë reaguar ndaj të dhënave të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), duke shprehur shqetësim për përfaqësimin e shqiptarëve në polici. MARKETING Sipas BDI-së, nga gjithsej 549 policë të rinj të pranuar, më pak se 40 janë shqiptarë, që përbën rreth 7 për qind të numrit të përgjithshëm. Nga kjo parti theksojnë se disproporcioni është vërejtur edhe gjatë shënimit të Ditës së Policisë, ku nga 30 policët e dekoruar si më të mirët, vetëm një ishte shqiptar. “Policia ishte një nga institucionet kryesore ku Marrëveshja e Ohrit solli ndryshim të thellë në…
Prej 76 ditësh, protesta qytetare vijon në Tiranë, me protestuesit që kërkojnë ndryshim politik, më shumë transparencë dhe largimin e kryeministrit Edi Rama. Lëvizja, e njohur si “Revolucioni i Flamingove”, ka vijuar për javë me radhë me tubime, marshime dhe grumbullime përpara Kryeministrisë.Protestuesit kanë denoncuar korrupsionin, rritjen e kostos së jetesës dhe mungesën e transparencës në vendimmarrje. Në ditën e 76-të, thirrjet për pjesëmarrje masive vijojnë, ndërsa protestuesit presin edhe përfshirjen e diasporës në tubimet e paralajmëruara për 14, 15 dhe 16 gusht që pritet të mbushin sërish sheshet e kryeqytetit. Protesta tashmë është kthyer në një prej lëvizjeve më…
Një ngjarje e papritur ka tronditur familjen mbretërore të Bruneit, pasi Pengiran Rabiatul Antawiyya është përjashtuar nga radhët e saj dhe i janë hequr të gjithë titujt, pas një vendimi të rëndë nga sulltani Hassanal Bolkiah.Ky veprim drastik është arsyetuar nga pallati me akuzat për “sjellje të papërshtatshme” nga ana e 33-vjeçares. Ajo dyshohet se ka “njollosur emrin e mirë të monarkisë” dhe ka shfaqur “mungesë respekti” ndaj sulltanit, duke shkaktuar kështu një skandal të madh. Megjithatë, detajet e veprimit konkret që ka zemëruar sulltanin mbeten të paqarta. Zyra e Kamerierit të Madh ka konfirmuar vetëm se Rabiatul Antawiyya nuk…
Nga Luan Baçi Një fjalë kuptimplotë e thënë nga banorët që janë ngritur në protestë, kundër vjedhjes dhe talljes së vazhdueshme prej shumë vitesh, që ju bënë kompania e hajdutëve të naftës, ‘Bankers Petroleum’. ‘Bankers Petroleum’, në krye të herës kishim kanadezët, pastaj erdhën kinezët, tani kemi Katarin, më pas kushedi se kush do të vijë t’i bëhet për zot nëntokës sonë të pasur me naftë, por që nuk u mjafton vetëm nëntoka, që jua jep shteti dhe pushtetet tona ‘bujare’ në të gjitha kohët, por këta po u marrin edhe tokat pjellore banorëve të këtyre zonave, që vetëm vuajnë…
Ish-kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci, është ndarë papritur nga jeta në moshën 64-vjeçare. Haluci ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në bjeshkët e Tropojës, ku ndodhej me familjen për pushime. Gazetari dhe shkrimtari Mitro Çela ka sjellë në vëmendje një histori të pazakontë nga jeta e Halucit. Sipas rrëfimit të Çelës, Skënder Haluci u arrestua në Tropojë, nën akuzën se kishte planifikuar të vriste ish-presidentin e atëhershëm të Shqipërisë, Ramiz Alinë. Çela tregon se pas gjyqit, Haluci u dënua fillimisht me pushkatim. Për dy ditë, ai qëndroi me skafandër në kokë, ndërsa pritej vendimi përfundimtar. Më pas erdhi falja…
Në një mbledhje elektronike, qeveria në detyrë ka miratuar 24 vendime mbrëmjen e së mërkurës. Të gjitha pikat ishin pothuajse për emërimin e komisioneve të cilat më pas do zgjedhin drejtorët ekzekutiv të disa institucioneve. Disa organizata të shoqërisë civile, kanë reaguar duke i konsideruar vendimet e fundit si cenim serioz të rendit kushtetues. Dhanë apo s’dhanë dorëheqje nuk dihet ende. Por ministrat e qeverisë në detyrë mbrëmë, në një mbledhje elektronike votuan pro 24 pikave që i kishin në rend dite. Pjesa dërmuese e tyre, ishin vendime për emërimin e komisioneve të pranimit për kategori të larta drejtuese, në…
Ariana Fejzullahu ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, teksa është shfaqur e veshur me një fustan të veçantë për të marrë pjesë në një dasmë. Bashkëshortja e këngëtarit të njohur Ermal Fejzullahu ka zgjedhur një veshje elegante, e cila i ka dhënë një pamje të kuruar dhe mjaft të veçantë. Fustani ka theksuar linjat e saj trupore, ndërsa Ariana është shfaqur e sigurt dhe elegante në paraqitjen e saj. Ajo është një prej personazheve që shpesh tërheq vëmendjen me stilin dhe paraqitjet e saj, veçanërisht në raste familjare apo evente të ndryshme. Edhe këtë herë, zgjedhja e…
Është mbyllur mbrëmjen e kësaj të enjte protesta e 75-të radhazi në Tiranë, pas disa orësh tubimi dhe marshimi në rrugët e kryeqytetit. Tubimi nisi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit shprehën kundërshtimin ndaj qeverisë dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas fjalimeve, qytetarët vijuan marshimin në disa prej akseve kryesore të Tiranës, duke shoqëruar protestën me thirrje kundër qeverisë. Në përfundim të marshimit, protestuesit u shpërndanë pa incidente, duke shënuar mbylljen e ditës së 75-të të protestave. Protestuesit kanë paralajmëruar vijimin e tubimeve edhe në ditët në vijim.
Këngëtari i njohur shqiptar, Sinan Vllasaliu, ka zgjedhur fjalë të veçanta dhe plot dashuri për t’ia uruar ditëlindjen bashkëshortes së tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtari ka ndarë me ndjekësit një fotografi të bashkëshortes, të shoqëruar me një urim të ndjerë. Sinani ka shprehur në mënyrë të veçantë dashurinë dhe mirënjohjen që ka për të, duke e bërë publik mesazhin e tij në këtë ditë të rëndësishme. “Ti je ditëlindja ma e mirë e përjetshme! Urime paç shëndet e gëzime në jetë”, ka shkruar ai krahas fotografisë. Me këtë dedikim, Sinan Vllasaliu ka treguar edhe një herë anën…

