Forcat turke të sigurisë ndaluan 30 të dyshuar, përfshirë të dyshuarin si kreu i organizatës kriminale, Alihan Kuris, gjatë një operacioni kundër “organizatës kriminale të Alihan Kuris”, njoftoi Prokuroria e Përgjithshme e Ankarasë, transmeton Anadolu. MARKETING Sipas një deklarate të Prokurorisë, Bordi i Hetimit të Krimeve Financiare (MASAK) i Turqisë përgatiti një raport për të dyshuarit dhe kompanitë në pronësi të organizatës kriminale, në kuadër të hetimit për akuzat, përfshirë “krijimin dhe drejtimin e një organizate kriminale”, “anëtarësimin në një organizatë kriminale”, “pastrimin e të ardhurave nga krimi”, “mashtrimin në dëm të institucioneve dhe organizatave publike” dhe “shkeljen e Ligjit…
Author: almakos
Në qershor të këtij viti janë lëshuar 296 leje ndërtimi, që paraqet një rritje prej 39.0% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave. MARKETING Sipas lejeve të lëshuara për ndërtim, vlera e parashikuar e objekteve është 6 miliardë e 363 milionë e 610 mijë denarë, që është 31.0% më shumë krahasuar me qershorin e vitit të kaluar. Numri më i madh i lejeve, 70, është lëshuar në Rajonin e Pollogut. Nga numri i përgjithshëm i lejeve të ndërtimit, 200 (67.6%) janë për objekte të ndërtimit të lartë, 26 (8.8%) për objekte të ndërtimit…
Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ka reaguar për ndarjen e papritur nga jeta të ish-kryetarit të Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci, në moshën 64-vjeçare. Në një reagim në rrjetet sociale, Halimi shprehet i tronditur nga lajmi, ndërsa kujton njohjen dhe miqësinë e gjatë me Halucin, duke thënë se e kishte njohur rreth 35 vite më parë në Fakultetin e Drejtësisë. Halimi tregon se Haluci i kishte rrëfyer gjatë viteve të universitetit për dënimin me vdekje që kishte marrë gjatë regjimit komunist, nën akuzën për një atentat të pretenduar ndaj Ramiz Alisë. Sipas tij, kjo histori i kishte afruar edhe më…
Marrëveshja Kornizë e Ohrit vendosi paqen, dialogun dhe barazinë në themel të ndërtimit të një shoqërie të qëndrueshme. Përgjegjësia jonë sot është të ndërtojmë mbi mësimet e saj dhe t’i përkthejmë ato në standarde të qëndrueshme të demokracisë dhe bashkëjetesës, thotë Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, me rastin e shënimit të përvjetorit të marrëveshjes. MARKETING “Derisa sot shënojmë përvjetorin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, kujtojmë një nga momentet më të rëndësishme në historinë bashkëkohore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo marrëveshje, ishte përgjigje politike dhe institucionale ndaj një krize që kërkonte përgjegjësi, dialog dhe vizion për të ardhmen. Mbi…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas deklaratës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky se Ukraina nuk do ta njohë kurrë Kosovën. Rama thekson se qëndrimi i Ukrainës për Kosovën nuk duhet të ndryshojë mbështetjen e Shqipërisë ndaj popullit ukrainas dhe të drejtës së tij për liri. “Liria nuk funksionon me kthim shpërblimi. Të qëndrosh kundër një lufte agresioni dhe për një paqe të drejtë nuk është një faturë që e gris kur viktima e një agresioni barbar të zhgënjen. Nuk është një favor që shkëmbehet me një favor, por është ajo që je dhe ajo për të cilën qëndron në…
Nga Ilda Zhulali Raporti i Bashkisë Tiranë thotë se gjatë janar-qershor 2026 janë vjelë nga taksa e ndikimit në infrastrukturë (taksa që paguajnë zhvilluesit për çdo pallat e kullë të re) 12.47 miliardë lekë, kundrejt 5.3 miliardë lekë të planifikuara. Pra 235% mbi plan! Krahasuar me 6-mujorin e 2025, rritja shkon në 362%!!! Kjo është dëshmi shifrore e asaj që të gjithë e shohim, se si Tirana po mbytet nga betoni. Lejet e ndërtimit po jepen si karamele, kulla mbi kulla, pa plan, pa fre, pa asnjë kriter urbanistik. Dhe nga këto miliarda që po grumbullohen mbi kurrizin e këtij…
Kryeministri Hristijan Mickoski, në përvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, tha se dokumenti është pjesë e realitetit politik dhe institucional të vendit, por theksoi se fokusi duhet të jetë te sfidat e së ardhmes. MARKETING Mickoski tha se qytetarët presin institucione funksionale, barazi para ligjit, zhvillim ekonomik, arsim dhe shëndetësi më të mirë, ndërsa bëri thirrje që dallimet etnike të mos përdoren për ndarje politike. “Koha është që politika të merret gjithnjë e më pak me atë që na ndan dhe shumë më tepër me atë që duhet ta ndërtojmë së bashku”, ka shkruar Mickoski. Ai theksoi se…
Bandat kriminale shqiptare kapen duke ofruar një “shërbim me gjithçka të përfshirë” për ngritjen e fermave të kanabisit në shtëpitë e britanikëve Nga Mark White, GB NEWS GB News ka zbuluar shërbimin e ri të hapur të bandave kriminale shqiptare, të cilat ofrojnë ngritjen e fermave të paligjshme të kanabisit në shtëpi në të gjithë Britaninë e Madhe. Bandat tashmë reklamohen në rrjetet sociale, duke ofruar një “shërbim të plotë” për ndërtimin dhe funksionalizimin e ambienteve ku kultivohet kanabisi. Duke u paraqitur si kompani të ligjshme ndërtimi, grupet kriminale mbërrijnë me furgona të mbushur me fidanë kanabisi, pajisje hidroponike dhe…
Administrata Trump po drejton të paktën 927 milionë dollarë drejt projekteve të mëdha ndërtimore në territorin e Shtëpisë së Bardhë, shumë më tepër se parashikimet e mëparshme. Pjesa dërrmuese e kostos do të mbulohet nga paratë e taksapaguesve. MARKETING Sipas The Washington Post, në vend të kërkimit të fondeve drejtpërdrejt nga Kongresi, administrata ka transferuar para nga agjenci të tjera federale dhe financues privatë. Fondet janë përqendruar në një llogari të mirëmbajtjes që zakonisht përdorej për riparime të vogla. Llogaria “White House Repair and Restoration”, e cila zakonisht merr rreth 2.5 milionë dollarë në vit, është furnizuar me rreth 875…
6 persona janë arrestuar në Divjakë pas një konflikti në një lokal. Në pranga janë vendosur Orgito Lamka, Kevin Sota, Serxhio Duda, Shahin Xhepexhiu, Santiago Alla dhe Zeni Kule. Njoftimi i plote i Policise: Finalizohet nga Komisariati i Policisë Divjakë, në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, operacioni policor i koduar “Crime Prevented”. Ndjekja në dinamikë nga shërbimet e Policisë e një konflikti, fillimisht me sende të forta, parandaloi një vrasje. Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoletë, njëra prej tyre me silenciator. Vihen në pranga 6 shtetas. Policia e Divjakës mori njoftim se, në…
Sot shënojmë 25 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, një jubile që përfaqëson një nga kthesat më të rëndësishme në historinë bashkëkohore të Maqedonisë së Veriut. Më 13 gusht 2001, me mbështetjen dhe garancinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian dhe NATO-s, vendi zgjodhi rrugën e paqes, barazisë dhe ndërtimit të një shoqërie në të cilën shteti u përket njësoj të gjithë qytetarëve të tij, thuhet në kumtesën e BDI-së. MARKETING “Marrëveshja e Ohrit instaloi një arkitekturë të re kushtetuese, ligjore dhe politike të shtetit, të mbështetur mbi barazinë, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, respektimin e…
Fytyra e Erling Haaland u shfaq në një vend të papritur, pasi autoritetet ekuadoriane vunë re imazhin e yllit norvegjez të futbollit në qindra pako me kokainë, të cilat ishin fshehur në një kamion pranë kufirit me Kolumbinë. Policia sekuestroi një total prej 469 kilogramësh kokainë, të paketuara në 370 pako, të cilat ishin fshehur në një zonë të projektuar posaçërisht në dyshemenë e dyfishtë të kamionit. Ajo që shkaktoi përshtypje ishin afishet në pakot drejtkëndëshe jeshile, pasi ato mbanin imazhin e… Erling Haaland. Një video e publikuar nga policia tregon momentin kur autoritetet i heqin pakot një nga një,…

