Author: almakos

14 Marsi është një ditë festive e veçantë në Shqipëri, e cila nuk festohet në asnjë vend tjetër të botës. Quhet “Dita e Verës” edhe pse festohet ardhja e stinës së Pranverës. Kjo festë është një nga më të vjetrat dhe gjithëpërfshirëset në vendin tonë, dhe të shumta janë eventet që organizohen kudo, me Elbasanin që kthehet në “kryeqytet” të Shqipërisë. Përse festohet “Dita e Verës”? Kjo festë është një festë pagane mijëra vjeçare, e cila ka për synim t’i falet natyrës, ardhjes së stinëve të ngrohta, rigjallërimit të jetës në tokë. Duke qenë se në antikitet viti niste me…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjne e sotme në fshatin Juban të Shkodrës, ku një 19-vjeçar është gjetur i pajetë. Sipas informacioneve paraprake, i riu me iniciale L. P., 19 vjeç, dyshohet se është vetëvarur. Ai është gjetur pa shenja jete rreth orës 20:50 nga familjarët e tij, në oborrin e banesës. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Shkodër / Informacion paraprak Rreth orës 20:50, në fshatin Juban, është gjetur nga familjarët e tij, pa shenja jete, në oborrin e banesës së tij, shtetasi L. P., 19 vjeç, i cili dyshohet…

Lexo më Shumë

Burgjet greke janë bërë të pasigurta, teksa po kthehen më famëkeqet për shkak të ngjarjeve të rënda kriminale, deri në vrasje të dënuarish, mes tyre edhe shqiptarë. Pas Koridhalosit, problem për autoritetet greke është kthyer edhe Burgu i Malandrinos, ku gjithashtu vuajnë dënimet shumë shqiptarë, mes tyre edhe Klodian Lekocaj. Një tjetër bastisje në burg u krye nga anëtarë të FBI-së greke sot në mëngjes (13 mars), duke rezultuar në arrestimin e katër të burgosurve. Besohet se mes të arrestuarve është dhe Lekocaj, që shkaktoi incident gjatë kontrolleve, pasi kundërshoi hyrjen në qeli dhe dogji një celular. Gjatë operacionit, u…

Lexo më Shumë

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar u gjet dy ditë më parë brenda një dhome, në një resort të njohur luksoz me pesë yje në Gargnano, në liqenin Garda të Italisë. Viktima, 32-vjeçar, kishte qenë në dhomë për disa orë kur u gjet, kurse shkaqet, dinamika dhe rrethanat mbeten ende të mbuluara nga misteri. Identiteti i tij nuk u publikua, ndërsa paraprakisht si pistë deklarohet ose vdekja natyrale, ose një akt ekstrem si vetëflijimi. Alarmi u dha në orët e para të pasdites të së mërkurës, më 11 mars, pak para orës 15:00. Disa punonjës nga stafi i…

Lexo më Shumë

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën dytësore drejt fshatit Baltëz në Fier. Një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin Rrapi Mile është përplasur me automjetin tip ”Nissan” kamionçinë, me drejtues shtetasin Alban Hebeja. Si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i kamionçinës dhe dy pasagjerët që ndodheshin në të janë lënduar. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti. Edhe dëmet materiale janë të…

Lexo më Shumë

Lufta në Lindjen e Mesme ka sjellë një rritje të ndjeshme të çmimeve të karburanteve, duke e bërë udhëtimin ajror më të shtrenjtë se kurrë më parë. Çmimet e biletave të avionëve janë rritur mesatarisht deri në 15%, duke prekur drejtpërdrejt pasagjerët dhe kompanitë ajrore. Një nga faktorët kryesorë që ndikon në këtë rritje është kostoja e karburantit, e cila përbën një pjesë të madhe të shpenzimeve operacionale të kompanive ajrore. Aktualisht, kostoja e karburantit për aviacion arrin deri në 50% të shpenzimeve totale, duke e bërë këtë një problem të rëndësishëm për industrinë. Çmimi i karburantit për aviacion ka…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama deklaroi të premten se do të çojë përpara nismën ligjore që bllokon masën e pezullimit nga detyra për anëtarët e kabinetit të tij, sikurse edhe ndryshime të tjera në Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale, pavarësisht shqetësimeve se këto nisma mund të jenë një kërcënim për funksionimin e shtetit të së drejtës. Nisma që propozon ndryshim të Kodit të Procedurës Penale mori shkak nga vendimi për pezullimin nga detyra të ish zv.Kryeministres dhe Ministres së Infrastrukurës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila akuzohet për shkelje të barazisë në tendera. “Ai është një ndryshim i domosdoshëm që…

Lexo më Shumë

Çmimet e derivateve të naftës ulen për 2.5 denarë, që sot. Kryeministri Hristijan Mickoski u shpreh se bashkë me Ministrinë e Energjetikës dhe kompaninë OKTA kanë punuar në modelin që ju mundëson kompanive të marrin derivate më të lira. Sipas planit, OKTA nga sot do duhet të bëjë lirim prej 45-50%, kompanive që do të bashkëpunojnë me të, që do të thotë ulje për 2 denarë për litër. Hristijan Mickoski, kryeministër “Më pas kam biseduar me një pjesë të madhe të pronarëve të pompave të karburantit, të cilët më thanë se këtë do ua përcjellin edhe qytetarëve. Kështu që për…

Lexo më Shumë

Në emisionin “Debat në Shenja” mbrëmë u diskutua për ndryshimet e propozuara në tre ligje që prekin arsimin e lartë në vend: ligjin për arsimin e lartë, ligjin për cilësi dhe ligjin për shkencë. Prorektori i Universitetit Nënë Tereza, Bunjamin Bela, tha se ndryshimet në arsimin e lartë janë të mirëseardhur me qëllim përmirësimin e cilësisë, por se këto ndryshime duhet të jenë në përputhje me të gjithë aktorët të cilët e përbëjnë arsimin e lartë. BUNJAMIN BELA, PROREKTORI PËR FINANCA NË UNT “Ne jemi dëshmitarë të gjithë procesit që nga fillimi deri më tani se përfaqësimi ose kërkesat, sygjerimet…

Lexo më Shumë

Prokuroria ka ngritur padi për dhunë mizore dhe nxitje për vetëvrasje, për bashkëshortin e gruas së re që kërceu nga ballkoni i saj në Karposh. Ndaj tij, prokurori publik propozoi zgjatjen e masës së paraburgimit të përcaktuar më parë për të dyshuarin, për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësisë që ai të vazhdojë të kryejë krime të dhunshme. Prokuroria sqaron se ditën kritike, më 2 mars, në disa lokacione në Shkup, i dyshuari e kishte dhunuar gruan e tij, duke i ka shkaktuar lëndime fizike. E ka goditur me shuplaka dhe grushte, nga të cilat në një moment ajo…

Lexo më Shumë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për shuarjen e masës së pezullimit nga detyra, pasi është marrë e pandehur nga SPAK. Balluku kishte paraqitur sot, më 13 mars 2026, një kërkesë pranë gjykatës me objekt revokimin e menjëhershëm të masës së sigurimit personal me karakter ndalues “pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, e cila i ndalon ushtrimin e funksioneve të larta shtetërore si zv.kryeministre e Republika e Shqipërisë dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Masa ndaj saj…

Lexo më Shumë

Është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar foshnja 2 muajsh nga Korça, i cili rrezikon jetën, pasi nëna nuk e ushqeu me gji. Sipas informacioneve paraprake, foshnja është paraqitur në pediatrinë e spitalit në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Burime nga policia dhe spitali bëjnë me dije se i mituri po mbahej nën kujdes intensiv nga mjekët, ndërsa parametrat jetësorë raportohet se janë në kufij minimalë. Nga të njëjtat burime mësohet se foshnja ka lindur dy muaj më parë prematurë, në muajin e shtatë të shtatzënisë. Fillimisht ai është trajtuar në spitalin e Korçës dhe më pas në…

Lexo më Shumë