Author: almakos

Nga Irena Beqiraj Pas shumë vitesh vendosa të kaloj 3 ditë verore në qytetin tim të lindjes. Trafiku më detyroi t’i kaloj këto tre ditë jo në shtëpinë e prindërve, por në hotel afër detit. Në ketë konvikt të madh betoni pa identitet nuk di si ta quaj veten vendase apo turiste. Në Vlorën ku turizmi është shndërruar në një akt frenetik performance e dukje nën markën e turizmit elitar nuk mungojnë pishina prive për ata që harxhojnë 35,000 mijë lekë në klub, edhe për të pirë një kafe duhet të paguash 3,000 lekë vëtëm për hyrje, shprehja e Cecilie…

Lexo më Shumë

Safetja dhe Sahide Mustafa janë ndër këngëtaret me të dashura për publikun shqiptar. Ato më zërin e tyre kanë arritur t’i mbijetojnë kohës duke pas mbas vete një publik të gjerë, raporton IndeksOnline. Krahas muzikës, ato shfaqen aktive edhe në rrjetet sociale, ku bëjnë postime të ndryshme. Se fundmi ajo kanë publikuar një fotografi ku shfaqet krah njëra-tjetrës. Të veshura me fustan me shumë stil, Safetja dhe Sahidja po shkëlqejnë në këtë paraqitje.

Lexo më Shumë

Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi gjatë një telefonate sot i bëri thirrje presidentit iranian Masoud Pezeshkian për “lundrim të lirë dhe të sigurt” në Ngushticën e Hormuzit “pa kosto shtesë” si dhe përpjekje për të bindur grupin Huthi të Jemenit të ushtrojë përmbajtje, transmeton Anadolu. MARKETING Ajo theksoi nevojën për të ulur shpejt tensionet aktuale ushtarake dhe për të qetësuar situatën, veçanërisht ndërsa Irani vazhdon bisedimet me vendet përkatëse për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, thuhet në një deklaratë në llogarinë e Takaichit në kompaninë amerikane të mediave sociale X. “Qëndrimi i Japonisë është që SHBA-ja dhe Irani duhet të…

Lexo më Shumë

Pas shqetësimeve dhe panikës së shpërndarë në mesin e qytetarëve se uji në Shkup nuk është i sigurtë për pije, institucionet dolën me qëndrim zyrtarë. Nga Qyteti i Shkupit thonë se uji është i sigurtë për pije dhe se ky është një sulm i orkestruar, për të cilin thotë se do të ketë përgjegjësi. Sipas tij ky është një sulm i motivuar politikisht, për të krijuar histeri duke ndjellur frikë dhe panikë se uji ka bakterie të dëmshme dhe bënë që qytetarët të zbrazin marketet duke blerë ujë. Për ta vërtetuar këtë, ai mbushi ujë nga çezma dhe e…

Lexo më Shumë

Beqir Mexhiti, babai i bashkëkryetarit të VLEN-it, Izet Mexhiti, ka ndërruar jetë. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë të ditur vetë Izet Mexhiti përmes një njoftimi, ku ka shprehdhimbjen për humbjen e të atit. “Sot familja jonë humbi njeriun që për ne ishte mbështetje, urtësi dhe forcë. Ndarja nga babai na la një zbrazëti të madhe në familjen tonë dhe, në këto çaste të rënda, fjalët janë të pakta për ta përshkruar dhimbjen”, ka shkruar Mexhiti. Ai ka njoftuar se Falja e Namazit të Xhenazes do të bëhet nesër pas Namazit të Drekës në Xhaminë e…

Lexo më Shumë

Ministria e Mbrojtjes ka bërë përditësimin e situatës së zjarreve në vend deri në orën 14:00 të datës 12 gusht 2026, duke raportuar 9 vatra aktive në qarqet Tiranë, Fier, Durrës, Gjirokastër, Dibër dhe Korçë. Për përballimin e situatës vijon angazhimi i strukturave të Mbrojtjes Civile, Forcave të Armatosura, shërbimeve zjarrfikëse dhe strukturave të tjera. Nga ajri po operojnë 3 helikopterë të Forcës Ajrore dhe 2 avionë “Air Tractor”. * Dajt, Tiranë – Në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës vijon operacioni me 22 forca të MZSH dhe ADZM, të mbështetura nga 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Në Priskë të Madhe…

Lexo më Shumë

SHBA-ja dhe Irani kanë “rënë dakord” të zgjasin armëpushimin 60-ditor sipas Memorandumit të Mirëkuptimit të Islamabadit, pasi marrëveshja pritet të skadojë më 17 gusht, thanë sot burime qeveritare pakistaneze për Anadolu. MARKETING “Të dyja palët u kanë përcjellë pëlqimin e tyre tek ndërmjetësit për të zgjatur afatin”, tha një burim i afërt me procesin e ndërmjetësimit. “Megjithatë, të dyja palët po shkëmbejnë mesazhe për të vendosur për periudhën e zgjatjes”, shtoi burimi. SHBA-ja dhe Irani ranë dakord për armëpushim të ndërmjetësuar nga Pakistani në prill dhe më vonë nënshkruan memorandum mirëkuptimi më 17 qershor, duke nisur negociatat drejt marrëveshjes përfundimtare.…

Lexo më Shumë

Është depozituar në SPAK një kallëzim penal ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me pretendimet për shkelje të legjislacionit në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit. Arkitektja dhe aktivistja Entela Koja deklaroi se kallëzimi penal është pjesa kryesore e një nisme qytetare, e cila shoqëroi edhe dorëzimin e një kopjeje të librit rozë “Albania Files” me firma nga qytetarët. Sipas Kojës, kallëzimi nuk përmban vetëm konstatime për shkelje të pretenduara, por kërkon edhe nisjen e ndjekjes penale për dëmet që janë shkaktuar nga planet e zhvillimit. “Kallëzimi penal është pjesa e rëndësishme e këtij dorëzimi. Kallëzimi shoqëron atë aktin qytetar…

Lexo më Shumë

Nuk është e vërtetë se bakteri Escherichia coli është gjetur në ujin që furnizon Shkupin. Kështu deklaruan për “Lokalno” nga Qyteti i Shkupit, duke i cilësuar pretendimet për praninë e këtij bakteri si “sulm të orkestruar”. MARKETING Nga Qyteti i Shkupit paralajmëruan se më vonë do të publikojnë informacion të plotë lidhur me këtë çështje. Reagimi vjen pas raportimeve për mundësinë që uji i pijshëm në Shkup të mos jetë i përshtatshëm për konsum për shkak të pranisë së bakterit Escherichia coli. Deri tani, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Instituti i Shëndetit Publik nuk kanë dhënë përgjigje lidhur me…

Lexo më Shumë

Marina Vjollca është një nga moderatorët me të pëlqyera në mediat shqiptare. Ajo shfaqet shumë aktive edhe në rrjetet sociale me postime të ndryshme, raporton ORAinfo. Bukuroshja nga Shqipëria se fundmi ka publikuar një fotografi ku shfaqet nga pushimet. Nga atje, ajo ka sjell disa imazhe të bukura duke treguar se është duke i shijuar pushimet në maksimum. E shoqëruar nga nëna, motra dhe vajza e saj, Marina po kënaqet këto ditë gushit në bregdetin e jugut të Shqipërisë. Sidoqiftë në këto imazhe të publikuara, ajo qe ka habitur fansat është se Marina edhe kur hyn me u la në…

Lexo më Shumë

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka shprehur shqetësim të thellë për zhvillimet e fundit në Kosovë, veçanërisht pas deklaratave të presidentit serb, Alleksandar Vuçiq, mbi devijimin e lumit Ibër.Me një postim në “X”, ajo ka theksuar reagimin e kryeministrit shqiptar ndaj këtij plani të Serbisë, duke e quajtur atë një akt diplomacie të rëndësishëm. Kearns, e njohur për mbështetje të fortë ndaj Kosovës, ka kërkuar që bashkësia ndërkombëtare të jetë më e ashpër ndaj Serbisë, e cila sipas saj, vazhdon të punojë për të minuar shtetin më të ri në Evropë. Ajo ka dhënë një intervistë për agjencinë e lajmeve KosovaPress,…

Lexo më Shumë

Ministria e Financave njofton se ka realizuar një transfer të ri prej 176.5 milionë denarësh, rreth 2.9 milionë euro, nga Buxheti qendror drejt Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut. Mjetet janë të destinuara për mbështetjen e projekteve investuese të kompanive vendase. MARKETING Me këtë transfer, mbështetja e përgjithshme e Qeverisë për kompanitë vendase arrin në 14.7 miliardë denarë, ose rreth 239 milionë euro. Sipas Ministrisë së Financave, kjo përbën një nxitje të rëndësishme për realizimin e investimeve private dhe për forcimin e aktivitetit ekonomik. Në Buxhet janë planifikuar gjithsej 250 milionë euro për këtë qëllim. Mjetet do të plasohen përmes…

Lexo më Shumë