Në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, Bashkimi Demokratik për Integrim organizoi një panel diskutimi, ku morën pjesë gjashtë panelistë. Aktiviteti nisi me shfaqjen e një dokumentari, i cili përmes kronologjisë paraqiti ngjarjet që i paraprinë konfliktit të vitit 2001, zhvillimet gjatë konfliktit, nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit më 13 gusht 2001, si dhe zhvillimet në 25 vitet e fundit.Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili ishte njëri ndër protagonistët kryesorë të konfliktit të vitit 2001, tha se Marrëveshja e Ohrit ka qenë një nga faktorët kryesorë që Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në NATO,…
Author: almakos
Në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, Bashkimi Demokratik për Integrim organizoi një panel diskutimi, ku morën pjesë gjashtë panelistë. Aktiviteti nisi me shfaqjen e një dokumentari, i cili përmes kronologjisë paraqiti ngjarjet që i paraprinë konfliktit të vitit 2001, zhvillimet gjatë konfliktit, nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit më 13 gusht 2001, si dhe zhvillimet në 25 vitet e fundit.Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili ishte njëri ndër protagonistët kryesorë të konfliktit të vitit 2001, tha se Marrëveshja e Ohrit ka qenë një nga faktorët kryesorë që Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në NATO,…
Pjesa më e madhe e Evropës po përballet me një valë tjetër të nxehti këtë verë për shkak të thatësirave që i kanë çuar lumenjtë në nivele historike të ulëta. MARKETING Termocentrali i Cernavodës, i cili zakonisht gjeneron një të pestën e energjisë elektrike të Rumanisë, është mbyllur vetëm një herë më parë, në vitin 2003, për shkak të thatësirës. Kompania kombëtare e energjisë bërthamore Nuclearelectrica kishte mbyllur tashmë një nga dy reaktorët e centralit muajin e kaluar dhe njoftoi të enjten se duhej të mbyllte edhe të dytin “për shkak të rënies së ndjeshme dhe të vazhdueshme të nivelit…
Dy ditë më parë Thesari i Shtetit kaloi një pagesë 331.1 milionë lekë ose rreth 3.6 milionë euro në llogarinë e kompanisë Timak Defence. Sipas përshkrimit të faturës, arsyeja e transaksionit ishte blerja e automjeteve teknike të transportit për llogari të Repartit Ushtarak 4001, një strukturë logjistike dhe furnizimi e Forcave të Armatosura, që operon nën varësinë e Komandës Mbështetëse. Por kjo është vetëm pagesa e fundit e një serie agresive transaksionesh të nisur 10 muaj më parë. Nga ajo kohë e deri më sot, buxheti i shtetit ka kaluar më shumë se 31 milionë euro pagesa në llogarinë e…
Një zjarr i madh është përhapur në zonën pyjore mbi fshatin Gaber, ndërsa për shkak të terrenit të vështirë malor në shuarjen e tij janë angazhuar edhe mjete ajrore. MARKETING Sipas informacioneve nga Qendra për Menaxhim me Kriza, situata në drejtim të vendbanimeve të fshatit Gaber aktualisht është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për banorët.Për shkak se vatra e zjarrit ndodhet në një zonë të paarritshme, ku ndërhyrja nga toka është e vështirësuar, në aksion janë përfshirë tre avionë “Air Tractor” të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe një avion i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Zjarri aktualisht…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është parë duke vallëzuar në një dasmë, ku ishte i pranishëm së bashku me disa bashkëpartiakë të tij. Në pamjet e publikuara, Kurti shihet fillimisht duke përshëndetur çiftin e sapomartuar dhe më pas duke iu bashkuar vallëzimit. Gjatë atmosferës festive, këngëtari i dasmës i ka kushtuar Kurtit edhe disa vargje me rimë. “Ani moj Serbi kufirin ta këputi, ani se mu më thonë Albin Kurti”, dëgjohet duke kënduar ai. Në dasmë janë parë gjithashtu ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi. Paraqitja e Kurtit në dasmë vjen në kohën…
Partia VLEN ka reaguar ndaj deklaratës së BDI-së për aktakuzën lidhur me Lotarinë Shtetërore, duke akuzuar partinë opozitare për heshtje gjatë dy viteve të hetimit dhe për kërkesën e saj për mbikëqyrje ndërkombëtare. MARKETING “BDI heshti për dy vjet, ndërsa sot, kur Prokuroria ngriti aktakuzë për keqpërdorime në Lotarinë Shtetërore, kërkon mbikëqyrje ndërkombëtare. Pse heshti deri tani? Është simptomatike që BDI-së i vjen turp ta përmendë me emër Artan Grubin, edhe pse reagimi i tyre lidhet drejtpërdrejt me rastin për të cilin ai akuzohet. Kjo tregon hipokrizinë e BDI-së edhe ndaj ‘njerëzve të tyre’, i përdorin si mish për top,…
Emri i ish-futbollistit Igli Tare del për të dytën herë në dosjen e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Pas marrjes nën hetim për pastrim parash dhe sekuestrimit të një vile në Dhërmi në emër të ish-futbollistit të njohur, e dyshuar nga SPAK si pasuri e fshehur e Belinda Ballukut, Igli Tare është bërë sërish objekt kontrolli nga SPAK. Burime të besuara thanë se me urdhër të gjyqtarit të posaçëm Erjon Çela është ushtruar kontroll në dy vila luksoze në Palasë, në kompleksin Green Coast, në emër të Tares. Po përmes të njëjtit vendim është urdhëruar kontroll në shoqërinë Atelier 4, si dhe…
Trupi i pajetë i Lirim Hajredinit, drejtorit të “Alsat Tv” është gjetur pranë qendrës tregtare Mavrovka mëngjesin e sotëm, raportoi “Fokus.mk”. Për më shumë se 16 vjet, Hajredini ka shërbyer si drejtor operativ i televizionit Alsat. Vendi i ngjarjes është siguruar nga policia, ndërsa trupi do të dorëzohet për ekspertizë mjeko-ligjore në lidhje me shkakun e vdekjes. Hajredini ishte një menaxher me përvojë në sektorin e mediave, me ekspertizë në marketing, strategji biznesi dhe prodhim televiziv.
Prokuroria Themelore Publike formoi aktakuzë për keqpërdorime në Lotarinë Shtetërore, për të cilën akuzohen Përparim Bajrami, Artan Grubi dhe 6 persona të tjerë. Prokuroria kërkon paraburgim për Bajramin dhe vazhdimin e paraburgimit për Grubin. Ata dyshohet ta kenë dëmtuar buxhetin e shtetit 8.25 milion euro. Atyre u rëndon akuza “shpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”. Të akuzuarit sipas njoftimit të Prokurorisë, gjatë vitit 2023 dhe 2024, në mënyrë të përbashkët kanë ndërmarrë veprime me të cilat kanë tejkaluar kufijtë e autorizimeve dhe detyrave të tyre të veçanta, me qëllim që t’i shkaktojnë dëm Shoqërisë Aksionare për organizimin e lojërave të…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës për rastin e Lotarisë Shtetërore, duke e cilësuar atë si politik dhe duke kërkuar transparencë të plotë të procesit gjyqësor. BDI thotë se pas dy vitesh hetime, opinioni duhet të informohet se mbi cilat prova dhe argumente konkrete është ngritur aktakuza. “BDI shpreh shqetësim serioz për ngritjen e një aktakuze politike për përgjegjësi individuale që buron nga një vendim kolektiv. Pas dy vitesh hetim, opinioni meriton të dijë mbi cilat prova dhe argumente konkrete mbështetet një akuzë e tillë. Ne respektojmë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, por njëkohësisht kërkojmë drejtësi…
Prokuroria Themelore Publike formoi aktakuzë për keqpërdorime në Lotarinë Shtetërore, për të cilën akuzohen Përparim Bajrami, Artan Grubi dhe 6 persona të tjerë. Prokuroria kërkon paraburgim për Bajramin dhe vazhdimin e paraburgimit për Grubin. Ata dyshohet ta kenë dëmtuar buxhetin e shtetit 8.25 milion euro. Atyre u rëndon akuza “shpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”. “I akuzuari i parë, Kryetari i Bordit Drejtues të ‘Lotarisë Shtetëror’, më 09.05.2023, i dorëzoi informacion të akuzuarit të tretë – Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë së Republikës mbi nevojën për të ndërmarrë aktivitete për organizimin e pavarur të lojërave elektronike të fatit. Sekretari i…

