Më 18 gusht, të martën, do të kryhet dezinsektimi tokësor kundër larvave të mushkonjave në rajonin e Qytetit të Shkupit. MARKETING Siç informon Qyteti i Shkupit, nëse kushtet e motit nuk janë të favorshme, dezinsektimi do të kryhet ditën e parë të ardhshme, kur moti të jetë më i mirë. Bletarët këshillohen që me kohë të ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve. MARKETING
Author: almakos
Engjëllusha Salihu është bërë nënë për herë të parë. Pak më parë, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit një fotografi të ëmbël të bebit të saj, duke zgjedhur të mos ia zbulojë fytyrën. Ajo ka treguar se djalin e ka quajtur Namer, ndërsa nga fotografia duket qartë lumturia e madhe e Engjit në këtë kapitull të ri të jetës. Me këtë postim, ajo ka ndarë me publikun një nga momentet më të veçanta për të, teksa tashmë po shijon emocionet e të qenit nënë.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Njësinë e Veçantë Hetimore në Policinë e Kosovës, ka ndërmarrë veprime hetimore që kanë rezultuar me arrestimin e A.G, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare”. Hetimi në këtë rast është zhvilluar në mënyrë intensive dhe të vazhdueshme gjatë një periudhe disamujore. Bazuar në të dhënat dhe provat e siguruara gjatë hetimit, Prokuroria Speciale ka vlerësuar se ekziston dyshimi i arsyeshëm për përfshirje në veprën penale për të cilën është marrë masa e arrestimit. Me qëllim të respektimit të integritetit të…
Një nga folësit në protestën masive para godinës së Kryeministrisë i është drejtuar drejtpërdrejt kreut të ekzekutivit Edi Rama, duke denoncuar vendimmarrjet politike të dekadave të fundit dhe duke paralajmëruar përshkallëzim të reagimit qytetar. Protestuesi theksoi se revolta popullore është përhapur në të gjithë vendin, ndërsa kërkoi që përgjegjësit e situatës aktuale të përballen me drejtësinë: “Edi Rama, shikoje mirë! Ka shpërthyer gjithë Shqipëria në shesh. Në këto 35 vite keni zbatuar planin Katovica të Ramiz Alisë, ndaj të gjithë thonë: në burg Rama, në burg Berisha! E doni Ramën të vijë nga pushimet këtu në kryeministri, apo pa zbritur…
Ka nisur dita e 76-të e protestës së qytetarëve kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Protestuesit janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej”, ndërsapritet t’u bashkohen edhe qytetarë të ardhur nga diaspora. Organizatorët kishin paralajmëruar më herët se datat 14, 15 dhe 16 gusht do të shoqëroheshin me tubime masive, duke llogaritur edhe praninë e emigrantëve që ndodhen në Shqipëri gjatë sezonit veror. Protesta në Sheshin “Skënderbej” vijon prej më shumë se dy muajsh. Gjatë tubimeve të mëparshme, pjesëmarrësit kanë përdorur sloganet “Shqipëria kërkon revolucion”, “Poshtë korrupsioni”, “Drejtësi për qytetarët”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Nuk ka kthim pas”. Lëvizja…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Serbia nuk do ta njohë Kosovën, pavarësisht se sa i madh do të jetë presioni ndaj saj, transmeton Anadolu. “Duan me çdo kusht të shohin një Kosovë të pavarur. Duan të ushtrojnë sa më shumë presion ndaj Serbisë që ta njohë Kosovën”, tha Vuçiq në përgjigje të një pyetjeje nëse Serbisë i kanoset ndonjë rrezik nga rajoni, duke iu referuar një donacioni të Gjermanisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Ai theksoi se kjo nuk do të ndodhë pavarësisht se sa presion do të ushtrohet mbi të. Presidenti serb kritikoi gjithashtu atë…
Ditën e sotme në media u raportua për një ngjarje të rëndë në Podujevë, ku një 30-vjeçare u gjet pa shenja jete. Sipas informacioneve, viktima është Saranda Azemi, 30 vjeçare. Burimet bëjnë të ditur se ekzistojnë dyshime se 30-vjeçarja ka konsumuar një substancë kimike (domestos), ndërsa rrethanat e plota të rastit ende nuk janë sqaruar. Familjarët tashmë kanë njoftuar edhe për ceremoninë e varrimit të saj. Sipas njoftimit mortor, Saranda Azemi u varros sot, e premte, në ora 18:30, në fshatin Turuçicë, në lagjen e Azemëve. “Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe të gjithë të afërmit se sot,…
Një e re nga diaspora, e ardhur nga Florida, është bërë pjesë e protestës së 76-të në Tiranë, duke shprehur shqetësimin për mungesën e mundësive dhe të ardhmes për të rinjtë në Shqipëri. Ajo tha se, pavarësisht largimit nga vendi, shqiptarët e diasporës nuk e harrojnë atdheun dhe duhet të kontribuojnë që Shqipëria të jetë një vend më i mirë. “Vij nga diaspora. Pavarësisht se jemi të ikur, atdheun nuk e harrojmë kurrë. Duhet të ndihmojmë që Shqipëria të jetë ashtu siç duhet të ishte”, u shpreh ajo. E reja tregoi se kishte përfunduar studimet për arkitekturë, por nuk kishte…
Është regjistruar rasti i dytë i vdekjes nga ethet e Nilit Perëndimor në vend. Bëhet fjalë për një 72-vjeçar nga Shkupi, i cili ishte i hospitalizuar në gjendje të rëndë. Infeksioni me virusin e Nilit Perëndimor ishte konfirmuar me analiza laboratorike. Pacienti kishte edhe inflamacion të rëndë të trurit dhe mbështjellësve të trurit. Pavarësisht trajtimit intensiv, gjendja e tij u përkeqësua dhe ai ndërroi jetë. Në Klinikën Infektive aktualisht janë të hospitalizuar 24 pacientë, prej të cilëve 19 janë raste të konfirmuara me analiza laboratorike. Pesë pacientë janë në ventilim mekanik. Ky është rasti i dytë i vdekjes nga virusi,…
Sot është një ditë e veçantë për çiftin Gimbo dhe Selin, pasi Gimbo feston ditëlindjen e tij të 26-të. Për ta bërë këtë ditë edhe më të paharrueshme, dyshja ka vendosur të udhëtojë larg Kosovës, drejt bregdetit, për të shijuar rrezet e diellit dhe relaksin buzë detit. Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, Selin ka ndarë me ndjekësit pamje nga festimi i tyre privat në plazh. Në njërën prej fotove, Gimbo shihet i buzëqeshur pranë një pjate me fruta të freskëta dhe një qiri ditëlindjeje, ndërsa Selin e ka uruar Gimbo-n me fjalët: “Duke festuar dashurinë dhe dashurinë time”. Përveç…
Zjarre katastrofike pyjore kanë përfshirë Dalmacinë, ndërsa situata më kritike është në afërsi të Omishit. Si pasojë e lëndimeve të pësuara nga zjarri i mbrëmshëm pranë Omishit, 36 persona kanë marrë ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike në Split, katërmbëdhjetë pacientë janë shtruar në spital, ndërsa të tjerët janë lëshuar për trajtim në shtëpi. Shtatë pacientë ndodhen në kujdes intensiv dhe jeta e tyre është në rrezik. Edhe tre pacientë të tjerë janë vendosur në kujdes intensiv, ndërsa pjesa tjetër po trajtohet në repartet e spitalit. Nënkryetari i Komunës së Omishit, Ivan Pivčević, deklaroi se dëmet janë të mëdha dhe se…
Irani tha sot se forcat e tij kanë interceptuar dhe shkatërruar një dron “MQ-9” të prodhuar nga SHBA-ja mbi provincën jugore të Hormozganit, transmeton Anadolu. MARKETING “Një dron MQ-9 u interceptua dhe u rrëzua mbi provincën e Hormozganit në Iran nga sistemi i ri i avancuar i mbrojtjes ajrore i IRGC-së”, njoftoi transmetuesi shtetëror Press TV. Duke cituar tre zyrtarë, “The Washington Post” raportoi të enjten se ushtria amerikane ka humbur të paktën 45 dronë “MQ-9 Reaper” ose afërsisht 25 për qind të flotës së saj, gjatë luftës së saj me Iranin. Sipas raportit, humbjet përfshijnë një avion të përdorur…

