Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Korçën ditën e djeshme, ku burri tentoi të djegë me benzinë bashkëshorten e tij pasi janë në proces divorci. Në reagimin e tij, Hoxha shprehet se ky veprim i autorit Bledar Trëndafili ndaj Melisës Trëndafili, është një akt i papranueshëm e që kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse. Ai shton se dhuna në familje nuk mund të injorohet dhe i bën apel të gjithë qytetarëve të denoncojnë çdo rast pa përjashtim. Hoxha gjithashtu shprehet se është i rëndësishëm sensibilizimi me autoritetet përkatëse. Reagimi i…
Author: almakos
Kevin Cungu, 22 vjeç, u arrestua ditën e sotme nga uniformat blu të Tiranës pasi akuzohet të ketë abuzuar seksualisht me një 15 vjeçare në banesën e tij. I riu nuk është një emër i padëgjuar më parë për policinë, pasi është një person me precedent të mëparshëm penal të rëndë. 22 vjeçari është autori i plagosjes së shtetasit Rexhep Xhekja. Ngjarja ka ndodhur më 11 shtator 2020. Arrestimi i tij për këtë ngjarje u bë në vitin 2021, nën akuzat “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtje pa leje”. Së fundmi Cungu kishte kaluar nën masën e…
Ligji për Gjuhë është në pritje për një vendim përfundimtar, kështu ka deklaruar kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski. I pyetur nga MIA se a do të arrijë Gjykata Kushtetuese të balancojë me mençuri pa i prishur marrëdhëniet politiko-etnike në vend, sidomos pas informimit të kryeministrit për sfida të mundshme të sigurisë këtë vjeshtë?, Kostadinovski tha:“Është një temë komplekse dhe e gjerë që përbëhet nga 13 nisma qytetare, parti politike, shoqata të ndryshme. Çështja është trajtuar nga disa gjyqtarë dhe unë jam kryetari i katërt i Gjykatës që do të kem mundësi ta prezantoj rastin në seancë. Për sa i…
Trupi Koordinues politik i koalicionit VLEN u mblodh sot në një takim pune ku u diskutuan disa çështje me rëndësi të veçantë për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në qendër të diskutimeve ishte interpelanca e parashtruar ndaj kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, dhe deklaratat e fundit të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe balansuesin.Pas diskutimeve të thelluara, Trupi Koordinues i VLEN-it, thuhet në komunikatë, arriti në këto dy konkluzione të rëndësishme:“1. Trupi Koordinues i VLEN-it e vlerëson interpelancën ndaj kryetarit të Kuvendit si një eksperiment politik…
Një vajzë 4 vjeçare është rrëzuar nga kati i tretë i shkallëve elektrike të një qendre tregtare në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në qendrën tregtare në rrugën “Murat Toptani”, rreth orës 11:15. Rrëzimi dyshohet të jetë bërë në mënyrë aksidentale. Sakaq, e mitura është dërguar menjëherë në spital, nën kujdesin e mjekëve. NJOFTIM Tiranë/Informacion paraprak Më datë 01.09.2024, rreth orës 11:15, në një qendër tregtare në rrugën “Murat Toptani”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në hapësirën midis shkallëve elektrike të katit të 3-të, një e mitur 4 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin…
Nesër fillon viti i ri shkollor 2024/25 për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Sipas të dhënave të MASH-it, viti i ri shkollor do të fillojë për 245 mijë nxënës në shkollat e mesme dhe fillore, që është për 17 mijë më pak në tetë vitet e fundit.Numri i filloristëve është ulur për 3 500.Fajin për këtë ministrja e hodhi tek qeverisja e kaluar dhe politikat e tyre, siç tha të gabuara.“Kjo është shkatërruese dhe zhgënjyese dhe është rezultat i politikave të këqija, jo vetëm në arsim, por në të gjitha segmentet shoqëror”, u shpreh ministrja e…
Policia e Shkodrës, në vijimësi të operacionit të koduar “Territori i pastër”, janë asgjësuar 3459 bimë narkotike dhe 8.256 kg kanabis në formë boçeje, për të cilat janë shpallur në kërkim dy persona, atë e bir. Lëndas narkotike është gjetur në Malësi të Madhe dhe në territoret e njësive administrative Pult, Shosh, Postribë dhe Shllak. Gjithashtu, gjatë kontrolleve në fshatin Kasnec, në oborrin e një banese janë gjetur dhe sekuestruar 8. 265 kg lëndë e thatë e dyshuar narkotike kanabis sattiva në formë boçeje. Vijon kërkimi për shtetasit N.Q., 66 vjeç dhe djalin e tij të mitur 17 vjeç. Njoftimi…
Një ngjarje e rëndë ka shënuar në Itali, ku një 71 vjeçar me origjinë shqiptare, ka goditur me thikë disa herë nusen e djalit të tij, duke i shkaktuar kështu asaj dëmtime të rënda në kokë dhe pjesë të tjera të trupit. Autori i kësaj ngjarje identifikohet si Luan Xaxhi. Fillimisht Xaxhi dhe vajza 28 vjeçe janë përfshirë në një debat të ashpër së bashku, e më pas 71 vjeçari ka marrë thikën në kuzhinë e ka sulmuar të renë. Fatmirësisht pavarësisht lëndimeve, vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Kanë qenë fqinjët të cilët kanë njoftuar policinë, pasi kanë dëgjuar…
Gazeta italiane ‘La Stampa’ ka shkruar një artikull në lidhje me kampet në Shëngjin dhe Gjadër, që pritet të hapen këtë muaj për të pritur emigratët e kapur në Mesdhe nga autoritetet e Italisë. Problem kryesor në lidhje me këto kampe, sipas gazetës, janë kanalizimit, kështu deri në rregullimin e problemit është parashikuar që gjithçka të derdhet në lumin Drin. “Për momentin është vendosur që gjithçka të hidhet në lumin Drin, sipas informacioneve. Emigrantët e parë mund të mbërrijnë këtu nga data 10 shtator deri në fund të muajit. Autoritetet po nxitojnë për t’i çuar atje”, thuhet në artikull. Për gazetën ka folur…
Policia Kufitare vijon me operacionin “Siguria Detare” përgjatë gjithë vijës bregdetare, teksa janë bllokuar 18 mjete lundruese nga Ksamili në Koman. Vetëm përgjatë kësaj jave, nga 18 mjete lundruese, 11 janë jet ski, 3 skafë, 3 gomone dhe 1 varkë metalike që kishte të instaluar motor uji. Nga Ksamili deri në Vlorë janë bllokuar 11 mjete lundruese, nga Durrësi në Shëngjin 5 mjete, ndërsa në Velipojë 1 mjet lundrues dhe 1 varkë metalike. Drejtuesit e 6 prej mjeteve të lundrimit janë ndëshkuar me gjobën në vlerë 100 000 lekë pasi kanë qarkulluar brenda perimetrit të sigurisë duke u rrezikuar kështu…
Në shtëpizën malore “Dare Xhambaz” në majën e Vodnos sot në mëngjes ka shpërthyer zjarr.Qendra për menaxhim me kriza informon se në terren janë dërguar ekipe të Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit. Më shumë detaje paralajmërojnë më vonë. MARKETING
Një 51 vjeçar është arrestuar në Elbasan ditën e sotme pasi ishte i shpallur në kërkim kombëtar nga Prokuroria e Posaçme. Në pranga është vënë shtetasi i identifikuar si Gentian Bako, 51 vjeç, banues në Elbasan. Bako akuzohet të ketë bashkëpunuar me dy punonjës të IMT Elbasan, në prill të vitit 2024, për marrje ryshfeti, lidhur me një objekt të ndërtuar pa lejen e posaçme. Urdhër ndalimi për 51 vjeçarin është dhënë me datë 29 gusht 2024. Ai akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar sipas nenit 244 i Kodit Penal të Republikës së…

