Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme (31 gusht) në qytetin e Korçës, ku 45-vjeçari, Bledar Trendafili, ka tentuar të djegë me benzinë bashkëshorten e tij, Melisa Trendafili me të cilën është në proces divorci dhe jetojnë të ndarë. Sipas policisë, 45-vjeçari i ka hedhur lëndën djegëse në trup gruas së tij, e ka ndezur dhe më pas është larguar me shpejtësi. Si pasojë, 31-vjeçarja ka pësuar djegie në trup dhe është dërguar në spital për të ndihmë mjekësore, ndërsa pritet që të niset drejt Tiranës, për trajtim me të specializuar. Policia e Korçës është vënë në ndjekje…
Author: almakos
Godinat e reja në lagjen “5 Maji” në Tiranë kanë përfunduar dhe shumë shpejt do të hidhet shorti për ndarjen e apartamenteve për 400 familje të prekura nga tërmeti i vitit 2019. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një inspektimi në godinën 12, vuri theksin te cilësia e lartë e punimeve me infrastrukturë moderne, me akses të garantuar në shërbime cilësore publike e private, dhe me parqe e mjedise sportive. “Është një ditë e bekuar për të gjithë ata qytetarë të duruar, të mirëkuptueshëm, që kanë pritur për banesat e tyre tek “5 Maji”. Edhe për mua ishte një habi…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se në vitin e ri shkollor 2024/2025, në shkollat e rregullta fillore do të punësohen mbi 1000 asistentë edukativ, të cilët do të ndihmojnë në përmirësimin e procesit arsimor të nxënësve me aftësi të kufizuara. Nga ministria informojnë se ata do t’i ndihmojnë ata edhe në kryerjen e përditshme të detyrave të tyre shkollore. Ndërkaq shtojnë se para punësimit të tyre, asistentët edukativ, do t’iu nënshtrohen edhe disa trajnimeve shtesë. “Asistentët edukativ punësohen përmes shkollave fillore me qendra burimore, sipas kërkesave të prindërve dhe kujdestarëve të nxënësve me aftësi të kufizuara. Deri më…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet në Pragë të Republikës Çeke për të marrë pjesë në forumin global të sigurisë, GLOBSEC 2024. Osmani e pyetur për raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së tha se për popullin dhe shtetin e Kosovës marrëdhëniet me SHBA-të janë më të rëndësishmet dhe ekzistenciale. Ajo tha në kohët më të errëta të Kosovës ishin SHBA-të që udhëhoqën botën demokratike për ta shpëtuar popullin e Kosovës. “Ky ishte themeli i marrëdhënieve që kemi ndërtuar në 25 vitet e fundit”, tha Osmani, gjersa shtoi se raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së datojnë shumë më herët. Ajo tutje…
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen si votues dhe të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Në një video të postuar në Facebook, Haradinaj i ka ftuar bashkatdhetarët e tij të votojnë për sigurinë e përjetshme të Kosovës. “Kosova i ka shpallur zgjedhjet,” tha Haradinaj. “Kosova me zgjedhjet mund të bëjë ndryshimin.” Haradinaj ka theksuar se AAK-ja po punon për të siguruar anëtarësimin e Kosovës në NATO. “Unë, Aleanca, koalicioni ynë që kam nderin ta drejtoj, po punojmë që Kosova të jetë e…
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në 24 orët e fundit në vend janë raportuar 24 vatra zjarri. Nga këto janë shuar 20, ndërsa 3 prej tyre janë nën monitorin, ndërkohë që njëri është ende aktiv. Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në bashkitë: Tiranë, Shijak, Krujë, Kavajë, Rrogozhinë, Lushnjë, Vlorë, Delvinë, Selenicë, Mallakastër, Finiq, Dropull, Vau Dejës, Shkodër, Pukë. Aktualisht, po punohet në: Qarkun e Kukësit: në fshatin Surroj, njësia administrative Surroj, bashkia Kukës, vatra e zjarrit është izoluar plotësisht. Punonjësit…
Një sherr masiv mes disa personave me origjinë shqiptare ka ndodhur në Selanik, nga raportohet se një prej tyre është plagosur me thikë. Mediat greke shkruajnë se autorët e kësaj ngjarje janë dy persona të moshës 34 dhe 36 vjeç, por identitetet e tyre nuk janë bërë publike. Ngjarja ndodhi në Xirokrini, në pjesën perëndimore të Selanikut. Pas ngjarjes, 41-vjeçari është dërguar për mjekim në spitalin Papanikolaou. Ndaj autorëve kanë nisur hetimi, ndërsa njëri prej tyre, 36-vjeçari, ishte në pritje të një vendimi për trafik droge dhe hyrje të paligjshme në shtetin grek.
Më 30.08.2024 në ora 22:10 në Shkup, në zonën e Qendrës, nga njësiti policor për intervenim në SPB Shkup, u privua nga liria L.J (19) nga Shkupi të cilit i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës. Me datë 30.08.2024 në ora 21:00 në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, zyrtarët policorë të Njësisë së Ndërhyrjes së Policisë në SPB Shkup e kanë arrestuar K.Sh (28) nga Belgjika për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës. Me datë 30.08.2024…
Një aksident është shënuar në Shkodër ditën e sotme, ku një automjet që drejtohej nga një shtetas italian ka përplasur një të moshuar. I lënduar ka mbetur shtetasi N.N., 68 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20 në vendin e quajtur “Shtoj i Ri”. Fatmirësisht 68 vjeçari ka mbetur lehtë i dëmtuar e aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore. Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. NJOFTIM Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 13:20, në vendin e quajtur “Shtoj i Ri”, automjeti me drejtues shtetasin italian…
Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 13:20, në vendin e quajtur “Shtoj i Ri”, automjeti me drejtues shtetasin italian J. M., 30 vjeç, ka përplasur shtetasin N. N., 68 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi N. N., i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“Nevojitet unifikimi i partive socialdemokrate dhe një strategji për një qasje të re që do t’i përgjigjet me sukses ndryshimeve që ndodhin në vendet evropiane. Socialdemokratët janë të detyruar të mbrojnë vlerat demokratike dhe të ofrojnë një strategji të qartë për zgjidhjen e problemeve thelbësore me të cilat ballafaqohen qytetarët. Prioriteti kryesor në programin tim si kryetar i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë është riafirmimi i vlerave të vërteta socialdemokrate dhe përshtatja e tyre me nevojat e kontekstit të sotëm socio-ekonomik, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në mbarë Evropën dhe më tej”, tha kryetari i LSDM-së Venko…
Një 48 vjeçar është arrestuar nga Policia e Beratit ditën e sotme, lidhur me atentatin e dështuar ndaj Altin Halilit në fshatin Dushnik të Beratit, pasditen e 26 gushtit. Në pranga ka rënë shtetasi I.T., 48 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka ndihmuar autorët të largohen nga vendngjarja ku u gjet automjeti i djegur, në fshatin Kozare. Ngjarja ndodhi pasditen e 26 gushtit, kur 48 vjeçari, Altin Halili u sulmua me armë zjarri nga një automjet që po lëvizte pranë tij. Automjeti u gjet në fshatin Kozare, por i shkrumbuar, me qëllim fshehjen e provave. Nga këtu më…

