Policia e Shtetit/Operacioni “Para drejtësisë”, ekstradohen në Turqi dhe në Itali, 3 shtetas të kërkuar ndërkombëtarisht. I ekstraduari në Turqi, i dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim, për 3 vepra penale. 2 të ekstraduarit në Itali, njëri i akuzuar për grabitje me armë, me pasojë, ndërsa tjetri i akuzuar për shfrytëzim për prostitucion dhe për kanosje. Si rezultat i koordinimit të punës dhe bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe strukturave homologe në Turqi dhe në Itali, u finalizuan procedurat për ekstradimin e 3 shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Konkretisht: -u ekstradua në Turqi, shtetasi turk Koray Anic, 36 vjeç,…
Author: almakos
Një aksident i rëndë është shënuar në Itali, nga një i ri me origjinë shqiptare, i moshës 24 vjeç, i cili ndodhej në gjendje të dehur . Për pasojë, ndërroi jetë partnerja e tij, Mariagrazia Bedin, 24 vjeç, me origjinë Sabaudia. Mediat italiane raportojnë se foshnja 6 muajsh që ndodhej në mjet me çiftin ka mbetur e lënduar, ndërsa dy fëmijët më të mëdhenj ndodheshin me gjyshërit e tyre, të cilët ishin me makinë, pas mjetit të 24-vjeçarit të identifikuar si Ali Hoxha. Në rrugën Sant’Anastasia, papritur Hoxha ka humbur kontrollin dhe makina ka dalë nga rruga, duke u përmbysur.…
Dita e parë e muajt shtator do të nisë me një “valë e të nxehtit”, duke mos lënë kështu pas ndjesinë e verës. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore. Në mesditë dhe pasdite përgjatë relieveve malore të vendit (kryesisht në juglindje) reshje lokale shiu. Temperaturat do të arrijnë deri në 37 gradë Celsius, kryesisht në Elbasan dhe Berat. Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi deri në 6m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 12m/sek.
Kanë mbetur edhe pak ditë që nxënësit e Kosovës t’i drejtohen dyerve të shkollave. Përgatitjet për mjete dhe libra shkollor kanë mbetur veprimet e fundit për tu kryer nga nxënës e prindër të tyre. Praktika e subvencionimit që këtë vit është hera e dytë që po ndodh vazhdon të mos i pëlqej disa prej prindërve të vendit. Trendelina Maloku nga Peja po thotë se ngarkesa që po krijohet nëpër librari në të kaluarën nuk ka ekzistuar. Në ndërkohë, përmend që Ministria nuk ka definuar akoma se cilat libra plotësisht i duhen. “Në ato libra çka ka njoftu ministria, na ka…
Aktiviteti i pesë institucioneve paralele serbe në veri të Mitrovicës është shuar, pas një aksioni të zhvilluar nga Policia e Kosovës të premten. Sipas policisë, në objektet e këtyre institucioneve janë zhvilluar aktivitete ilegale, derisa në të njëjtat u sekuestruan dokumente, fishekë, thika dhe një xhaketë e ushtrisë. Aksioni u mirëprit nga njohës të sigurisë, ndonëse të njëjtit kërkuan që ekzekutivi të koordinohet me aleatët ndërkombëtarë për veprime të tilla. Pesë institucioneve paralele serbe në Mitrovicë të veriut të premten i është vënë dryni, pas një aksioni të Policisë së Kosovës. Nga këto institucione të cilat nga ekzekutivi u tha…
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi këtë të shtunë në Korçë, ku një burrë dogji me benzinë ish-bashkëshorten. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo thotë se mjeket e shërbimit të Djegie-Plastikës në QSUNT po bëjnë më të mirën e mundur për Melisa Trëndafilin. Sakaq, Koçiu inkurajon institucionet përgjegjëse për ndalimin dhe dënimin maksimal të Bledar Trëndafilit. Reagimi i Ministres se Shendetesise: Mjeket e shërbimit të Djegie-Plastikës në QSUNT po bëjnë më të mirën e mundur për Melisën, vajzën, nënën e dy femijëve të vegjël nga Korça, e cila u sulmua sot…
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka u kërcënua kreu i klubit të futbollit “Iliria”, djemtë e tij dhe disa persona të tjerë për shkak të detyrës. Në lidhje me ngjarjen u arrestuan pesë persona dhe u proceduan penalisht dy të tjerë. Duka, siç shihet në foto, ka zgjedhur që këtë fundjavë të ndjekë nga afër në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, ndeshjen ndërmjet Partizanit dhe Teutës. Sfida, vlen për javën e 3-të të kampionatit shqiptar.
Policia e Durrësit ka vënë në pranga pesë persona, në lidhje me kërcënimin që i është bërë presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka. Në foto janë katër nga pesë personat e arrestuar, mes tyre presidenti i Klubit “Iliria” dhe djemtë e tij. “…..pyte nonen e kalamajve tuj pyti fmijt e tuj a i kam bo un me qajt…“, ishte mesazhi kërcënues i dërguar në telefonin e Dukës, nga Nazmi Selmani, i cili u sigurua nga gazetari, Igli Celmeta. Presidenti i Klubit “Iliria” Djali i presidentit te klubit “Iliria”- Futbollist i klubit “Iliria” Djali i presidentit te klubit “Iliria”-…
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme (31 gusht), në fshatin Barçanj të Devollit. Një motomjet me drejtues një shtetas 30-vjeçar është përplasur me një automjet tip “Toyota” me drejtues një shtetas 72-vjeçar. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit, të cilët ndodhen në spital për mjekim, jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Devoll/ Informacion paraprak Rreth orës 18:50, në fshatin Barçanj, Devoll, motomjeti me drejtues shtetasin I. Sh., 30 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin A. K., 72 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Korçën pasditen e sotme (31 gusht), pasi Bledar Trëndafili ka tentuar të djegë me benzinë bashkëshorten e tij, Melisa Trendafili me të cilin ishin në një proces divorci. Në foto shikoni pikërisht çiftin, i cili prej kohësh jetonin të ndarë, por kjo si duket nuk e ka penguar 45-vjeçarin të bëhet xheloz dhe kjo dyshohet nga policia se ka qenë një motivi i kësaj ngjarjeje të rëndë. 31-vjeçarja e cila jetonte me të emën dhe dy fëmijët e saj të mitur 2 dhe 5-vjeç, ishte duke u kthyer nga puna, kur është ndaluar pranë…
Shkupjanëve u nevojitet zgjidhje e shpejtë për dalje nga kjo gjendje, e atë që e kërkon Arsovska, është proces i furnizimit të autobusëve që zgjat një deri një vit e gjysëm, thonë nga Qeveria në përgjigje të letrës së hapur që e ka dërguar kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska deri te kryeministri Hristijan Mickoski. “Para se Danella Arsovska të ofrojë se paratë për autobusët e rinj do t’i vendos në llogari të posaçme, së pari le t’i paguajë këstet për autobusët që i ka furnizuar Shilegovi, që të mos ua paguajë Qeveria, siç ka paguar deri tani. E…
Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarje e rëndë në qytetin e Korçës, ku 45-vjeçari Bledar Trëndafili tentoi të djegë me benzinë gruan e tij Melisa Trëndafili me të cilën ishte në një proces divorci dhe jetonin të ndarë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 17:00 të pasdites së sotme (31 gusht), teksa 31-vjeçarja ka qenë duke u kthyer nga puna. Ajo është ndaluar nga Bledari pak metra larg banesës ku jetonte me nënë e saj dhe dy fëmijët e mitur 3 dhe 5 vjeç pas ndarjes me 45-vjeçarin dhe ky i fundit i ka hedhur në trup një…

