Pas deklaratës së Kasamit se ditëve në vijim priten veprime konkrete sa i përket kalimit të Limanit në VLEN, ky i fundit ka hedhur poshtë këto pretendime duke i cilësuar si spekulime.
Reagimi i plotë i kryetarit të Gostivarit, Valbon Limani:
Bashkëpunimi dhe respekti me të gjithë kolegët që bartin të njëjtin funksion do të jenë gjithmonë në nivelin e duhur.
Sa u përket çështjeve të tjera, përveç bisedave kolegiale që lidhen me bashkëpunimin ndërkomunal, në kuadër të Rajonit të Pollogut apo programeve qeveritare, nuk ka asnjë lloj bisede apo negocimi tjetër në vazhdim.
Jam anëtar i Aleancës për Shqiptarët, e cila mbetet parti autonome, dhe nuk ekziston asnjë zhvillim që do të sugjeronte bisedime apo rikonfigurime të skenës politike.
Në të njëjtën kohë, vazhdojmë përgatitjet për Kongresin e Aleancës për Shqiptarët, i cili do të mbahet së shpejti.
Fokusi im mbetet në mbarëvajtjen e punëve në Komunën e Gostivarit, realizimin e projekteve dhe shërbimin ndaj qytetarëve, larg spekulimeve mediatike që nuk kanë mbështetje në fakte.
The post Limani demanton Kasamin: Jam anëtar i ASH-së parti autonome, larg spekulimeve appeared first on TV-SHENJA.


