Sot fillon viti i ri akademik 2024/25 për 245 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme. Viti akademik do të zgjasë deri më 10 qershor për të gjithë nxënësit, me përjashtim të nxënësve të viteve të fundit të arsimit të mesëm, të cilët do të kenë mësim deri më 16 maj. Mësimi fillon me prezencë fizike dhe mësimi online do të jetë i disponueshëm vetëm për nxënësit e disa shkollave ku rikonstruksioni ose prokurimi i pajisjeve, si tavolina dhe karrige për nxënësit, nuk ka përfunduar në kohë. Mësimi me një ndërrim do të zhvillohet në 140 shkolla, ndërsa autoritetet…
Author: almakos
Familjet Sekiraqa dhe Capat, të njohura edhe si grupe që janë në konflikt qe një kohë vazhduan ‘betejën’ të dielën mbrëma që përfundoi tragjikisht. Një konflikt me armë mes tyre në lagjen Aktash në Prishtinë la të vdekur një person dhe pesë të tjerë u plagosën. Policia akoma s’ka dalë me një konfirmim zyrtar, ndërsa Sinjali sjellë të gjitha detajet që dihen deri më tani. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se personi që mbeti i vrarë, bazuar në informacionet që posedojnë organet e rendit dyshohet se është Premtim Gashi. Konfirmimi i identitetit nuk është bërë mbrëmë…
Janë publikuar pamjet nga momenti i sulmit me armë në Prishtinë, ku mbeti i vrarë një person ndërsa 5 të tjerë të plagosur. [embedded content] Nga videoja që është publikuar nga mediat kosovare, dëgjohen momentet e lëshimit të breshërisë së automatikut, teksa shihen dy persona të shtrirë në tokë. Konflikti dyshohet se lidhet me problemet që familja Sekiraqa ka pasur në vazhdimësi me familjen Capat në Prishtinë, të cilëve iu plagos një familjar para disa muajsh. Raportohet se i vrari ka mbetur Premtim Gashi nga fisi i Capave. Mësohet se tashmë i ndjeri, ishte anëtar me shumë ndikim brenda grupit.…
Një ngjarje rëndë është parandaluar sot në Maliq të Korçës, ku një grua është dhunuar për motive xhelozie nga bashkëshorti i saj dhe vjehrri. Sipas informacioneve, 31-vjeçari ka goditur me grushte bashkëshorten e tij për motive xhelozie, duke i shkaktuar asaj dëmtime në fytyrë. Në këtë konflikt të rëndë raportohet se është përfshirë edhe babai 31-vjeçarit, duke e dhunuar nusen së bashku me të birin. Por falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë, e cila është lajmëruar nga fqinjët, e reja është hequr nga duart e bashkëshortit dhe vjehrrit të saj duke parandaluar përshkallëzimin e situatës që mund të çonte në një ngjarje…
Ish-ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri ka reaguar duke publikuar kopertinën e librit të historisë, ndërkohë që pyeti “A jeni dakord që fëmija juaj të fillojë nesër mësimin me këtë kopertinë?”. Shaqiri tha se, libri me të cilin do të mësojnë nxënësit, vjen që siç thotë, hoqi nga përdorimi librin e mëparshëm për shkak të përmbajtjes së tij ofenduese. “A jeni dakord që fëmija juaj të fillojë nesër mësimin me këtë kopertinë?Servilat ndoshta po, por prindërit që duan një edukim të drejtë për fëmijët e tyre duhet ta mendojnë dy herë. Kujtojmë se ky libër vjen pasi që si ministër hoqa…
Një operacion antidrogë është zhvilluar në provincën e Fermos nga policia italiane, ku u arrestuan dhjetë persona me origjinë shqiptare, marokene dhe algjeriane. Mësohet se të arrestuarit akuzoheshin për trafikim të lëndëve narkotike, veçanërisht kokainës dhe në një masë më të vogël, hashashit. Hetimet lidhur me grupin në fjalë mësohet se kanë nisur në dimrin e vitit 2022, të cilat i lejuan hetuesit të identifikonin një shoqatë kriminale të përfshirë në mënyrë aktive në trafikimin dhe tregtimin e sasive të mëdha të kokainës. Të akuzuarit, të dyshuar anëtarë të një organizate të përbërë nga të paktën 18 individë banues në…
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti ndërmjet dy veturave dhe një motoçiklete. Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në rrugën “Nazmi Gashi” në Komoran, ka njoftuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti. “Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një motoçikletë dhe dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti, i cili nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave…
Ditën e premte, në afërsi të qytetit Siegen, një grua me origjinë gjermane, sipas të gjitha gjasave me probleme psikike, ka sulmuar njerëzit në autobus me thikë dhe ka plagosur gjashtë persona, dy prej tyre ende janë në rrezik për jetën. Tragjedia, sipas fjalëve të kryebashkiakut Meus, mund të kishte qenë tragjedi edhe më e madhe. “Por tri gra me sfond migrantësh e kanë ndalur sulmuesen dhe e kanë evituar një tragjedi me përmasa më të mëdha”, thotë kryebashkiaku. Gratë shqiptare shmangin një tragjedi me më shumë pasoja Deutsche Welle merr vesh se këto gra që kanë evituar një tragjedi shumë më të madhe…
Viti i ri shkollor do të nisë me 17 000 nxënës më pak. Kjo ulje e numrit të nxënësve është për tetë vitet e kaluara. Kurse numri i përgjithshëm i nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme që të hënën kthehen ne banka shkollore është 245 000 nxënës. Edhe numri i filloristëve është ulur për 3 500. Fajin për këtë ministrja e hodhi tek qeverisja e kaluar dhe politikat e tyre, siç tha të gabuara. Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës “Kjo është shkatërruese dhe zhgënjyese dhe është rezultat i politikave të këqija, jo vetëm në arsim, por në…
Arsyetimet se nuk ka para në buxhet për rritjen e pagave të mësimdhënësve janë të pa pranueshme. Kështu u shpreh kryetari i LSDM-së Venko Filipçe, në tubimin e mësimdhënësve të organizuar nga LSDM. Nëse LSDM do të ishte në pushtet tha Filipçe, do të kishte para edhe për mësuesit dhe do të respektoheshin të gjitha marrëveshjet kolektive. Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së “Askush nuk beson se nuk ka para për rritjen e pagave të mësimdhënësve për 12%. E shohim se ka para për 4 ministri të reja dhe për një ushtri të tërë të punësimeve partiake, ka para për luks…
Një zjarr ka rënë pasditen e sotme te Bulevardi i Ri në Tiranë, ku flakët kanë përfshirë një zonë me shkurre. Siç shihet edhe në foto, re të mëdha tymi kanë mbuluar zonën përreth. Ndërkohë, zjarrfikëset janë në vendngjarje dhe flakët janë vendosur nën kontroll, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
LSDM-ja nesër do të ketë koordinim me grupin parlamentar në të cilën do të marrë qëndrim për interpelancën e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi. Siç deklaroi sot lideri i LSMD-së, Venko Filipçe, koordinimi duhet të mbahet rreth orës 10.“Do të lejoni që ky të mos jetë qëndrimi im personal, por i grupit parlamentar, ka theksuar Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas takimit të organizuar nga partia e tij për ngritjen e pagave të mësimdhënësve. Kuvendi më 3 shtator e caktoi seancën në rendin e ditës të së cilës është interpelanca e Gashit, e dorëzuar nga deputetët e të…

