Author: almakos

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali në fjalimin përshëndetës në çeljen sesionit të ri parlamentar, i është drejtuar opozitës, duke thënë se “mungesa juaj e kontrollit ka sjellë vjeljen e tolerancës tonë”, ndërsa theksoi se rast pas rasti, të dyja bashkë kanë shkaktuar cenim të cilësisë së parlamentit. Spiropali gjithashtu u shpreh se qasja tjetër në ballafaqimin mes opozitës dhe mazhorancës do kishte sjellë një vlerë tjetër, por theksoi se nuk beson që do të ndodhë dhe shtoi se do të bëhen dëshmitarë të mendësisë së vjetër. “Shpesh jemi sjellë si shkak dhe pasojë e njëri-tjetrit, ku mungesa juaj e kontrollit…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka çelur sesionin e ri parlamentar. “Të nderuar kolegë deputetë, sot hapin sesionin e shtatë të legjislaturës së dhjetë dhe me rastin e hapjes, uroj të kemi një sesion sa më të suksesshëm. Ftoj të gjithë kolegët deputetë të ngrihen në këmbë për të respektuar himin kombëtar. Sot në rend të ditës kemi hapjen e punimeve të Në këtë ditë të hapjes, President i republikës, ka dërguar një mesazh që është bërë public dhe u është vënë në dispozicion deputetëve. E falënderojmë presidentin për mesazhin dhe e garantojmë se Kuvendi do ta kryejë detyrën në…

Lexo më Shumë

Të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, u kthyen në bankat shkollore. Fëmijët të shoqëruar nga prindërit dhe familjarët, u shoqëruan në shkollë, për t’u njoftuar me shokët dhe mësuesit e rinj. Në këtë vit shkollor, ashtu sikur edhe vitet e fundit, shqetësuese është ulja e numrit të nxënësve. Statistikat e Qendrës për Komunikime Civile thonë se për vetëm 10 vjet, numri i nxënësve të shkollave të mesme është ulur për 20%, kurse i nxënësve të shkollave fillore 5%. Në 90% të komunave ka ulje të numri të nxënsve të shkollave të mesme, përfshirë edhe Qytetin e  Shkupit.…

Lexo më Shumë

Pesë të plagosurit nga armë të zjarrit në Aktash, janë duke u trajtuar në emergjencën e Prishtinës. Tre nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë. Rastin e konfirmoi drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla. “Pesë të plagosurit janë duke u trajtuar, tre janë në gjendje të rëndë”, tha Syla. Kurse, nga të shtënat me armë një person ka vdekur. Sipas televiziont “ATV”, gazetarja rrefen se familja “Capat” tenton te hyje ne QKUK ku po trajtohen familja “Sekiraqa”./InfoKosova/ Shiko videon: [embedded content]

Lexo më Shumë

Premtim Gashi është viktima e një përleshje masive mes dy grupeve në Prishtinë mbrëmjen e kaluar. I riu nuk mbijetoi plagët e marra nga konflikti mes “Capave” dhe Sekiraqëve. I riu që mbeti i vrarë nuk është person i panjohur për autoritetet e Kosovës. Gashi ishte pjesë e grupit të njohur si “Capat” dhe me një ndikim të madh tek ta. Të dyja familjet kanë pasur probleme dhe në të shkuarën, ku janë përfshirë dhe përdorimi i armëve të zjarrit. Pajtim Gashi, një anëtar tjetër i familjes së ‘Capave’, ishte plagosur në mars të këtij viti nga Shkumbin Sekiraqa, djali…

Lexo më Shumë

 Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij nga Forumi Strategjik i Bledit në Slloveni ku po diskutohet zgjerimi i Bashkimi Evropian dhe sfidat e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Rama është shprehur se “puna e zellshme e Putinit për të pushtuar një vend, ka ndihmuar BE të kuptoj që jeton në një botë paralele”. Kreu i qeverisë është shprehur shpresëplotë sa i përket integrimit në BE, duke shtuar më tej se duhet të punojmë që të jemi të gatshëm të futemi në hapësirat e ndryshme më BE, që përpara planit të rrijtjes, ishte diçka e palejuar. Më tej kryeministri nuk ka…

Lexo më Shumë

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut nesër do të diksutojnë për interpelancën ndaj kryeparlamentarit Afrim Gashi, e cila është pika e parë e seancës parlamentare të së martës. Partitë e pushtetit thonë se, nuk ka bazë për interpelancë dhe se, nuk janë bërë shkeljet e vendosura në arsyetimin për atë. Madje, kryeministri Hristijan Mickoski e ka quajtur atë marrëzi, duke paralajmëruar se koalicioni që ai udhëheq, nuk do ta mbështesë. Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së “Kjo është papjekuri, do të thosha marrëzi e koalicionit LSDM, BDI dhe “E Majta” dhe se absolutisht nuk ka bazë për interpelancë ndaj kryeparlamentarit…

Lexo më Shumë

Helikopteri Cougar dhe rreth 60 efektivë të Forcave të Armatosura u janë bashkuar përpjekjeve për shuarjen e vatrave të zjarrit që po zhvillohet në një sipërfaqe me pishë e shkurre, në njësitë administrative Fan dhe Orosh të bashkisë Mirditë. Së bashku me punonjës të strukturave vendore, mjete zjarrfikëse, forcat operacionale e kanë përqendruar punën në mbajtjen e zjarrit larg banesave në fshatrat Xhuxhë, Shëngjin e Petoq, të njësisë administrative Fan, në rrugën që shkon në Shëngjin. Në ndihmë të këtyre forcave janë edhe zjarrfikës nga bashkitë e Tiranës e Kamzës me mjetet e tyre. Të tjera forca janë duke  punuar…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot ka zhvilluar takim pune me drejtorin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Haluk Gjorgjun. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të lartë të kompanive nga industria e mbrojtjes së Turqisë. Në takim, delegacioni turk prezantoi kapacitetet dhe mundësitë që ofron industria turke e mbrojtjes si lider në rajon, në drejtim të pajisjes dhe rritjes së kapaciteteve të ministrisë në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar transnacional dhe migracionit të paligjshëm.“Turqia është një nga partnerët tanë më të afërt, ne jemi bashkë në NATO, dhe marrëdhënia jonë e ndërsjellë miqësore dhe…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj niset sot për një vizitë zyrtare në vendet  baltike: Letoni, Estoni dhe Lituani. Kreu i Shtetit do të takohet me homologët e tij në këto shtete, kryeministrat, si dhe kryetarët e parlamenteve. Në fokus të bisedave do të jetë intensifikimi i marrëdhënieve me secilin nga këto shtete si aleatë në NATO,  integrimin e Shqipërisë në BE, proceset  integruese euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor, roli i aktorëve të tretë etj.

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Zijadin Selës, kanë reaguar në lidhje me interpelancën e parashtruar nga Levica, për kryetari e Kuvendit, Afrim Gashi.Nga kjo parti shprehen se ata asnjëherë nuk janë në linjë me ata që duan të zhbëjnë ekzistencën kombëtare shqiptare.“Ne kurrë s’kemi qenë në një linjë me ata që duan të zhbëjnë ekzistencën kombëtare shqiptare, fatkeqësisht të tillët sot flasin në të dy gjuhët në Maqedoninë e Veriut. Apasievat dhe të ngjashmit e tyre tek ne do të gjejnë vetëm kundërshtarin dhe asnjëherë aleatin. Nga ana tjetër, Aleanca për Shqiptarët nuk do ta shndërrojë në normë morale pabesinë…

Lexo më Shumë

Shtatori është koha e përkryer për të përjetuar një pushim relaksues dhe të mbushur me argëtim në Prestige Resort, një nga destinacionet më të lakmuara të Shqipërisë. Gjatë këtij muaji, resorti ofron paketa speciale për akomodimin dhe hyrjen në Aquapark, duke garantuar një eksperiencë të paharrueshme për të gjithë familjen. Fotografitë mahnitëse të ambienteve të resortit, që shoqërojnë këtë artikull, japin vetëm një shije të asaj që mund të përjetoni në Prestige Resort. Nga shëtitjet në kopshtet e gjelbëruara deri tek relaksi pranë pishinave, çdo moment këtu është një ftesë për të shijuar një pushim të merituar. Gjatë shtatorit, Prestige…

Lexo më Shumë