Aleanca për Shqiptarët, krahu i Zijadin Selës, kanë reaguar në lidhje me interpelancën e parashtruar nga Levica, për kryetari e Kuvendit, Afrim Gashi.
Nga kjo parti shprehen se ata asnjëherë nuk janë në linjë me ata që duan të zhbëjnë ekzistencën kombëtare shqiptare.
“Ne kurrë s’kemi qenë në një linjë me ata që duan të zhbëjnë ekzistencën kombëtare shqiptare, fatkeqësisht të tillët sot flasin në të dy gjuhët në Maqedoninë e Veriut. Apasievat dhe të ngjashmit e tyre tek ne do të gjejnë vetëm kundërshtarin dhe asnjëherë aleatin. Nga ana tjetër, Aleanca për Shqiptarët nuk do ta shndërrojë në normë morale pabesinë dhe tradhtinë duke i dalë në mbrojtje të njëjtës. Afrim Gashi me klikën e tij është personifikim i pabesisë dhe dëshirës për pushtet, duke shkelur mbi gjithçka, edhe mbi verdiktin e shqiptarëve dhe ardhmërisë së tyre. Të tillët si Gashi, Kasami, Mexhiti dhe vlera e shtuar e kësaj pabesie, Taravari, tek ne do të gjejnë vetëm përbuzje dhe injorim”, thuhet në reagimin e ASH-së.
Data 06.09.2026
Aktuale
- Afrona paralajmëron momentin e madh, nis numërimin mbrapsht
- “Hajde ikim se na q*** nanën”/ Shqiptarët hyjnë në shtëpinë e influenceres së njohur spanjolle. “Viktima” i kupton dhe…
- Kryetarja i GJNP-së, Akane, zotohet të vazhdojë punën pavarësisht sanksioneve të SHBA-së
- Konflikti te hotel “Regina Palm” në Vlorë/ Detyrim paraqitje për Luan Muçën, në qeli pronari i “SWAT Security” – lirohet njeriu i Vasil Bedinajt që shtiu me armë
- (VIDEO) Limani dhe Shabani në VLEN, bisedime apo spekulime, Kasami pohon, ata mohojnë
- Adidas përballet me thirrje për bojkot pas përfshirjes së ish-ushtarit izraelit në fushatën “Një Këpucë”
- (VIDEO) LSDM: 4 miliardë euro borxh i ri, qytetarët me xhepa bosh
- (VIDEO) Arrestohet shoferi i Qeverisë, u kap me 500 euro të shënuara



