Janë publikuar pamje të reja nga gjuajtja me armë zjarri që u regjistrua sot rreth orës 14 e 30 minuta në lagjen “Aktash” të kryeqytetit. Një person i armatosur i është afruar shoferit të “Extreme Pizza”-s duke e kërcënuar me armë zjarri, madje në një moment dëgjohen edhe të shtëna me armë. IndeksOnline ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, vetëm pak metra larg nga aty ky të dielën u vra një person dhe u plagosen pesë të tjerë. Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin./IndeksOnline/ Shiko videon: [embedded content]
Author: almakos
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme ku një 18 vjeçar mësohet se është mbytur në lumin Buna. Sipas informacioneve paraprake mësohet se i riu me iniciale R.D është futur për tu larë dhe më pas dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit e si pasojë është mbytur. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në bashkëpunim me banorët e zonës kanë kërkuar përgjatë rrjedhës së lumit, ku kanë gjetur trupit e pajetë të 18-vjeçarit. Njoftimi: Rreth orës 14:30, në fshatin Obot, është futur për t’u larë në lumin Buna, shtetasi…
Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski deklaroi se momentalisht situata e sigurisë në vend nuk është e kërcënuar në atë masë sa të ketë nevojë për mbledhjen e këshillit të sigurisë. Ai tha se Ministria e Punëve të Brendshme do t’i përgjigjet çdo sfide që do t’i paraqitet në kuadër të kompetencave të saj. PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME “Ministria e Brendshme do t’i përgjigjet çdo sfide të vetme që do t’i vihet në kuadër të kompetencave të saj. Ne kemi treguar deri tani se mund t’i përballojmë të gjitha sfidat dhe t’i zgjidhim ato në përputhje…
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i ditës së sotme, ku Kastriot Elezi 45 vjeç mësohet se ka qenë shënjestra, por aksidentalisht ka mbetur i plagosur edhe 22-vjeçarin Ronaldo Metushi. 22-vjeçari Ronaldo Metushi të cilin e kanë kapur plumbat aksidentalisht, ka qenë kamarier në lokalin ku ka ndodhur ngjarja. Burime bëjnë me dije se 45-vjeçari është një emër i njohur për policinë. Ai ka qenë i dënuar për trafik narkotikësh në Itali. Vetëm pak muaj ka që ka ardhur në Shqipëri, pasi ka qenë ekstraduar në Itali. Pasi ka mbaruar dënimin është rikthyer në Shqipëri. LEXO EDHE: Detaje…
“Më pak shpenzime, më shumë për ju – është masa që sollëm sot në Qeveri. Konkretisht, Qeveria ka marrë vendim për të ndihmuar të gjitha familjet që kanë nxënës për të ulur kostot e blerjes së mjeteve shkollore. Kjo masë ka për qëllim drejtpërdrejt përmirësimin e standardit jetësor dhe gjendjes ekonomike të mijëra familjeve”. Kështu thonë nga Qeveria e RMV-së, duke njoftuar se kanë sjellë masë për kufizimin e marzhës së tregtare për materialet shkollore.“Ky vendim kufizon tregtinë më të lartë dmth. marzhi i fitimit për pajisjet shkollore, si fletore, çanta shpine, shkumësa me ngjyra, plastelinë, jastëkë, stilolapsa me majë,…
Kastriot Elezi 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi 22 vjeç, janë dy personat që mbetën të plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në zonën e Don Bosko, në afërsi të OSHEE. Mësohet se ata ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
Enti Shtetëror i Statistikave në Maqedoninë e Veriut në raportin për tremujorin e dytë të vitit 2024, ka raportuar 9 726 vende të lira pune. “Në tremujorin e dytë të vitit 2024, shkalla e vendeve të lira të punës është 1.95 %. Shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës ka nga 3.68 % në sektorin I – Akomodimi dhe shërbimi ushqimor, derisa shkallën më të ulët e ka sektori О – Administrim publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm i cili është 0.00 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave. Më së shumti vende të lira pune ka…
Deputeti Talat Xhaferi, në fjalimin e tij, tha se ata nuk do të votojnë interpelancën e parashtruar nga Levica, për kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi.“Edhe personalisht, por edhe grupi parlamentar i Frontit Evropian nuk do ta mbështes interpelancën për faktin që konstatojmë dhe të mendimit jemi se motivacioni për këtë interpelancë nuk ka të bëjë me punën e kryetarit, por ka të bëjë me përkatësinë etnike të tij dhe në fakt qëndrimet e qarta të përfaqësueseve të së Majtës në kontinuitet edhe në publik, por edhe këtu në Kuvend, korrespodojnë me atë që kemi konstatuar. Por, s’do mend që kemi…
Ministri i Punëve të Jashtme të Türkiye, Hakan Fidan, pritet që nesër përsëri të vjen në Shkup. Burime brenda qeveritare që i ka siguruar TV Shenja, thonë që delegacioni turk i kryesuar nga Hakan Fidan, gjatë vizitës së tij dyditore në vendin tonë, pritet që të realizoj takime zyrtare me përfaqësues të lartë shtetëror. Kështu, parashihet që Ministri i Jashtëm Turk, të realizon takim dypalësh me homologun e tij, Timço Mucunski, kryeministrin e vendit, Hristijan Mickoski, kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi dhe përfaqësues të sektorit civil. Në takimet dypalëshe mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë, po ashtu do…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në fjalimin e tij, para fillimit të interpelancës, tha se çdo bartës i funksionit shtetëror duhet të jetë i mësuar të jep llogari për veprimet e tij.Gashi tha se interpelanca e parashtruar nga Levica, është plot me albanoafobi, me islamofobi, me plotë akuza të pabaza.“Kjo i ngjan jo vetëm albanofobisë, por është më shumë se kaq. Kush e ka legjitimitetin në vendin tonë të gjykojë se një pjesëtar i një bashkësie etnike guxon ose nuk guxon të jetë kryetar i Kuvendit vetëm për shkak të përkatësisë së tij etnike? Nga vjen kjo urrejtje ndaj shqiptarëve…
Deputetja e Frontit Evropian, Ilire Dauti, tha se ata nuk bëhen pjesë e skenarëve të VMRO-DPMNE-së, që i bën vazhdimisht në bashkëpunim me bashkëpunëtorët e vet, e që sipas saj, kësaj here po e bën me Levicën.“Ne padyshim që nuk dot ë votojmë këtë interpelancë dhe kjo është e tëra që mund t’ju vijmë në ndihmë z.Gashit dhe shokëve të tij, për faktin se pjesën tjetër do të duhet ta bëjnë vet. Ata vet kanë pranuar të luajnë rolin që ua caktoj Mickoski dhe nuk e pranuan rolin që nga zgjedhjet e fundit parlamentare ua caktuan qytetarë”, tha deputetja Dauti,…
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot ka folur për incidentin në Aeroportin e Shkupit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ai tha se çdo njeri ka të drejtë të veproj ashtu siç vlerëson se duhet të sillet apo nuk duhej të sillej, duke shtuar se personi është suspenduar dhe MPB ka parashtruar kallëzim penal. “Çdo njeri ka të drejtë të veprojë ashtu siç ka vlerësuar se duhet të sillet apo nuk duhej të sillej. Secili ka të drejtë të gabojë, por sistemi nuk duhet të gabojë. Në këtë rast sistemi ka dëshmuar se funksionon, për fat të mirë.…

