Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme ku një 18 vjeçar mësohet se është mbytur në lumin Buna.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se i riu me iniciale R.D është futur për tu larë dhe më pas dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit e si pasojë është mbytur.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në bashkëpunim me banorët e zonës kanë kërkuar përgjatë rrjedhës së lumit, ku kanë gjetur trupit e pajetë të 18-vjeçarit.
Njoftimi:
Rreth orës 14:30, në fshatin Obot, është futur për t’u larë në lumin Buna, shtetasi R. D., 18 vjeç, të cilin dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit dhe si pasojë është mbytur.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në bashkëpunim me banorët e zonës kanë kërkuar përgjatë rrjedhës së lumit, ku kanë gjetur trupit e pajetë të 18-vjeçarit.
Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.



