Author: almakos

Mosrealizimi i programeve të investimeve publike po shndërrohet në një “pandemi”. Të dhënat zyrtare tregojnë se edhe pushteti vendor kishte ritme shumë të ulëta të realizimit të fondeve për investime në 5 mujorin e parë, ndonëse nevojat e komuniteteve lokale janë të mëdha sidomos në infrastrukturë. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se gjatë 5 mujorit 2024 shpenzimet për investime janë realizuar në masën 4,2 miliardë lekë më një rënie prej 16 për qind se e njëjta përudhe e vitit 2023, teksa shihet se shpenzimet ndaj personelit u rriten me tej. Të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë janar-maj 2024…

Lexo më Shumë

Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut është hapur zyra ASELSAN Balkans e kompanisë turke të industrisë së mbrojtjes, raporton Anadolu. Në ceremoninë e hapjes morën pjesë zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut, Azim Nuredin, Kryetari i Industrisë turke të Mbrojtjes, Haluk Görgün, Drejtori i Përgjithshëm i ASELSAN-it, Ahmet Akyol, ambasadori turk në Shkup, Fatih Ulusoy, përfaqësues të institucioneve turke në vend dhe të ftuar të tjerë. Pas prerjes së shiritit nga anëtarët e protokollit, të ftuarit u njoftuan për zyrën e ASELSAN Balkans. Kryetari i Industrisë turke të Mbrojtjes, Haluk Görgün, në fjalën e tij për…

Lexo më Shumë

Pas dështimit të interpelancës kundër kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, I njejti ka reaguar në rrjetin social facebook.Gashi shkruan se edhe njëherë ngadhënjeu arsyeja mbi paragjykimin dhe propagandën.“Edhe njëherë ngadhënjeu arsyeja mbi paragjykimin dhe propagandën.I falënderoj të gjithë deputetët që sot morën pjesë në këtë interpelancë, që diskutuan e replikuan dhe ata që me votën e tyre të lirë dhe demokratike i dhanë përgjigje kësaj interpelance.I falënderoj nga zemra edhe të gjithë ata që sot e dhanë mbështetjen e tyre në çfarëdo forme.Vazhdojmë me përkushtimin e njëjtë ndaj detyrës!”, ka shkruar kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.Kujtojmë se Nga gjithsej 93…

Lexo më Shumë

Janë mbushur pesë vite nga dalja në tregun e markës A1 Maqedoni. Për të festuar në mënyrën më të mirë këtë ditëlindje nga A1, kanë njoftuar se kanë filluar me fushatën “Jeta është e mrekullueshme me ty” me çka ofron zbritje prej 50 për qind për pajisje të mençura, për të gjithë përdoruesit e rinj dhe ata ekzistues privat postpejd, që do të rinovojnë marrëveshjet e tyre.Drejtori ekzekutiv i A1 Maqedoni,Metodija Mirçev, është shprehur se në pesë vitet e kaluara ata kanë ndërtuar rrjetin më modern mobil dhe optic, duke perfeksionuar të gjitha shërbimet dhe provimet.“Pozita e liderit në treg…

Lexo më Shumë

Dështoi interpelanca e dorëzuar nw Kuvend nga grupi parlamentar i së Majtës e mbështetur edhe nga LSDM-ja në opozitë ndaj kryetarit të kuvendit. Në argumentimin për interpelancën thuhet, se kryeparlamentari Afrim Gashi ka punuar në mënyrë joprofesionale, antikushtetuese dhe ka lënduar laicitetin e shtetit, sepse ka lejuar kryerjen e riteve fetare në njërën nga seancat e komisionit. Përmendet edhe rasti i presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit dhe sipas partisë “LEVICA”, kryeparlamentari ka shkelur përdorimin e gjuhës maqedonase, sepse betimin që ka bërë, si president tashmë i zgjedhur, e ka thënë fillimisht në shqip dhe jo në…

Lexo më Shumë

Një turist italian ka humbur jetën ditën e sotme (3 gusht) në Vlorë. 41-vjëeçari dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa po notonte në plazhin e Delisufit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 41-vjeçarit. Njoftimi i policisë: Vlorë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 17:59, në plazhin e Delisufit, shtetasi italian F. S., 41 vjeç, banues në Itali, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë notit në det, dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni njofton se sot (03.09.2024) në Shkup, zyrtarët policorë të Njësisë së Policisë Intervenuese në SPB Shkup e kanë arrestuar K.B (33) nga Shkupi. Ai ishte dënuar me dy vite burgim për vepër penale të kryer nga neni 247 i Kodit Penal, ndërsa me urdhër qendror kërkohej nga Burgu i Idrizovës për arratisje nga burgu. “Po ashtu, sot (03.09.2024) rreth orës 13:25 në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup e kanë arrestuar D.G (27). Ai u dënua me një vit burg për vepër penale të kryer nga neni 215 i Kodit Penal dhe ishte në kërkim me urdhër qendror…

Lexo më Shumë

I ftuar në Forumin Strategjik të Bledit, Ministri për Evropën dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, mori pjesë  në panelin me temë “Evropa e plotë dhe e lirë: Një angazhim i ripërtërirë për sigurinë evropiane”.  Gjatë panelit Ministri Hasani parashtroi përparimin e rëndësishëm që ka bërë Shqipëria, në udhëtimin e saj drejt integrimit evropian, duke thënë se “është e rëndësishme të kuptohet se Shqipëria nuk ka bërë thjesht përparim; Shqipëria ka bërë një përparim të madh që është konkret, i matshëm dhe real, dhe pranohet si i tillë.” Gjithashtu, Ministri Hasani vuri në dukje  përkushtimin e palëkundur të…

Lexo më Shumë

Klevis Balliu u është bashkuar banorëve të Thumanës, të cilët po protestojnë për hyrje-dalje në autostradën Thumanë-Kashar. Balliu tha se kërkesa e banorëve është e thjeshtë, ata duan që të zbatohet projekti fillestar, ndërsa hodhi akuza ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, duke thënë se me urdhër të saj është vënë në funksion një projekt që nuk ekziston, me qëllim përfitimin e vlerave monetare. “Mendoj që është gjëja më minimale ti mbështesësh këta banorë. Koncensionari ka përfituar një projekt X dhe banorët kërkojnë zbatimin e tij. Koncensionari me urdhër të Ballukut po vë në funksion një projekt që…

Lexo më Shumë

[embedded content] Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Panorama Online, qytetarët po protestojnë në autostradë, ndërsa janë përplasur me forcat e policisë, pas kanë tentuar të bllokojnë qarkullimin rrugor. Ata kërkojë hyrje-dalje në këtë aks, pasi janë izoluar dhe i druhen frikës se bizneset e tyre do të falimentojnë. Banorët kanë kallëzuar në SPAK, zv/kryeministren njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës Belinda Balluku. Kujtojmë se dhe ditën e hënë (2 shtator) banorët protestuan në mënyrë paqësore para Kuvendit, duke parashtruar kërkesën e tyre dhe një zgjidhje.

Lexo më Shumë

Fotoja e mjetit të djegur që shihni më poshtë dyshohet se është e autorëve të plagosjes së dyfishtë në Don Bosko, ngjarje e ndodhur sot në drekë në afërsi të OSHEE. Golfi u gjet në Kamëz dhe rezulton se targat nuk i ka të vjedhura, mirëpo numri i shasisë nuk përputhet me mjetin origjinal. DINAMIKA E NGJARJES Kujtojmë se nga atentati në Don Bosko mbetën të lënduar 45-vjeçari Kastriot Elezaj dhe 22-vjeçari Ronaldo Metushi. Dy personat kanë qenë duke pirë kafe në verandën e një lokali, kur tre autorët janë shfaqur aty pranë me një makinë, kanë qëlluar pa dalë…

Lexo më Shumë

Një 19-vjeçar nga Fushë Kruja, teksa po eksploronte Alpet e Korabit është rrëzuar aksidentalisht dhe ka mbetur i lënduar. Për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur është kërkuar ndërhyrja e helikopterit, me qëllim ofrimin e ndihmës për shtetasin e dëmtuar. Pas dhënies së ndihmës së parë, 19-vjeçari, është transportuar me helikopter, drejt Spitalit të Traumës. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, i shkuan në ndihmë një 19-vjeçari, që u dëmtua gjatë eksplorimit të natyrës, në Alpet e Korabit. Sot, rreth orës 12:40, në Alpet e malit të Korabit, duke…

Lexo më Shumë