Kryeministri Hristijan Mickoski sot paralajmëroi se në seancën e ardhshme të qeverisë ose atë pas saj do të bëhen të ditur anëtarët e rinj të ekipit të RMV-së nga komisioni i përzier për çështje historike dhe arsimore ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë. “Këto ditë pres të takohem me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. Ai tani është jashtë shtetit, mendoj se dje ishte në Bled, sot në Beograd, dhe pastaj shkon në një vend tjetër. Kur ta takoj, do t’i specifikojmë. Ka disa ide, ka disa mendime. Mendoj se në seancën e ardhshme qeveritare apo pas asaj do…
Author: almakos
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka pritur sot një delegacion nga qeveria e Maqedonisë së Veriut. Ata konkluduan se do të fokusohen në realizimin e projekteve dhe nismave specifike me synim integrimin e mëtejshëm dhe përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe, të cilat, sipas tyre, do të ndihmojnë stabilitetin dhe prosperitetin rajonal. Delegacioni i Maqedonisë së Veriut përbëhej nga zëvendëskryeministri dhe ministri i marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve Ivan Stoilkoviq, zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit dhe lidhjeve Aleksandar Nikoloski dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timco Mucunski. Bërnabiq tha se Maqedonia e Veriut gjithmonë mund të llogarisë në…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se “nesër do të shkonte në Mitrovicë” nëse këtë do t’ia lejonin forcat shqiptare dhe ato ndërkombëtare. “Shkuarja atje nuk është çështje e zgjedhjes sime, por e vendimit të tyre”, tha ai dhe shtoi se do të shkonte jo vetëm në Mitrovicë, por edhe në të gjitha vendbanimet dhe fshatrat me serbë në Kosovë. Më tej, siç raportojnë mediat serbe, Vuçiq ka vazhduar me retorikën e tij duke thënë se “është shumë i pikëlluar dhe i pakënaqur për atë që po ndodh në Kosovë dhe për atë që po sheh se dikush…
Vajza e Enver Ballës, 62-vjeçarit, i cili u vra nga i biri në Shënavlash të Durrësit, ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në familjen e saj. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo thotë se ende nuk e ka kaluar humbjen e të emës. Teksa i referohet babait të saj “bush”, ajo lutet që të zgjidhet nga kjo ëndërr e keqe. “Zgjomë nga kjo ëndërr e zezë, o Zot. Unë akoma nuk kam kaluar humbjen e mamit. Tani ike edhe ti o bush. O bab të lutem o bab zgjomë nga ky makth”, shkruan vajza e…
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë në Durrës, ku djali Esmerald Balla 30 vjeç vrau babanë e tij, Enver Balla 62 vjeç. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton se policia ka marrë në pyetje gruan e 30-vjeçarit. Bashkëshortja e Esmerald Ballës ka thënë se paratë në kasafortë nuk i ka marrë burri i saj. “Paratë në kasafortë nuk i ka marrë burri im”, ka thënë ajo. Konflikti mes babait dhe djalit dyshohet se ka ardhur, për shkak të një shume parash prej 75 milionë lekë të vjetra. Ndërsa, viktima jetonte me gruan e dytë dhe me Esmeraldin…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përcjellë mesazhin e tij në mbledhjen e kryesisë. Në fjalimin e mbajtur ai tha se kemi hyrë në një vit elektoral dhe duhet të zgjidhim disa probleme madhore, duke u ndalur tek vota e lirë. Berisha: Sot, kryesia e PD mblidhet në një moment vendimtar në historinë e saj, mblidhet në një moment kur kjo kryesi duhet të marrë përsipër përgjegjësitë e rikthimit të votës së lirë të qytetarëve shqiptarë. PD në vitet e fundit, përjetoi një proces të rrallë, të vështirë, por ajo sot është në këmbë, është e fuqishme, është e…
Policia e Durrësit ka zbardhur dinamikën e krimit në familje, ku djali Esmerald Balla 30 vjeç vrau të atin Enver Balla 62 vjeç dhe më pas trupin e hodhi në një pus larg banesës. Për të fshehur krimin, djali vrasës në datën 13 gusht ka shkuar në polici dhe ka denoncuar se babai i tij është larguar nga banesa dhe kishte humbur kontaktet. Njoftimi i policise Kallëzoi në Polici se babai i tij ishte larguar nga banesa dhe se kishte humbur kontaktet me të, Policia, pas tri javësh hetime të thelluara dhe pas kërkimeve, zbardh ngjarjen dhe gjen trupin e…
Dy personat në foto janë Enver Balla 62 vjeç dhe djali i tij vrasës Esmerald Balla 34 vjeç. Ky i fundit, pasi vrau me armë gjahu të atin, e hodhi atë në pus dhe më pas shkoi në polici për ta denoncuar si të zhdukur. Enver Balla (viktima), Esmerald Balla (djali, autor i krimit) dhe banesa e tyre vijon
Zjarri i cili ka rënë para disa ditësh në territorin e Mariovës së Prilepit ka eskaluar gjatë ditës së djeshme, njoftoi drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave Stojançe Angellov. Ai tha se në një moment vija e zjarrit ishte më e gjatë se 20 kilometra. Siç informoi Angellov për këto arsye është takuar Shtabi i Krizave të Komunës së Prilepit dhe për ditën e sotme janë dakorduar më shumë masa dhe aktivitete. “Herët në mëngjes në vendin e zjarrit kanë arritur 25 pjesëtarë të njësisë speciale -tigrat, 70 pjesëtarë të ushtrisë, 40 punonjës të Pyjeve Kombëtare dhe më shumë…
Të tjera detaje janë zbardhur nga krimi i rëndë në Durrës, ku djali vrau me armë zjarri babanë e tij, Enver Balla, më pas trupin e tij e hodhi në një pus. Për të fshehur krimin e rëndë, djali i viktimës e kishte denoncuar babanë si të zhdukur. Ngjarje e cila u referua edhe nga policia. “Në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasi E. B., banues në fshatin Shënavlash, se më datë 13.08.2024, është larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi E. B., 62 vjeç. Vijon puna për gjetjen e 62-vjeçari”, thuhet në njoftimin e policisë. Pas hetimeve…
Zjarri me përmasa të mëdha vazhdon të kërcënojë zonën pranë Kurum. Mësohet se fillimisht është dëgjuar një shpërthim i paneleve fotovoltanike, më pas ka rënë zjarri. Flakët, pasi nisën në magazinën e arkave plastike, u përhapën me shpejtësi në gjithë zonën Burime bëjnë me dije se 4 automjete të shërbimit zjarrfikës po punojnë për izolimin e flakëve. Policia ka dalë me informacion zyrtar në lidhje me zjarrin në ish-kombinatin metalurgjik, në një fabrikë plastike. Dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së…
Të tjera informacione janë zbuluar për zjarrin masiv që ka përfshirë një fabrikë në zonën e ish-Metalurgjikut në Elbasan. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaku dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike që ka shkaktuar zjarr në fabrikën e mbetjeve plastike. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. Njoftimi: Rreth orës 15:00, në ish-kombinatin metalurgjik, në një fabrikë plastike, ka rënë zjarr, dyshohet prej një shkëndije elektrike. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, nga të cilat janë shkaktuar vetëm…

