Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje shqiptarëve në diasporë që të japin kontributin e tyre në protestat që po zhvillohen në Shqipëri, ndërsa ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po sillet si “një tiran i vërtetë” ndaj qytetarëve.
“Prej tre muajsh, rinia dhe qytetarët janë angazhuar në një protestë, më të madhen që nga vitet ’90. Në këtë kërkojnë largimin e Edi Ramës, kërkojnë veprimin, funksionimin e institucioneve, mbrojtjen e pasurive publike dhe ai sillet si një tiran i vërtetë ndaj tyre”, tha ai.
“Ndaj dhe unë ju bëj thirrje ju, i bëj thirrje diasporës shqiptare kudo në botë, të japë kontributin e saj në këtë protestë. PD e mbështet fuqishëm atë.
Një gjë ju siguroj, që ky rikthim do të përdoret për ndërtimin e një bashkëpunimi të shkëlqyer me SHBA”, tha kryedemokrati.
The post Revolta kundër qeverisë dhe kryeministrit në Tiranë, Berisha thirrje diasporës: Rama po sillet si tiran, jepni kontributin tuaj në protestë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


