Author: almakos

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se kanë mbajtur një takim me të gjithë kryetarët e degëve të LDK-së. Abdixhiku në një postim në Facebook shkruan se takimi është mbajtur në Istog, gjersa u mblodhën për tu mobilizuar për zgjedhjet parlamentare. “Bashkë me të gjithë kryetarët e degëve të LDK-së në Kosovë, për rikthimin e madh, në vendlindjen e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, në Istog, u mblodhëm për mobilizim për zgjedhjet nacionale. Lidhja Demokratike e Kosovës është gati, me 887 nëndegët tona në Kosovë dhe Mërgatë. LDK besë dhe shpresë për Kosovën”, shkruan…

Lexo më Shumë

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka deklaruar se situata në pikat kufitare të veriut nuk pritet të eskalojë, edhe pse për nesër është paralajmëruar bllokimi i tyre. Ai ka këshilluar qytetarët që të shmangin frekuentimin e këtyre pikave pas orës 18:00 dhe ka theksuar se Policia e Kosovës ka përgatitur plane operacionale për çdo skenar të mundshëm. “Po gjithmonë kur kemi informacion se diçka mund të ndodhë ne kemi planet tona operacionale mirëpo duke marr parasysh natyrën e situatës në veri nuk na zë asgjë në befasi. Kështu që konsiderojmë për çdo gjë do…

Lexo më Shumë

Edhe pas rritjeve të vazhdueshme, paga minimale në Shqipëri vijon të mbetet ndër të të ulëtat në Europë në vlerë nominale, por sërish e fundit sipas fuqisë blerëse, sipas një renditjeje të fundit që ka bërë instituti Europian i Statistikave, Eurostat. Megjithëse në renditjen e fundit, Shqipëria ia ka kaluar Maqedonisë së Veriut, për pagën minimale në vlerë, kur renditet sipas fuqisë blerëse, ajo kalon sërish në vend të fundit (shiko grafikun sipas fuqisë blerëse). Grafiku i publikuar nga Eurostat tregon diferencë relativisht të lartë kur matet sipas standardeve të fuqisë blerëse (PPS) për pagën minimale në Shqipëri, me Serbinë,…

Lexo më Shumë

BESARTA BASHA/ Reforma e pensioneve do të jetë gati më herët nga sa u premtua. Në daljen e tij të parë si ministër i Financave, Petrit Malaj deklaroi sfidën kryesore të ndërmarrë prej tij, çështjen e pensioneve, të cilën premton ta adresojë brenda muajit tetor. Por, nuk do të mjaftohet me kaq. Falë të ardhurave buxhetore të kënaqshme, një tjetër bonus do të jepet për pensionistët deri në fund të vitit. Që prej fillimit të vitit, qeveria deklaroi reformimin e skemës së pensioneve, me asistencën e ekspertëve të Bankës Botërore, e cila synon të amortizojë diferencën e madhe midis pensioneve…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka komentuar zërat e fundit për mundësinë e ndryshimeve të ligjit të gjuhëve nga ana e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë mes tjerash se “Levica frikësohet nga gjuhët autoktone ndërsa BDI-ja nga drejtësia”. Ndërkaq, pas kësaj menjëherë ka reaguar ish Ministri i Ekonomisë nga radhët e Frontit Europian, Kreshnik Bekteshi, i cili e ka sfiduar Taravarin përmes kësaj deklarate: “si dëshmitar i ditës kur është diskutuar dhe miratuar ligji për gjuhën shqipe në Qeveri, sfidoj Arben Taravarin të informojë opinionin nëse ka diskutuar dhe nëse ka marrë pjesë në atë seancë. Unë dëshmoj që JO. As…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan, ka nisur vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku është pritur në takim nga ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski. MARKETING Share Now Facebook Twitter

Lexo më Shumë

Dy emigrantë shqiptarë janë arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar, teksa po përpiqeshin të arratiseshin nga dera e pasme kur policia bastisi një fermë kanabisi. Në pranga janë vënë Anton Biba, 22 vjeç dhe Arnold Uku, 27 vjeç, të cilët janë gjetur në gjumë në momentin kur policia ka ekzekutuar urdhrin e ndërhyrjes në pronën në Harleson ku ndodhej droga. Nga kjo ndërhyrje, u gjetën bimë narkotike me vlerë më shumë se 700 mijë paund brenda. Pesë dhoma në katin e parë dhe tre dhoma në katin tjetër ishin “të mbushura me kanabis” të gjitha në faza të ndryshme të rritjes. Dy…

Lexo më Shumë

Një 25 vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit ditën e sotme, pasi ka bashkëpunuar me Esmerald Ballën për vrasjen e babait të këtij të fundit, Enver Ballën, 62 vjeç. Në pranga ka rënë i riu i identifikuar si Edison Brahaj, 25 vjeç, banues në Sektor Rinia, Durrës. Uniformat blu sqarojnë se Brahaj ka ndihmuar Esmerald Ballën me transportin e trupit të pajetë të Enver Ballës, për ta hedhur më pas në pus. Përgjatë kontrollit të banesës së 25 vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan shuma prej 145 mijë lekësh. Edison Brahaj akuzohet për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka shënuar në Vlorë ditën e sotme, ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës së tij përmes një armë gjahu. Viktima është identifikuar si shtetasi N.S., 76 vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30 në fshatin Akërni të Vlorës, kur i moshuari është vetëvrarë në oborrin e banesës së tij me armë gjahu. Policia njofton se ky akt i rëndë është ndërmarrë nga 76 vjeçari për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, pasi vuante nga një sëmundje tumorale. Vlorë/Informacion paraprak Rreth orës 06:30, në fshatin Akërni, Vlorë, në oborrin e banesës së tij, dyshohet…

Lexo më Shumë

Shpenzimet për dhënien e dëmshpërblimeve për të larguarit nga puna për periudhën 2015 deri në 2023 arrijnë në vlerën e 13 mld lekëve apo rreth 130 mln euro. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për Monitor, për vitin 2023 janë shpenzuar në total si nga administrata qendrore dhe vendore 975,8 milionë lekë për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore për largim nga puna. Pra bëhet fjalë për punonjës të qeverisjes qendrore dhe vendore të cilët janë larguar padrejtësisht nga puna, por pas vendimeve të formës së prerë të gjykatës kanë përfituar dëmshpërblimin. Për 2022 u shpenzuan 1,4 mld lekë…

Lexo më Shumë

Shqipëria mbetet një vend i zhurmshëm duke tejkaluar normat e Organizatës Botërore të Shëndetit. Matjet në terren, në një pjesë të mirë të qyteteve në vend, tregojnë se ndotja akustike është problem si ditën, edhe natën. Një raport i fundit i institucioneve nënvizon se zhurmat po bëhen një shqetësim serioz për shëndetin mendor dhe fizik të popullsisë. “Monitorimi i zhurmave ditën kryhet nga ora 06:00 deri në orën 23:00 ku me të dhënat e monitoruara në këtë periudhë llogariten LAeq ditën për çdo stacion dhe LAeq ditën për qytetet e monitoruara. Bazuar në të dhënat e monitorimit të zhurmave ditën,…

Lexo më Shumë

Sot pritet të jetë moti i paqëndrueshëm në vendin tonë, ndërsa nga dita e premte do të ketë kushte për stuhi dhe rreshje të shiut, thonë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Sipas DPH-së, të premten dhe të shtunën, në vend do të ketë stuhi me rreshje të forta shiu, bubullima, erë të fortë dhe breshër. MARKETING

Lexo më Shumë