Author: almakos

Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu, ka dhënë menjëherë reagim ndaj lajmit të dorëheqjes nga pozicioni i Drejtorit të Radio Televizionit Publik Shqiptar, Alfred Peza. Përmes një reagimi në rrjete sociale, Vejsiu është shprehur e lumtur për largimin e tij nga një post i tillë i rëndësishëm, ashtu sikurse nuk i ka kyrsuer ironitë dhe emra të tjerë të cilat siç shprehet ajo duhet të ndjekin hapat e ish-drejtorit të tyre tashmë. Alketa shtron pyetjen ironike “Të hoqën apo u dorëzove vetë?”, pasi mesa duket moderatorja nuk mendon se Peza qenka larguar nga detyra me dëshirën e tij. Ajo i kushton…

Lexo më Shumë

Paraburgim prej 30 ditësh i caktoi Gjykata Themelore Penale – Shkup, një personit nga Shkupi, i dyshuar për tentim për përdhunim. “Më 5 shtator, 31-vjeçari ka sulmuar një grua në Kisella Vodë dhe në kundërshtim me vullnetin e saj, ka tentuar qëllimisht të kryejë akte seksuale ndaj saj. Viktima ka qenë duke ecur në drejtim të shtëpisë së saj dhe pasi ka kaluar në vendkalimin për këmbësorë në bulevardin “Boris Trajkovski” afër komunës Kisella Boda, i dyshuari e ka kapur me të dyja duart dhe ka tentuar ta tërheqë zvarrë në një rrugë anësore. Ai e shtyu dhe tentoi ta…

Lexo më Shumë

Qeveria propozon ndryshime në ligjin “Për të huajt” ndërkohë që drafti është hedhur për konsultim publik. Kushtet e lejeve të qëndrimit për shtetasit e huaj në Shqipëri do të ndryshojnë. Në ligjin e depozituar për konsultim publik, parashikohet që shtetasit nga vendet e BE-së dhe SHBA-së duhet të jetojnë apo punojnë në vendit tonë për të paktën 5 vite, për t’u bërë shtetas të përhershëm. Por në ndryshimet e reja parashikohen dhe përjashtime. Një person i huaj nga vendet e Bashkimit Evropian, zona Shengen apo SHBA që janë në prag të pensionit dhe kanë kontribuuar për të paktën 12 muaj…

Lexo më Shumë

Ndalohet një 32-vjeçar i shpallur në kërkim, i cili akuzohet se në bashkëpunim me vëllanë e tij, 1 vit më parë, kanosën një 34-vjeçar, që ai t’iu jepte 200 000 euro. Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, bazuar në inteligjencën informative, ndaloi shtetasin në kërkim E. D., 32 vjeç, banues në Belsh. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat…

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN njofton se pas investitmit prej 34.5 milionë eurosh për kampusin e Universitetit “Nënë Tereza”, tani është shpallur thirrja publike prej 100 milionë eurove, nga të cilat sipas VLEN një pjesë e konsiderueshme do të fokusohet në investime për përmirësimin e infrastrukturës në zonat e banuara me popullatë shqiptare. “Derisa Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim (BJD) – BDI vazhdon të zhytet në gënjeshtra dhe manipulime të përditshme, koalicioni VLEN, brenda Qeverisë, merr përgjegjësinë për të sjellë projekte konkrete dhe zhvillim të qëndrueshëm për shqiptarët në vend. Pas investimit historik prej 34.5 milionë eurosh për kampusin e Universitetit “Nënë Tereza”, tani…

Lexo më Shumë

Ka dalë ekspertiza mjekoligjore për 42-vjeçarin, Egli Proga i cili humbi jetën pasi dyshohet se u dhunua për vdekje më 10 Gusht në një lokal nga i riu Denis Meçe. Në ekspertizën e Institutit të Mjekësisë Ligjore thuhet se viktima kishte dëmtime në ballë, në hundë, vesh, në faqe, në supin e majtë, të cilat “janë shkaktuar me mjet të fortë mprehës, siç mund të jetë edhe goditja me grusht”. Sipas aktit të ekspertimit, shkaku i vdekjes së 42 vjeçarit është “hemorragjia në cipën e trurit dhe hemorragjia e indit trunor”. “Në mostrën e gjakun të viktimës u zbulua prani e alkoolit…

Lexo më Shumë

Një 28 vjeçar është arrestuar pasi qarkullonte në automjet i armatosur. Në pranga është vënë shtetasi A.M., 28 vjeç, banues në Valias. I riu është arrestuar në afërsi të Casa Italia-s, pasi uniformat blu ishin të informuar se në një automjet tip “Ford” qarkullonte një person i armatosur. Nga kontrolli i makinës u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, me krëhër e municion luftarak. Çështja i ka kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. NJOFTIM Tiranë Në zbatim të masave të caktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, finalizohet operacioni policor…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një euro do të blihet me 99.3 lekë dhe do të shitet me 100 lekë. Një dollar do blihet me 89.2 lekë dhe do shitet me 90.2 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99.3 lekë dhe do shitet me 100 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 105.4 lekë dhe do shitet me 106.4 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.4 lekë dhe do shitet me 118.4 lekë.

Lexo më Shumë

Degët e Bashkimit Demokratik për Integrim në Shkup tashmë do të funksionojnë si një e vetme. Ky vendim është marrë sonte pas mbledhjes që ka pasur BDI me degët e Shkupit, teksa më të njejtën do të udhëheq Bekim Neziri. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin kryetarët e degëve të Shkupit, deputetët e njesisë zgjedhore 1 dhe 2 si dhe anëtarë të këtij organi. Ky riorganizim sipas BDI-së vjen për të pasur efikasitet më të madh organizativ si dhe hapësirë më të madhe prioritare për të rinjtë. MARKETING

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka hartuar një plan operativ, pas paralajmërimeve nga i ashtuquajturi “Këshill Organizativ për Bllokada”, për bllokim rrugësh që çojnë në pikëkalimet kufitare Merdar, Jarinjë dhe Bernjak, të premten, nga ora 18:00 në territorin e Serbisë. Nga ky këshill kërkojnë tërheqjen e njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga katër komunat e veriut, kthimin e serbëve në institucione dhe që veriu i Kosovës të kontrollohet nga KFOR-i. Një paralajmërim i të ashtuquajturit “Këshilli Organizativ për Bllokada” në Serbi, ka bërë të ditur ditë më parë se do të fillojnë nga 6 shtatori t’i bllokojnë rrugët nga ana e…

Lexo më Shumë