Ministria e Transportit shpalli thirrjen publike për mbështetje financiare për destinacione të reja nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Shën Apostol Pavle në Ohër për periudhën nga viti 2025-2027. Në kuadër të programit trivjeçar për këtë qëllim janë parashikuar mjete në vlerë prej 360 milion denarë. Afati përfundimtar për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje në procedurë është 7 tetori deri në orën 10:00, në arkivin e Ministrisë. “Thirrja publike është hapur dhe në të mund të paraqiten të gjitha kompanitë ajrore të interesuara të cilat i plotësojnë kriteret në vijim – të posedojnë vërtetim për plotësimin e kushteve të sigurisë…
Author: almakos
Në fjalimin e tij nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, kryetari Sali Berisha u shpreh optimist në duke thënë se ky është shtatori i fundit që kjo parti është në opozitë. Ai tha se në 9 muajt e ardhshëm është përballja finale ku PD do të marrë pushtetin dhe rotacioni nuk do të vonojë! Berisha: Ky është shtatori i fundit që na gjen në opozitë. PD në vitin 2025 merr pushtetin, rrotacioni nuk mund dhe nuk do të vonojë më. Rrotacioni është në duart tona, në guximin dhe sakrificën tonë dhe nuk ka asnjë opsion tjetër. Kemi hyrë në…
Zv. kryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti sot mori pjesë dhe kishte paraqitje në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mes UNICEF-it Shkup dhe Grupacionit Nelt, nismë kjo që ka për qëllim mësimin e aftësive të gjelbra nxënësve të shkollave profesionale në vend. Mexhiti tha se ministria që ai drejton, mbështet dhe angazhohet plotësisht për edukimin mjedisor dhe veprimin klimatik, përmes të cilit nxënësit do ti forcojnë kapacitetet e tyre për të mësuar, vepruar dhe udhëhequr në të ardhmen, në mënyrë që të sigurojnë një shoqëri më rezistente ndaj ndryshimeve klimatike. ‘Sot, kur bota…
Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme ku një 66-vjecar në një kantier ndërtimi në rrugën “Bardhok Biba” në Tiranë, ka ndërruar jetë. 66 vjecari ishte duke punuar kur ka rënë aksidentalisht nga skela dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 06.09.2024, në rrugën “Bardhok Biba”, dyshohet se, aksidentalisht duke punuar, është rrëzuar nga skela e një objekti në ndërtim e sipër, shtetasi V. B., 66 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Këshilli Gjyqësor në seancën urgjente të mbajtur mbrëmë ka miratuar raportin e grupit punues në lidhje me vendimin e Gjykatës Penale Shkup për paraburgimin ekstradues të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani, i cili ndodhet në arrati. Anëtari i këshillit, Aleksandar Kambovski gjatë elaborimit të raportit, tha se, gjykatësi i lëndës, Pajazit Pajaziti, i ka caktuar Ramdanit masën e arrestit shtëpiak pa dhënë sqarime, si dhe nuk ka dhënë udhëzime se si do të sigurohet i burgosuri. ALEKSANDAR KAMBOVSKI, KËSHILLI GJYQËSOR “Gjykatësi i procedures paraprake në vendimin për përcaktimin e paraburgimit shtëpiak ka dhënë arsye të njëjtë për masën e këtillë,…
“Edhe Vllatko Gjroçevin, VMRO-DPMNE e rregulloi në kolltuk, i krijoi pozitë shtetërore si koordinator kombëtar për demografi, rini dhe burime njerëzore. Qytetarët do të paguajnë mbi 105.000 denarë në muaj ose mbi 1 milion denarë në vit për funksionin fiktiv shtetëror të Gjorçevit. Përderisa Mickoski dhe VMRO-DPMNE thonë se nuk ka para për pagë minimale më të lartë, nuk ka para për arsimtarë, për punëtorë, po shpikin funksione për të akomoduar ish-funksionarë dhe anëtarë të DPMNE-së”. Kështu ka reaguar LSDM pas emërimit të Vllatko Gjorçevit për kkordinator. LSDM-së thotë se gjatë vitit 2020, Gjorçev ka qenë në krye të Komisionit…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali është takuar me ambasadorin e Kosovës Skënder Durmishin. Spiropali shprehet se bashkëpunimi i ngushtë mes Kuvendit tonë dhe atij të Kosovës mbetet thelbësor për të forcuar kontributin e përbashkët në proceset integruese euroatlantike. Postimi i Elisa Spiropalit: Një bisedë vëllazërore me Ambasadorin e Kosovës, z. Skënder Durmishi, mbi rëndësinë e Kosovës si prioritet kombëtar për Shqipërinë. Bashkëpunimi i ngushtë mes Kuvendit tonë dhe atij të Kosovës mbetet thelbësor për të forcuar kontributin e përbashkët në proceset integruese euroatlantike.
Njëzet e pesë raste të reja të kollës së mirë janë evidentuar prej 30 gushtit deri më 5 shtator, me çka numri i përgjithshëm i të sëmurëve në shtet u rrit në 1.074, ceket në raportin më të ri të Institutit për shëndet publik (ISHP), i publikuar sot pasdite. Pjesa më e madhe e rasteve të reja janë paraqitur janë në Shkup – 14, ndërsa pesë të sëmurë janë nga Tetova, tre nga Kratova, dy nga Kumanova dhe një nga Kriva Pallanka. Mosha e të sëmurëve lëvizë prej një muaj deri në 60 vjeç. Numri më i madh i rasteve…
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka reaguar në lidhje me arrestimin e Marklen Hakës. Hoxha shprehet se Haka u kap në Nikël të Krujës nga forcat RENEA, me armë zjarri, dhe se bashkë me të po shoqërohen edhe disa persona të tjerë. “Përpjekja për t’ju shmangur përballjes me drejtësinë po merr e do të marrë çdo ditë e më shumë përgjigjen e duhur nga uniformat blu dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese. Ky është momenti për të përgëzuar dhe shprehur respekt, për forcat e angazhuara në operacionin me shkallë të lartë rrezikshmërie”, thuhet në reagimin e Hoxhës. Reagimi i Hoxhës: Në prangat…
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot në Shkup pas nënshkrimit të partneritetit ndërmjet grupit NELT dhe UNICEF-it për promovimin e arsimit profesional përmes mësimit praktik të aftësive të gjelbra, deklaroi se asistentë arsimorë për nxënësit me nevoja të veçanta do të ketë të martën. “Më vjen keq që duhet të them që nuk ka problem me asistentët, ka problem me shkollat. Pesë ditë punohet ajo që Ministria e punon për një ditë. Vetëm po u them prindërve që do të ketë asistentë, të mos shqetësohen fare. Do ta realizoj atë që kam premtuar”, tha Janevska. Ajo potencon se…
Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus ka njoftuar se vera e këtij viti, ka regjistruar temperaturat më të larta në histori. Sipas njoftimit mësohet gjithashtu se i ngrohti i këtij sezoni në të gjithë Evropën me 1.54 C ishte mbi mesataren afatgjatë 1991-2020, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm nga viti 2022. Gushti ishte gjithashtu muaji i 13-të në një periudhë 14-mujore ku temperatura mesatare globale tejkaloi 1.5C mbi nivelet para-industriale. Pavarësisht se Britania e Madhe ka verën e saj më të freskët që nga viti 2015, pjesa më e madhe e Evropës përjetoi që nga viti 2009, muajt e verës më…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar për hapjen e 5 shkollave të reja në kryeqytet me fillimin e vitit të ri shkollor. Në një takim me administratorët e shkollave të Tiranës, Veliaj tha se shkollat e reja do ti japin fund mësimit me dy turne. Gjithashtu i bëri thirrje prindërve që t’i regjistrojnë fëmijët në shkollat pranë banesës së tyre, pasi të gjitha objektet janë ndërtuar me të njëjtat standarde dhe kanë të njëjtin nivel mësimdhënie. “Këtë vit hapim 5 shkolla të reja. Vitin tjetër do të hapim 4 shkolla të tjera. Është një revolucion sepse kemi…

