Liderët e VLEN-it dhe përfaqësues të lartë të BDI-së, kanë realizuar takime të ndara me përfaqësues të lartë të organizarët amerikane IRI në Shkup. Nga VLEN njoftojnë se në këtë takim, është biseduar për integrimin e vendit në BE, reformat, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Është theksuar edhe nevoja për bashkëpunim mes VLEN dhe IRI-it për t’i realizuar qëllimet strategjike. Njoftimi i plotë i VLEN-it: “Në zyrat e organizatës amerikane IRI në Shkup, liderët e koalicionit VLEN zhvilluan një takim shumë të rëndësishëm me drejtorin për Europë, z. Paul McCarthy, dhe drejtorin për Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut,…
Author: almakos
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata, me intensitet të rritur në akset rrugore jashtë mjediseve urbane. Në vendkalimet kufitare Bogorodicë, Dojran dhe Tabanoc koha e pritjes për dalje nga shteti është prej 40 minuta deri në 1 orë, ndërsa në vendkalimet e tjera nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informojnë nga LAMM. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston…
Është mbyllur edhe pika kufitare në Merdare, ka njoftuar mbrëmë vonë ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla. Sveçla përmes një shkrimi në Facebook thotë se kjo mbyllje erdhi pas veprimeve të njëjta të ekstremistëve të maskuar serb brenda territorit të Serbisë, që thotë se kanë ndaluar në mënyrë selektive dhe me qasje fashiste qytetarët që duan të kalojnë transit përmes Serbisë. “Në mbrojtje të jetës dhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë, edhe kjo pikë si ajo në Bërnjak do të jetë e mbyllur deri në ndalim të veprimeve të tilla selektive e fashiste e normalizim të plotë të situatës”,…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin “Elbasan-Librazhd”, ku një 55-vjeçar duke drejtuar automjetin e tij ka shkaktuar një aksident të dyfishtë ku për pasojë ka humbur jetën një 24-vjeçar. Mësohet se automjeti që drejtonte 55-vjeçari me iniciale N. B., banues në Elbasan, është përplasur me makinën, me drejtues 32-vjeçarin me iniciale E. L., 32 vjeç dhe me motomjetin ku udhëtonte viktima. Pas aksidentit, 55-vjeçari është larguar nga vendi aksidentit dhe po punohet për kapjen e tij. Ndërsa 24-vjeçari me iniciale H. S., nuk u mbijetoi plagëve të marra dhe ndërroi jetë. Njoftimi i policisë: Elbasan Specialistët e Sektorit të Qarkullimit…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga shkolla e re “Naim Frashëri” në Fier. Rama shprehet se shkolla 9-vjeçare është gati për të pritur 850 nxënës dhe mësues këtë vit shkollor. “MIRËMËNGJES dhe me shkollën e re “Naim Frashëri” në Fier, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Fierit, e cila është gati për të pritur 850 nxënës dhe mësues këtë vit shkollor, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama. [embedded content]
Policia e Kosovës ka mbushur sot 25-vjet që nga themelimi i saj në shtator të vitit 1999. Pikërisht në këtë ditë, polici Bekim Ibishi, ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij si polic. Ai tha se deri tek ky vendim erdhi si pasojë e kushteve, siç u shpreh ai “Me hi borxh për me mbajtë punën” “Me këtë letër ju njoftoj për dorëheqjen time nga Policia e Kosovës. Kam pasur një nder të madh të jem pjesë e këtij institucioni që përfaqëson trashëgiminë kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por fatkeqësisht kushtet aktuale më kanë shtyrë të marr këtë vendim.…
Motri e Egli Progës, 42-vjeçarit i cili vdiq pasi dyshohet se u dhunua për vdekje më 10 Gusht në një lokal në Pogradec nga i riu Denis Meçe ka reaguar e revoltuar pas publikimit të ekspertizës mjeko ligjore. Reagimi i Jonida Progës Të dashur miq, Sot për të tretën herë Policia e Shtetit ka përdhosur kujtimin e vëllait tim të dashur Eglit. Me një paturpësi të papërshkrueshme shpërndanë për publikim herët në mëngjes pjesë të shkëputura nga raporti mjeko ligjor i vdekjes së Eglit duke tentuar të fshihen pas gënjeshtrave e të deformojnë të vërtetën. Policia që dështoi në mënyrë…
Një operacion nga komisariati nr.6 ka nisur mbrëmjen e sotme, pas denoncimeve në rrjete sociale se një vajzë është rrëmbyer. Sipas denoncimeve, dyshohet se vajza është rrëmbyer nga dy persona dhe është futur në një makinë tip Benz, që është larguar më pas me shpejtësi. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në zonën e njohur si “Rruga e Qelqit” në Kombinat. Momentalisht është policia është duke patrulluar zonën për të identifikuar dhe lokalizuar një mjet tip “Benz”.
Fundjava do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare e kalimtare. Vranësirat do të pasohen me reshje të dobëta shiu në male gjatë orëve të mesditës dhe pasdites në lindje të vendit. Era do të fryjë kryesisht me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/s, ndërsa në male, lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 8-14m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2ballë.
Rruga në afërsi të pikëkalimit kufitar mes Serbisë dhe Kosovës, Merdare, është bllokuar në pjesën serbe pasditen e së premtes. Dy vetura, njëra me një flamur serb në dritaren e pasagjerit, dhe disa persona pranë tyre shihen të vendosur në mes të rrugës që çon në pikën kufitare drejt Kosovës, raporton Radio Evropa e Lirë. Siç është paralajmëruar, rrugët do të bllokohen edhe në dy pikat e tjera kufitare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës – Jarinje dhe Bërnjak – si dhe afër pikëkalimit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, në Kula. Rasha Rojeviq, kryetar i Asociacionit të Qytetarëve të Qarkut Kosovë-Mitrovicë,…
Banorët që preken nga autostrada Thumanë-Kashar kanë dalë sërish sot në protestë, duke shpalosur kërkesën e tyre kryesore. Ata kërkojnë që të kenë akses në rrugën e re. Segmenti rrugor që ka kushtuar 1.3 miliardë euro, ka vendosur në konflikt banorët dhe qeverinë. Mësohet se disa banorë janë takuar me kryetarin e Bashkisë Krujë Artur Bushi, që iu ka premtuar se do flasë me zv kryeministren Belinda Balluku, që të zgjidhet ky problem. Banorët presin përgjigje deri të hënën, pasi ndryshe qytetarët kanë paralajmëruar protesta të dhunshme.

