Kontingjenti shqiptar që sapo mori detyrën në misionin e KFOR në Kosovë është angazhuar menjëherë në stërvitjen për menaxhimin e trazirave dhe turmave të dhunshme. Trupat shqiptare, përkrah kolegëve nga vendet aleate, janë të gatshëm 24 orë në ditë për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Kjo stërvitje është një pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të siguruar stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë, duke përfshirë përgatitjen për situata emergjente që mund të shkaktojnë trazira. Angazhimi i trupave shqiptare në këtë stërvitje thekson përkushtimin e vazhdueshëm të Shqipërisë në…
Author: almakos
BDI e ka akuzuar sot ministrin e Transportit dhe të Lidhjeve, Aleksandër Nikollovski se po shpif qëllimisht për t’i dëmtuar projektet që e lidhin Maqedoninë e Veriut me Kosovën. Ish-partia shqiptare në pushtet thekson se e ndjekin me neveri lehtësinë me të cilën “gënjeshtrat dhe manipulimet ditoroe botohen dhe shpërndahen pa asnjë ndjenjë përgjegjësie për fjalën publike”. REAGIMI I BDI-SË Akuzat e ministrit të Transportit, z. Nikolovski, në lidhje me përfitimin e funksionarëve të BDI-së në procesin e ndërtimit të autostradës Shkup-Bllacë, janë të pabaza dhe plotësisht të pavërteta. Çdo informacion në lidhje me Korridorin 8 dhe autostradën Shkup – Bllacë…
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 39-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Valter Fierzës, ngjarja e ndodhur një vit më parë në fshatin Hot i Ri, konkretisht më 21 shtator 2023. Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit” u vu në pranga Enton Dushaj, i akuzuar për “Përkrahje e autorit të krimit”, “Moskallzim i krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka caktuar ndaj 39 vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, “Moskallzimi i krimit” dhe “Prodhimi…
Sot shënohet pishtari më i madh i ekzistimit të shtetit maqedonas, akti final pas luftës shekullore për liri dhe pavarësi ose siç do të thuhej dita mbi ditët – 8 Shtatori, festa e pavarësisë sonë, shkroi kryeministri Hristian Mickoski në faqen e tij në Fejbuk me rastin e Ditës së Pavarësisë. MARKETING
GJKKO ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg, për Marklen Hakën, i arrestuar dy ditë më parë në kuadër të operacionit Revanshi. Para trupit gjykues, Haka ka deklaruar se nuk ka përdorur aplikacionin SKYECC, ndërsa nuk ka pranuar akuzat e ngritura nga SPAK, mes tyre edhe akuzën e tentativës për vrasje të Durim Bamit. “Nuk kam konflikte me asnjë”, mësohet se ka thënë Markel Haka. I shpëtoi 2 atentateve Marklen Haka, në shtator të vitit 2019 i ka shpëtuar një atentati në derë të shtëpisë së tij, ku mbeti e vdekur halla e tij, Shpresa Basha. Ndërsa ai arriti…
Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Asamblenë e PS me një paralajmërim për të gjithë deputetet që kanë më shumë se një mandat. Duke përfshirë edhe veten e tij, Rama tha se do të jenë në garë të hapur, ndërsa në listën e mbyllur do të jenë shumë pak prej tyre. [embedded content] “Ne do të nisemi drejt përballje për mandatin e 4 qeverisës së PS pranverën e ardhshme. Për 6 muaj duhet të jetë gati të zbresë zyrtarisht në fushë skuadra jonë përfaqësuese PS 2030 për Shqipërinë 2030. Sipas kodit zgjedhor përfaqësuesit tonë do jen…
Sot tre vjet nga zjarri në spitalin modular në Tetovë ku 14 persona humbën jetën dhe dhjetëra persona u lënduan. Nga 14 personat që humbën jetën si pasojë e zjarrit, 12 u shtruan në spital si të prekur nga Covid-19, ndërsa dy ishin familjarë të pacientëve. Gjykata Themelore e Tetovës tashmë e ka zhvilluar gjykimin në vitin 2022 dhe 2023 dhe me vendim të Gjykatës së Apelit, për disa nga të akuzuarit është dashur të fillojë përsëritja e gjykimit këtë vit. Pas zjarrit të 8 shtatorit 2021, filloi hetimi, i cili rezultoi me propozim aktakuzë në Gjykatën Themelore të Tetovës…
Një shqiptar ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri me një bashkatdhetar të tij në Greqi, të shtunën mbrëma, më 7 shtator. Sipas mediave greke, konflikti mes tyre ka ndodhur në Heraklion, rreth orës 9. Raportimet e para tregojnë se fillimisht ka pasur një sherr mes klientëve në një kafene që ndodhet në një rrugë qendrore të qytetit. Pas përplasjes në kafene, sherri mes tyre ka vazhduar edhe jashtë dyqanit, në rrugë, ku 30-vjeçari me shqiptar është goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Sakaq mësohet se shqiptari tjetër, i cili ka goditur 30-vjeçarin me thikë…
Kjo e diel do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak moti parashikohet të jetë me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare e kalimtare. Vranësirat do të pasohen me reshje të dobta shiu në male gjatë orëve të mesditës dhe pasdites në lindje të vendit. Temperatura më e ulët do të jetë 13 gradë në Dibër, ndërsa më e larta 35 gradë në Elbasan, Berat dhe Shkodër. Era do të fryjë kryesisht me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/s, ndërsa në male, lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 8-14m/s shoqëruar me dallgëzim…
Që nga e premtja në orën 18:00 e deri të shtunën afër kësaj ore, qëndruan të mbyllura dy pika kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë. Në Bërnjak dhe Merdar nuk pati qarkullim deri atëherë, kurse pika në Jarinë ishte e hapur për hyrje-dalje. Kjo pasi qytetarët serbë, andej kufirit po kërkojnë largimin e Policisë së Kosovës dhe kthimin, siç thonë ata, të pronave të uzurpuara të serbëve. Megjithatë ani pse kanë kaluar 24 orë nga kjo bllokadë nuk ka reagim ndërkombëtar. I vetmi ishte emisari Lajçak, që pas insistimit të gazetarëve shqiptarë, një ditë me herët tha në Prishtinë se…
Një zjarr ka shpërthyer në një dyqan në zonën e Medresesë në kryeqytet mbrëmjen e sotme (7 shtator). Burime bëjnë me dije se flakët që kanë përfshirë dyqanin kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të dëmtuar në këtë incident, ndërsa ende nuk është i qartë shkaku. Sakaq, mësohet se zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje menjëherë pas njoftimit dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për të shuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Një konflikt me sende të forta mes dy të rinjve raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në bulevardin Vlorë-Skelë, ku ka mbetur i plagosur një prej tyre Sipas informacioneve të para, ngjarja raportohet se ka ndodhur pranë tregut të orizit, ku dy të rinj janë përfshirë në një përleshje fizike pas një mosmarrëveshjeje për motive banale. Burime bëjnë me dijse se përplasja ka filluar me një shkëmbim fjalësh të forta dhe ka degraduar në një përleshje me sende të forta. Njëri nga të rinjtë ka mbetur i plagosur gjatë përleshjes dhe është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën…

