Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësuesit për nisjen e vitit të ri shkollor. Përmes një videojë të publikuar, kryeministri Rama thotë se sot hapin dyert edhe 25 shkolla të reja dhe për 238 nxënës librat do të jenë falas. Teksa rendit investimet, Rama thekson gjithashtu se për 31 mijë mësues e nisin vitin e ri shkollor me rroga të rritura. “MIRËMËNGJES dhe me urimin për të gjithë nxënësit, veçanërisht për ata të klasave të para që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës, mësuesit dhe prindërit, për një vit të mbarë shkollor, ju…
Author: almakos
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë nxënësit dhe mësuesit në këtë nisje të vitit të ri shkollor. Begaj uroi në veçanti nxënësit e klasave të para, ndërsa thotë se “një brez që sot përqafon diturinë, ndërton një botë dhe të ardhme më të mirë për të gjithë”. “Urimet më të mira dhe suksese të gjithë nxënësve e mësuesve që nisin sot vitin e ri shkollor!Në veçanti, urime nxënësve të klasave të para që fillojnë maratonën e gjatë, sfiduese, por edhe shpërblyese të dijes.Një brez që sot përqafon diturinë, ndërton një botë dhe të…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 89.4 lekë dhe do shitet me 90.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99.3 lekë dhe do shitet me 100 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 105.5 lekë dhe do shitet me 106.5 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.3 lekë dhe do shitet me 118.5 lekë.
Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen në Shkodër, ku 29 vjeçari Renaldo Kola u plagos me armë zjarri nga Marjo Kroni. Mësohet se i plagosur dhe autori i ngjarjes njihen me njëri tjetrin, por ende nuk është bërë e mundur zbardhja e motivit të veprës penale së kryer nga Kroni ndaj Kolës. Sakaq, në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja. Kujtojmë se ngjarja ndodhi pasditen e sotme rreth orës 17:50, në fshatin Golem të Shkodrës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin ligjor të rastit. Njoftimi i policisë: Rreth orës 17:50, në fshatin “Golem”,…
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, depërtimi i këtyre qendrave ciklonare mund të jetë problematike sepse do të sjellin paqëndrueshmëri të menjëhershme (zhvendosja e shpejtë e ajrit të ngrohtë me ajër më të ftohtë) dhe energji potenciale të çliruar në mënyrë të vrullshme. Por në çfarë përkthehet kjo? Sipas SHMU, kjo përkthehet në radhe të parë në mot kryesisht të vranët por më e rëndësishmja reshje shiu të cilat do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër (pa harruar elementin e erës së fortë). Por le ti marrim…
Uniformat blu të burgut të Burrelit kanë parandaluar hyrjen e një droni në ambientet e dënimit për të burgosurit. Raportohet se në dron nuk kishte sende apo përmbajtje të ndaluara. Drejtoria e Burgjeve është shprehur se tentativa e futjes së dronëve në këto ambiente vijnë nga grupet kriminale për të marrë pamje nga brenda, në mënyrë që mbledhin informacione për veprimtari të mëtejshme të paligjshme. Njoftimi: Sistemi i burgjeve shqiptare, në bashkëpunim të ngushtë me organet ligjzbatuese, ka treguar edhe një herë gadishmërinë dhe efikasitetin e tij të plotë në parandalimin e veprimtarive të paligjshme të grupeve të strukturuara kriminale.…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dërgoi një mesazh urimi për qytetarët me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë, në të cilën thekson se Maqedonia e Veriut tregon se koncepti i një komuniteti multietnik mund të funksionojë. Sot është një ditë e madhe për vendin. 33 vjet pavarësi, 33 vjet histori që e shkruam së bashku. Këto 33 vite na kanë mësuar shumë, kemi mësuar shumë edhe ne. Mësuam se nuk duhet të përsërisim gabimet, mësuam të mbajmë kokën drejtë dhe kur jeta nuk është e lehtë, të jemi vetvetja. Ky vend tregon se koncepti i një komuniteti multietnik…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Urim me rastin e Ditës së Pavarësisë 8 Shtatori dërgoi sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken. “Populli amerikan dhe populli i Maqedonisë së Veriut ndajnë përkushtim ndaj vlerave demokratike. Ne mezi presim të vazhdojmë punën tonë të përbashkët për promovimin e këtyre vlerave, forcimin e sigurisë dhe stabilitetit dhe thellimin e lidhjeve ekonomike në rajon. SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë aleatin tonë, Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj evropiane në vitet në vijim”, thuhet në urimin nga Blinkeni. Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Blinkeni dërgon urim me rastin e 33-vjetorit të pavarësisë dhe zgjedhjes historike të…
Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në Shkodër pasditen e sotme (8 shtator). Raportohet se një person ka mbetur i plagosur për shkakun e të shtënave. Sakaq uniformat blu ndodhen në vendngjarje. Priten informacione të mëtejshme nga rasti si dhe njoftimi paraprak i Policisë së Shtetit. Lajmi është në përditësim.
“Në ditën kur shënojmë 33-vjetorin e pavarësisë së Republikës së përbashkët të Maqedonisë së Veriut, Koalicioni VLEN i përcjell urime të gjithë qytetarëve. Kjo ditë është simbol i vendosmërisë dhe aspiratës sonë për demokraci, liri dhe mirëqenie. Edhe pas 33 vitesh pavarësi dhe 23 vitesh nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, për fat të keq, ende hapen çështje për përdorimin e gjuhës amtare të shqiptarëve, një arritje qytetëruese dhe përfitim demokratik që nuk duhet të vihet në pikëpyetje në shekullin XXI”, thuhet ne njoftimin e koalicionit VLEN. “Gjenerata jonë ka detyrim historik të përballet me korrupsionin endemik politik dhe të…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski propozon krijimin e një platforme maqedonase për ardhmërinë. Në fjalimin e tij të mbajtur në ceremoninë solemne të shënimit të përvjetorit të pavarësisë së shtetit, Mickoski tha se është i gatshëm të bisedojë për çdo çështje, por se, nuk është i gatshëm të lëshojë pe me çdo çmim. Ai tha se, duhet të ketë pajtueshmëri të përgjithshme për përmbushjen e qëllimit strategjik që është anëtarësimi në BE, pasi siç theksoi, nuk kemi alternative tjetër dhe as nuk ekziston ndonjë shans tjetër reale. Hristijan Mickoski, Kryeministër “Pranojeni atë që unë ofroj si platformë. Le…

