Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësuesit për nisjen e vitit të ri shkollor.
Përmes një videojë të publikuar, kryeministri Rama thotë se sot hapin dyert edhe 25 shkolla të reja dhe për 238 nxënës librat do të jenë falas.
Teksa rendit investimet, Rama thekson gjithashtu se për 31 mijë mësues e nisin vitin e ri shkollor me rroga të rritura.
“MIRËMËNGJES dhe me urimin për të gjithë nxënësit, veçanërisht për ata të klasave të para që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës, mësuesit dhe prindërit, për një vit të mbarë shkollor, ju uroj një javë të bukur”, shkruan Rama.



