Qendra për Menaxhimin e Krizave ka bërë të ditur se gjatë 24 orët e fundit në hapësirë të hapur kanë qenë 19 zjarre ku shtatë prej tyre janë ende aktive, tre janë nën kontroll dhe nëntë të tjera janë shuar. Zjarret aktive janë në territoret e komunave Çashkë, Petrovec, Shtip, Çuçer-Sandev, Dollneni, dy në Prilep dhe në Studeniçan. Zjarri është nën kontroll në territorin e Dellçevës ku në deponinë e qytetit po digjen mbeturina. Ndërkaq zjarri më kritik drejtori I Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Stojançe Angelov, ka thënë që është në Mariovsko të Prilepit. Për këtë shefi i shtabit…
Author: almakos
Një ngjarje dhune në familje raportohet se ka ndodhur në Trikala në Greqisë, ku një 52-vjeçar shqiptar ka mbyllur gruan dhe fëmijët në shtëpi dhe është larguar. Sipas informacioneve nga mediat greke, sjelljen e çuditshme të çiftit e kanë denoncuar në Polici fqinjët, duke raportuar se nga shtëpia ku jetonte 52-vjeçari, ndonjëherë dëgjoheshin debate dhe britma. Pas denoncimit, Policia ka nisur hetimet dhe nga provat rezultoi se 52-vjeçari shqiptar, ka mbyllur dyert dhe dritaret e shtëpisë kur është nisur për në punë, me qëllim që gruaja e tij 45-vjeçare dhe fëmijët e tyre të mos dilnin jashtë. Pas kësaj, çifti…
Kjo ishte gjendja e krijuar pas vendimit për të ndërruar të gjitha dokumentet personale për shkak të ndërrimit të emrit kushtetues të shtetit. Radhë të gjata u krijuan para objekteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, sidomos në pikën e përkohshme të krijuar në Proleçe të Shkupit. Por, ky imazh pritet t’i takojë të kaluarës. Të paktën kështu premtojnë drejtuesit e Qeverisë aktuale. Qeveria bëri të ditur se nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme ka zgjidhur problemin me ngecjen e lëshimit të pasaportave dhe dokumenteve të tjera personale. Nëse kohë më parë u është dashur të presin disa muaj, sot,…
Drejtuesi i Prokurorisë së Korçës, ka larguar prokuroren Vasjana Postoli nga hetimi i çështjes për vrasjen e Egli Progës. Ky ndryshim është bërë në përgjigje të kërkesës së familjes së viktimës, e cila kishte kërkuar zëvendësimin e Postolit për arsye që lidhen me trajtimin e çështjes dhe dhe një trajtim më të rreptë ndaj të dyshuarit. Prokurorja Postoli kishte qenë në detyrë për të hetuar rastin e Denis Meçes, i cili është i dyshuar për vrasjen e Egli Progës. Në një vendim të mëparshëm, ajo kishte ndryshuar akuzën ndaj Meçes, duke e cilësuar atë si “vrasje nga pakujdesia”. Tashmë, çështja e…
Prindërit e adoleshentes e cila solli u bë nënë në moshën 14-vjeçare, kanë rrëfyer për mediat se vajzën e kanë martuar me dëshirë, ndërsa kanë bërë thirrje që të lirohet nga burgu dhëndri i tyre, 21-vjeçari i cili u vu në pranga nën akuzën se ka kryer marrëdhënie seksuale me të mitur. Nëna e vajzës shprehet se edhe vet është martuar e mitur, madje në moshën 12-vjeçe, dhe kjo nuk është problem për ta. Ajo theksoi se dhëndri i saj duhet të dalë nga burgu, dhe konfirmoi se ata kanë qenë ne dijeni për marrëdhënien e çiftit dhe kanë qenë…
E mitura e cila u bë nënë në moshën 14-vjeçare, ka këkruar që partneri i saj të lirohet nga burgu, pasi u arrestua nën akuzën se ka kryer marrëdhënie seksuale me të mitur. Në një deklaratë për mediat, e mitura shprehet se me bashkëshortin ka një vit që njihen dhe se prindërit kanë qenë dakord. Ndër të tjera, ajo shprehet se ka një fëmijë më të dhe sipas saj, s’kanë përse ta arrestojnë. “Ai s’më ka marrë me zor! Unë s’kam si të jetoj, unë vetëm atë kam, një krah pune kisha.”, është shprehur mes lotësh 14-vjeçarja me iniciale A. J. 14-vjeçarja: Kam…
Alban Bruçi është autori i dyshuar i atentatit ndaj boksierit të Vllaznisë, Arjon Kajoshi. Dyshohet se Alban Bruçi ka qëlluar me armë zjarri nga Range Rove ku udhëtonte boksieri si shenjë hakmarrje. Raportohet se babai i autorit të dyshuar është dhunuar me grushte në 3 qershor dhe autor i dyshuar është vëllai i boksierit, Arlind Kajoshi. Ky i fundit është në kërkim nga policia prej asaj kohe. “Rreth orës 12:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti “Land Rover” në lëvizje, në pronësi të shtetasit S.K. Nga të shtënat nuk ka përsona të lënduar. Shërbimet e…
Detaje të reja janë zbuluar nga atentati që ndodhi mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës. Mësohet se shënjestra e atentatit ishte boksieri i njohur Arjon Kajoshi, i cili po kthehej nga stërvitja me makinën e tij teksa është qëlluar. Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 12:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti “Land Rover” në lëvizje, në pronësi të shtetasit S.K. Nga të shtënat nuk ka përsona të lënduar. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor në…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se në javën e fundit janë raportuar 25 raste të reja me kollë të keqe. Këto shifra janë për 47,1 për qind më shumë krahasuar me javën e kaluar. Shkupi i prin listës së qyteteve me numrin më të lartë të të prekurve. Mosha e pacientëve varion nga 1 muaj deri në 60 vjeç, ndërsa numri më i madh i rasteve janë nga grupmosha nën 1 vjeç. Sa i përket statusit të vaksinimit të të sëmurëve, 18 persona janë të pavaksinuar ose me status të panjohur vaksinimi, 6 janë të vaksinuar plotësisht dhe një…
Qeveria bëri të ditur se përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme ka zgjidhur problemin me ngecjen e lëshimit të pasaportave dhe dokumenteve të tjera personale. Nëse kohë më parë u është dashur të presin disa muaj, sot, pohon Qeveria, janë nxjerrë brenda afatit ligjor prej 15 ditësh. “Problemi i trashëguar nga qeveria e kaluar u zgjidh në vetëm 4 muaj. Riorganizimi që u bë dhe ripajisja e personelit kontribuoi në arritjen e numrit të pasaportave dhe dokumenteve personale që tani lëshohen brenda periudhës së rregullt. Nuk ka më turma dhe shtytje para sporteleve. Deri më tani janë dhënë 750 mijë…
Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të mitur. Arrestimi i tij erdhi pasi një 14-vjeçarje ka sjellë në jetën foshnjën e saj në maternitetin e Korçës ditën e djeshme. Pas deklarimeve, 21-vjeçari ka pranuar që është babai i fëmijës. “Komisariati i Policisë Korçë ndaloi me iniciativë shtetasin D. K., 21 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, pasi dje në martenitetin e qytetit Korçë, ka lindur një fëmijë, një 14-vjeçare. Pas deklarimeve të marra nga Specialistët për Hetimin e Krimit 21-vjeçari ka pranuar që është babai i…

