Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se në javën e fundit janë raportuar 25 raste të reja me kollë të keqe. Këto shifra janë për 47,1 për qind më shumë krahasuar me javën e kaluar. Shkupi i prin listës së qyteteve me numrin më të lartë të të prekurve. Mosha e pacientëve varion nga 1 muaj deri në 60 vjeç, ndërsa numri më i madh i rasteve janë nga grupmosha nën 1 vjeç. Sa i përket statusit të vaksinimit të të sëmurëve, 18 persona janë të pavaksinuar ose me status të panjohur vaksinimi, 6 janë të vaksinuar plotësisht dhe një i vaksinuar sipas moshës. Nga rastet e reja, 5 janë shtruar në spital. Deri më 5 shtator, në vend janë regjistruar gjithsej ,1074 raste me kollë të keqe. Bëhet fjalë për një rritje disa herë më të madhe të numrit të të sëmurëve krahasuar me pesëvjeçarin e kaluar (2019-2023), kur janë regjistruar gjithsej 10 raste. /SHENJA/
Data 06.09.2026
Aktuale
- Situata del jashtë kontrollit në Tërbun, digjet një banesë e braktisur, pyjet përfshihen nga flakët
- Gjestit nuk po i ndahen të këqijat, po kalon sërish kohë të vështira – tregon me lot në sy se si është gjendja e tij
- Serbia abstenoi për hartën e re në OKB, me arsyetimin se Kosova paraqitet si shtet i pavarur
- “Nuk heqim dorë pa marrë atë për të cilën kemi dalë!”, Aktivisti paralajmëron: Protesta do përshkallëzohet në mosbindje civile, ky shtator do jetë i fundit për këtë qeveri!
- Plumbi qorr tmerron Sarajin: 71-vjeçari plagoset teksa shkonte te makina
- “Dorëheqje dhe qeveri teknike”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Të vazhdojmë mosbindjen civile, bllokojmë institucione e rrugë! Nesër protestë kombëtare, bashkohuni…
- Gjithsej 23 incidente në 24 orët e fundit, policia arreston 9 persona
- Vatër e re zjarri në masivin pyjor të Tërbunit në Pukë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme



