Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Korcë-Pogradec, ku një automjet ka përplasur një këmbësore 53 vjeçe. Gruaja e plagosur është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se 53-vjeçarja është aksidentuar nga një automjet, që drejtohej nga 44-vjeçari me iniciale G.M. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Njoftimi: “Rreth orës 20:00, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. M., 44 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen E. B., 53 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin…
Author: almakos
Në tubimin e përnatshëm kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë sërish thirrje për protesta me synimin e krijimit të qeverisë teknike. Sipas tij, kjo është e vetmja rrugë për rotacion politik dhe ardhjen e opozitës në pushtet. Nga ballkoni i shtëpisë së tij, Berisha u shpreh se kjo qeveri dhe kryeministri Edi Rama duhet të largohen. “Nuk mund të pranojmë kurrë më që këta kriminelë, këta bashkëpunëtorë të bandave më të rrezikshme të Europës, vetëm njëri prej tyre ka transferuar nga Dubai në Europë, tre miliardë euro, Çopja. Imagjinoni ju se çfarë fuqie kanë ata, kur vetëm njëri…
Prokuroria Themelore Publike ka dhënë Urdhër për inspektim të punimeve në autostradën Shkup – Kumanovë dhe ndërprerjen urgjente të punimeve. “Pas urdhrit nga prokurori publik, inspektori për rrugë nga Inspektorati shtetëror për transport ka kryer inspektim të jashtëzakonshëm të punimeve ndërtimore që i kryen subjekti juridik në autostradën A2”, njoftoi Prokuroria. Inspektimet janë kryer ne pjesën nga dalja e Shkupit deri në pikëpagesën në Milladinovci. “Aty në një aksident komunikacionit, që ndodhi më 2 shtator, automobili “Mercedes” ka goditur një kamion në pronësi të subjektit juridik që është angazhuar në projekt, për çka e humbi jetën ngasësi i automobilit “Mercedes”…
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka njoftuar lidhur me mbledhjen që pritet të zhvillohet ditën e nesërme me të gjithë drejtorët e policisë së qarqeve, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit si dhe drejtorët e departamenteve. Takimi pritet të mbahet nesër në orën 10:00, ndërsa ende nuk dihet zyrtarisht arsyeja e mbledhjes, por mendohet se çështja në fokus do të jenë prioritetet e reja në Policinë e Shtetit. Nuk përjashtohet që në këtë takimi të bëhet edhe hapja e konkursit për zgjedhjen e drejtorëve të qarqeve dhe departamenteve në Policinë e Shtetit sipas ligjit të ri të Policisë. …
Në pjesën e energjetikës, biseduam për ndërtimin e ndërlidhësit apo lidhjes së gazit mes Maqedonisë dhe Serbisë, i cili duhet të pasojë pas lidhjes apo ndërlidhjes me gaz mes Maqedonisë dhe Greqisë, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, pas takimit në Beograd me ministren serbe të Minierave dhe Energjetikës, Dubravka Gjedoviq Handanoviq, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. “Në këtë mënyrë do të ndërtohet një gazsjellës i plotë, i cili do të shkojë nga Greqia përmes Maqedonisë dhe Serbisë në Hungari, Austri dhe Evropën Qendrore dhe një projekt që brezat e politikanëve para nesh e kanë përmendur për…
Një delegacion i lartë i koalicionit VLEN, në përbërje Izet Mexhiti – kryetar i Lëvizjes Demokratike dhe zëvendëskryeministër i parë, Bilall Kasami – kryetar i Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi – kryetar i Alternativës dhe Halil Snopçe – koordinator i grupit parlamentar i koalicionit VLEN dhe përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët, e takuan ministrin e Jashtëm të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Me këtë rast, përfaqësuesit e koalicionit VLEN e njoftuan ministrin Fidan për rrjedhat e përgjithshme politike në vend, rolin kontnstruktiv që e kanë ministrat e VLEN-it në këtë…
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fier-Patos, në vendin e quajtur “Lapidari i Portëzës”. Një prej mjeteve ka dalë jashtë rruge dhe ka përfunduar në një kanal. Mësohet se si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur lehtë drejtuesja e një prej mjeteve e cila po merr mjekimin në urgjencën e spitalit rajonal Fier. Njoftimi: Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin rrugor Fier – Patos në vëndin e quajtur “Lapidari i Portëzës”. Një automjet tip Alfa Romeo me targa AA 336 TO është përplasur me një tjetër automjet tip Toyota Yaris me…
Anti-korrupsioni ka dorëzuar nismë në Prokurorinë Publike për ndjekje penale për ish drejtoreshën e Drejtorisë së të hyrave publike, Sanja Llukarevska. Nisma ka të bëjë me veprën penale “Punë të pandërgjegjshme në shërbim”. “Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit ka hapur rast pas kallëzimit për shkelje të dispozitave ligjore në procesin zgjedhor në DAP, duke marrë vendime për sistemimin e punonjësve dhe duke lidhur kontrata të reja pune për 978 punonjës në Drejtorinë e të ardhurave publike”, thonë nga KSHPK. Tre ditë më parë, drejtoresha e re e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Elena Petrova raportoi për punësimin e paligjshëm…
I ftuar në studion e News24, nënkryetari i PD Agron Gjekmarkaj dha komentin e tij mbi emërimet e një dite më parë për drejtuesit politikë të PD nëpër qarqe. I pyetur në vazhdim sesi do t’i menaxhojnë protestat dhe takimet me qytetarët njëkohësisht, duke marrë parasysh që jemi në një vit zgjedhor, deputeti i PD tha se “qytetarët do të jenë aleatë të aspiratave të tyre duke u bashkuar në kauza me opozitën”. “Qytetarët prej 12 vitesh jetojnë në një shtet ku ju vidhen zgjedhjet, krimi i organizuar menaxhon flukset e votave dhe këta qytetarë nuk janë të gëzuar me…
Përgjimet e kryera nga SPAK në muajt mars dhe prill të vitit 2023 në kuadër të hetimit të kontratës koncesionare të check up-it, e ashtuquajtur “kontroll shëndetësor falas”, zbuluan skemën e dyshuar të korrupsionit dhe pastrimit të parave duke keqpërdorur fondet e programeve të ndihmës së Bashkimit Evropian, në krye të së cilës duket se qëndronte ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe miku i tij, Ermal Kurtulaj. Në atë kohë Beqaj drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC detyra e së cilës ishte menaxhimi me efikasitet i fondeve të donatorëve, ndërsa Kurtulaj ishte koordinator i programit…
Në një intervistë me gazetarin Osman Stafa, në Neës24, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, u pyet nëse do të mbështeste Sali Berishën si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 2025. Bardhi tha se mbështet çdo kandidat për kryeministër që e voton anëtarësia e PD-së, duke shtuar se zgjedhjet nuk fitohen nga individë, por nga partia. “PD nuk do të bojkotojë më kurrë zgjedhjet. Unë mbështes çdo kandidat për kryeministër të PD, pavarësisht nëse do jem pjesë e parë e betejës apo jo. Unë kam mbështetur dhe do mbështes PD-në, pavarësisht emrave. Kjo është partia që më ka dhënë…
Kreu i Grupit të PD-së Gazment Bardhi, 8 muaj para zgjedhjeve, ka folur rreth rrugës që do të ndjekë Partia Demokratike për fituar. Bardhi tha se strategjia e PD-së do të ketë dy drejtime; e para aksioni politik për të imponuar garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe nga ana tjetër dhe organizimin e partisë për zgjedhjet e ardhshme. “Së pari, sjellja në parlament diktohet nga sjellja e mazhorancës në raport me çështje të interesit publik apo me të drejtat e opozitës. Padyshim që në parlament secili nga ne është mandatuar nga qytetarët për t’u shërbyer interesit të…

