Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu, ka dhënë menjëherë reagim ndaj lajmit të dorëheqjes nga pozicioni i Drejtorit të Radio Televizionit Publik Shqiptar, Alfred Peza.
Përmes një reagimi në rrjete sociale, Vejsiu është shprehur e lumtur për largimin e tij nga një post i tillë i rëndësishëm, ashtu sikurse nuk i ka kyrsuer ironitë dhe emra të tjerë të cilat siç shprehet ajo duhet të ndjekin hapat e ish-drejtorit të tyre tashmë.
Alketa shtron pyetjen ironike “Të hoqën apo u dorëzove vetë?”, pasi mesa duket moderatorja nuk mendon se Peza qenka larguar nga detyra me dëshirën e tij.
Ajo i kushton një shprehje të njohur angleze Pezës, “karma is a bitch”, pasi u shpreh se një gjë të tillë ja ka shprehur e më parë atij.
Moderatorja shkruan se ansjëherë nuk i është bërë qejfi për askënd në raste të tilla, përveçse në rastin e Alfred Pezës.
Ajo shton më tej “Do prehet dhe babi në paqe tani se me merak iku për shkakun tënd, se nuk e kurseve as në shtrat të vdekjes. Për ty gjë e vogël, për dikë gjithë jeta, dinjiteti në kosh. Se ashtu të donte qejfi ty. Harrove që para ligjeve të jetës, por edhe të vdekjes jemi te barabarte njësoj. Ligësia jote s’do hiqet kurrë nga kujtesa ime emocionale.”
Alketa siç përmendëm e më sipër nuk ka kursyer as disa persona të tjerë të cilët punojnë në RTSH, siç janë Anila Agalliu e Burimeve Njerëzore dhe Fredi Lokomotiva, ashtu sikurse e punonjës të tjerë, emrat e të cilëve nuk i ka përmendur.
POSTIMI
“S’do ia fal kurrë drejtorit aktual atë që i bëri gruas së babait tim në ditët më të vështira. Edlira mori leje pa të drejtë page dhe ndërsa i shërbente një të sëmuri që luftonte me jetën në spital, edhe pasi lajmëroi, e hoqën nga puna në mënyrën më të shëmtuar që mund të ekzistojë. 32 vite punë në atë televizion. I ka hedhur në gjyq dhe pretendon shumë paga dhe do ta fitojë gjyqin, si shumë të tjerë që kishin të njëjtin fat dhe kanë ndjekur të njëjtën rrugë ligjore. Koston e mban shteti shqiptar për shkeljet e drejtoreshës së DBNJ, Anila Agalliu, e cila nuk dënjon të kthejë as përgjigje, harron që është e përkohshme aty dhe nuk është në biznesin e saj privat që të bëjë ç’të dojë.
Unë i shmang polemikat, por më duhet të mbaj qëndrim publik sot. Kam lexuar shumë për Fredin këtë kohë. Të gjithë ata që e atakojnë (sulmojnë) nuk e kanë dritaren time, kështu që po flas edhe për ata. Mos i shkel kurrë njerëzit që të shtruan rrugën ku ecën ti sot, Fred, me kostumin e një drejtori që s’di ta mbash e nuk të shkon fare, se ti nuk di të jesh njeri dhe ky është kriteri i parë i njerëzve që sjellin progres. Atë pozicion pak njerëz mund ta dinë ta mbajnë. Ti thjesht nuk je i denjë! Të rroftë xhaketa me shamiçkë.
Rastin e kësaj gruaje të mirë që hoqën nga puna do e bëj unë publik, edhe pse mori leje pa të drejtë page, për emergjencë (fatkeqësi) e paparashikuar me ligj dhe kjo më mirëkuptoni, nuk është revoltë banale për çështje page, se atë do ta ketë sa të ketë jetën, por çështje dinjiteti dhe të drejtë për atë nepotizmin që ulet këmbëkryq në shumë institucione duke i hequr mundësitë meritës dhe kontributeve të shumë njerëzve. Të shkosh në pension me dinjitet, meqë ka punuar me korrektesë për 32 vjet, është trofe i rëndësishëm, që ti ia vodhe. Karma is a bitch! Mos harro Alfred Peza! Të gjithë marrin atë që meritojnë! Ka Zot”, shkruan Alketa Vejsiu.
LEXO EDHE:



