Author: almakos

Një 54-vjeçar i shpallur në kërkim për trafik droge dhe i dënuar me 20 vite burgim, është arrestuar nga polica e Elbasanit. Mësohet së në pranga ka rënë shtetasi Agron Çakalli, i cili është dënuar për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Sipas policisë, 54-vjeçari në vitin 2016 është dënuar më burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit për Krimet e Renda Kretë, Greqi. Ndërkohë, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm e ka njohur këtë vendim penal dhe me vendimin e datës 17.04.2024, ia ka konvertuar dënimin Agron Çakalli në 20 vjet burgim. Elbasan/Vijon…

Lexo më Shumë

Është identifikuar i moshuari, trupi i të cilit u gjet i dekompozuar në pranë një shkolle 9-vjeçare në zonën e Laprakës. Viktima është 75-vjeçari me iniciale I. T., dhe nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Trupi i pajetë i 75-vjeçarit u gjet rreth orës 09:45, në rrugën “Gjergj Legisi”, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Më datë 03.09.2024, rreth orës 09:45, në rrugën “Gjergj Legisi”, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë dyshohet i shtetasit I. T., 75 vjeç. Nga…

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN në një komunikatë për media kanë thënë se frika nga përgjegjësia ligjore për korrupsionin e bërë politik po shemb barrierat ideologjike.Sipas tyre, BDI dhe LSDM janë të gatshëm ta ndjekin LEVICËN nëse kjo duket si formula për të shpëtuar ish-funksionarët e tyre.“Pikërisht kjo është ajo që po ndodh me trinom-in LEVICA-LSDM-BDI. „LEVICA“, një parti me bindje të thella anti-NATO, po përpiqet së bashku me deputetët e LSDM-së dhe BDI-së të mbjellë farën e tensioneve në shoqëri, duke përdorur edhe interpelacionin kundër kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, si një segment në skenarin e tyre.Nuk është për t’u habitur që…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në një kumtesë për media thotë e për herë të parë pas shtatë vitesh, viti shkollor nis me dorëzimin në kohë të teksteve shkollore në të gjitha shkollat ​​fillore në vend. Prej atje thonë se arsimi i qasshëm për të gjithë është përcaktim thelbësor i tyre.“Në të njëjtën kohë, janë siguruar rreth 10 tituj të rinj në arsimin fillor dhe mbi 100 në arsimin e mesëm, të cilët nuk janë shtypur më parë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës u dorëzoi të gjithë nxënësve 360,000 kopje të teksteve dhe materialeve mësimore të miratuara. Në vetëm dy…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Lezhë-Shkodër, ku një automjeti i Repartit Ushtarak Vau i Dejës është përplasur me një autobot. Sipas informacioneve të para, mësohet se të plagosur kanë mbetur 6 ushtarakë, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Të lënduar kanë mbetur ushtarakët me iniciale Gj. H., 33 vjeç, R. D., 57 vjeçe, E. Q., 23 vjeç, J. B., 28 vjeç, D. L., 29 vjeç dhe D. K., 27 vjeç, banues në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5:30, te “Kryqëzimi i Dajçit, teksa automjeti i Repartit Ushtarak ishte…

Lexo më Shumë

Një ndër emrat e njohur për organet e rendit, për shkak të të kaluarës së tij kriminale, Salih Sekiraqa ka mbetur i plagosur gjatë të shtënave dhe konfliktit me familjen Gashi, të dielën në Aktash të Prishtinës. Të dyja grupet të paktën publikisht, konfliktin e filluan në muajin mars të vitit 2024, ku Pajtim Gashi nga grupi “Capat” kishte mbetur i plagosur, ndërsa i dyshuar për këtë ngjarje ishte Shkumbim Sekiraqa, djali i Salih Sekiraqës. Historik kriminal por me dënime të lehta ka edhe Salih Sekiraqa, babai i Shkumbimit. Njëra është për lëndim të rëndë trupor i akuzuar bashkë me…

Lexo më Shumë

Historia e ngjarjes makabër që ka ndodhur në Korçë dyshohet që e ka zanafillën tek përdorimi kronik i drogërave nga ana e bashkëshortit, i cili më tri ditë më parë (31 Gusht) kreu aktin e rëndë teksa i hodhi benzinë dhe i vuri flakën nënës së fëmijëve të tij. Policia dhe grupi hetimor që po tentojnë të zbardhin shkaqet e ngjarjes kanë siguruar dëshmi të shumta, po ashtu edhe pamje filmike të një kamere banese aty pranë. Nuk dihet ende se përse nuk vëhet në pranga autori, i cili, sipas të dhënave nuk posedon ndonjë automjet që të jetë larguar…

Lexo më Shumë

Alternativa ka mbajtur mbledhjen e radhës, me çrast zgjodhi edhe organet drejtuese të saj. Në këtë mbledhje u vendos që, Amir Elezi të jetë Sekretar i Përgjithshëm, ndërsa në pozitën e nënkryetarit, Arben Labenishti, Orhan Murtezani, Safije Sadiki Shahini dhe Afan Elezi. Mes tjerash, u vendos edhe për pozitat e tjera që janë sin ë vijim: Bashkim Murtezi – Sekretar Organizativ, Bekim Sali – Sekretar për Resurse Njerëzore, Admirim Aliti- Sekretar i Sekretarijati të Departamenteve., Fisnik Mela – Sekretar për Politika Strategjike, Driton Sulejmani – Sekretar për Marrëdhënie me Opinionin.“Me këtë vendim, AlternAtivA edhe njëherë dëshmon nivel të lartë të…

Lexo më Shumë

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, i ftuar në rubrikën Opinion në Neës 24, ka folur për çështjet e mbetjeve toksike, duke u shprehur se është skandal i përmasave të madhe. Alibeaj tha se përgjegjësi për këtë skandal ka Kurum dhe institucione të shtetit shqiptar, teksa shtoi se deputetët sot në nisjen e sesionit parlamentar nuk folën për këtë çështje sepse “diku u preken interesat”. “Është skandal me përmasa ndërkombëtare. Ishin mediat ndërkombëtare që vunë alarmin, ishin disa media të pavarura që i bënë jehonë dhe situata është e qartë, se ata mbetje janë prodhuar nga Kurumi, që ka përgjegjësi më të…

Lexo më Shumë

Këshilli vlerësues i Gjykatës Themelore Penale Shkup e miratoi në tërësi aktakuzën kundër Ljupço Palevskit – organizatori i vrasjeve brutale të të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezovskit. Me këtë Palevski zyrtarisht dyshohet për dy krime “vrasje” dhe dy krime “kidnapim”. Mbetet për t’u parë nëse gjyqi për të akuzuarit e tjerë të bashkëautoreve do të nisë më 4 shtator. “Për të njëjtën ngjarje penalo-juridike paraprakisht janë akuzuar edhe 4 persona të tjerë për të cilët është ngritur rasti i cili është caktuar për datën 04.09.2024 dhe për çdo ndryshim të datës do të njoftohen menjëherë palët dhe opinioni”, thonë…

Lexo më Shumë

Në Shqipëri disa ndryshime në “Ligjin për urdhrin e mjekëve”, kanë nxitur një debat të gjerë në radhët e personelit shëndetësor në vend. Ato u ndërmorën nga autoritetet zyrtare, pas hetimeve të prokurorisë, mbi një skemë abuzimi me pacientët, ku ishin përfshirë dhe disa mjekë të spitalit onkologjik në Tiranë, që mendohet se orientonin pacientët drejt klinikave private. Akti normativ i qeverisë synon të krijojë disa balanca të reja, që lidhen kryesisht me dypunësimin e mjekëve në sistemin publik dhe jo publik, duke iu kufizuar atyre orët e punës në strukturat private. Përfaqësues të komunitetit të mjekëve, si dhe të…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Arsimit tha se e vërteta del gjithmonë në shesh duke reaguar për abetaren që u tha se është unifikuar. Shaqiri tha se abetarja është unifikuar në kohën kur ai ishte ministër dhe shtoi se, tani po shpërndahet nga pozita aktuale pa e thënë se ku dhe nga kush e kanë marrë. Për udhëheqësit e VLEN, Shaqiri tha se nuk janë shembull i mire për këtë fillimvit shkollor, që siç thotë, të rinjtë ndër breza i kemi edukuar dhe këshilluar se duhet ta themi gjithmonë të vërtetën. “Bilall, Izet, dhe ju tjerët në Vlen, Nuk jeni shembull i mirë…

Lexo më Shumë