Kastriot Elezi 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi 22 vjeç, janë dy personat që mbetën të plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në zonën e Don Bosko, në afërsi të OSHEE.
Mësohet se ata ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.