Author: almakos

Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila si pasojë e dhunës tentoi të vetëvritej duke u hedhur nga kati i dytë i banesës, arrestohet 24-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30, një shtetase ishte vetëhedhur nga kati i dytë i banesës, menjëherë kanë organizuar punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. H., 24 vjeç, banues…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se në vitin e ri akademik 2024/2025, në shkollat ​​e rregullta fillore do të punësohen mbi 1000 asistentë arsimorë, të cilët do të ndihmojnë në përmirësimin e procesit arsimor të nxënësve me aftësi të kufizuara dhe do t’i ndihmojnë ata në kryerjen e detyrave të përditshme shkollore. “Asistentët arsimorë punësohen përmes shkollave fillore me qendra burimore dhe sipas kërkesave të prindërve dhe kujdestarëve të nxënësve me aftësi të kufizuara. Deri më tani janë realizuar plotësisht shpalljet për 815 asistentë arsimor, si dhe janë siguruar mjete dhe pëlqime për 200 të tjerë, të cilët pas…

Lexo më Shumë

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh finalizon operacionin policor të koduar “Operacionalja 15”. Kapet në Lezhë, një 28-vjeçar i akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike. Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera me partnerët në Itali, për vendndodhjen e një shtetasi shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 15”, kapi në Lezhë dhe vuri në pranga shtetasin A. Ll., 28 vjeç, i lindur në Pukë. Në…

Lexo më Shumë

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” për hyrje dhe dalje nga vendi vërehet frekuencë e shtuar e automjeteve. Në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi. MARKETING

Lexo më Shumë

Një 24 vjeçar është arrestuar nga policia e Dibrës pasi grabiti një shtetase paratë dhe sendet e saj personale. Në pranga ka rënë K.S., 24 vjeç, banues në Tiranë. Përgjatë kontrollit në automjetin që drejtohej prej tij, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan shumën e parave të vjedhura dhe sendeve personale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme “Në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të këtij rasti, shtetasi: K.S, 24 vjeç, banues në…

Lexo më Shumë

Të hënën, kur fillon viti i ri shkollor, autobusët privatë nuk do të qarkullojnë. Një autobus në secilën linjë do të qarkullojë vetëm një herë në ditë, kështu që në rrugët e Shkupit do të ketë më pak se 150 autobusë. Shkak për këtë, siç thonë nga transportuesit privat, është borxhi i Qytetit të Shkupit ndaj tyre prej 2 milionë eurosh, si dhe premtimi i paplotësuar për rritjen e tarifës. MARKETING

Lexo më Shumë

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien ka reaguar pas aksionit të Qeverisë së Kosovës në veri që rezultoi me mbylljen e pesë objekteve të komunave ilegale në veri të Kosovës. O’Brien tha se e mbështet deklaratën e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë dhe i bëri thirrje urgjente kryeministrit Albin Kurti që t’i ndalë veprimet e pakoordinuara me miqtë ndërkombëtar. Në një postim në rrjetin “X”, O’Brien tha se SHBA është e shqetësuar nga veprimet e pakoordinuara dhe provokuese të Qeverisë së Kosovës. ”SHBA-ja është e shqetësuar nga vazhdimi i veprimeve të pakoordinuara dhe provokuese të…

Lexo më Shumë

Lidhur me ngjarjen e rëndë të datës 29 gusht në Shkodër, ku u vendos një sasi lëndë plasëse pranë një agjencie funerale, janë mësuar detaje të reja dhe është shpallur në kërkim një 35 vjeçar. Uniformat blu janë mobilizuar për kërkimin, gjetjen dhe arrestimin e shtetasit B.P., 35 vjeç, i cili dyshohet si autori i kësaj ngjarje, e po kështu është me precedent të mëparshmë penal për ‘armëmbajtje pa leje’. Sipas hetimeve të kryera ndaj këtij rasti, u zbulua se 35 vjeçari vendosi tritolin në derën e agjencisë funerale për shkak të një borxhi të pashlyer. Kujtojmë se në orët…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë mëngjesin e sotëm, ku një 56 vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimit aksidental në kokë teksa po riparonte automjetin e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:40 në rrugën “Siri Kodra”, ku si pasojë mbeti viktimë shtetasi A.M., 56 vjeç. Sipas njoftimit të policisë, ai ishte duke riparuar tamburet e makinës me gurë fresibël, por aksidentalisht është prerë në kokë, e për pasojë ka ndërruar jetën menjëherë. NJOFTIM Tiranë/Informacion paraprak Më datë 31.08.2024, rreth orës 07:40, në rrugën “Siri Kodra”, shtetasi A. M., 56 vjeç, dyshohet se duke riparuar tamburet…

Lexo më Shumë

Fabrika elitare ku prodhohet birra e parë shqiptare “Birra Korça” është shndërruar në një pol të rëndësishëm të qytetit juglindor, e frekuentuar dhe e vizituar në çdo stinë të vitit. Vizitorët e radhës në gjigandin teknologjik ishin artistët më të mirë të skenës shqiptare, të cilët marrin pjesë në festivalin ndërkombëtar të komedisë ‘Koko Fest’ që po zhvillohet këto ditë në Korçë. Historia e gjatë e fabrikës së birrës së parë shqiptare prej gati një shekulli, rikonstruksioni i saj dhe investimi aq i kujdesshëm me aparaturat bashkëkohore lanë të impresionuar artistët shqiptarë, të cilët përgëzuan “Hysenbelliu Group” dhe shijuan birrën…

Lexo më Shumë

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj thotë se kryeministri Albin Kurti dhe qeveria e tij e kanë bërë një Kosovë pa kurrfarë politike të jashtme dhe pa asnjë aleat në rajon. Hoxhaj përmes një shkrimi në Facebook thotë se izolimi që i është bërë Kosovës vjen si pasojë e një qeverie passive dhe të paditur në marrëdhënie ndërkombëtare. “Izolimi, pos që është pasojë e një qeveri pasive dhe e paditur të Kosovës në marrëdhënie ndërkombëtare, atij i është shtuar edhe politika e ledhatimit të Serbisë nga Berlini dhe Parisi, ku për interesa afatshkurtra gjeopolitike dhe ekonomike, është duke u rrezikuar rendi…

Lexo më Shumë